• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

U arrestua për vrasjen në Vlorë, Eris Mehmetaj djali i “kokës” së fushatës së Berishës në njësinë nr. 2 në Tiranë! Lidhja me Roan Brahimin dhe jeta luksoze në Dubai

01/05/2025
in Kronikë
U arrestua për vrasjen në Vlorë, Eris Mehmetaj djali i “kokës” së fushatës së Berishës në njësinë nr. 2 në Tiranë! Lidhja me Roan Brahimin dhe jeta luksoze në Dubai

I arrestuar si përkrahës i autorit të vrasjes ende të pazbardhur në Vlorë, Eris Mehmetaj nga Tropoja, është djali i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Xhevdet Mehmetaj, aktualisht mbështetës i Sali Berishës në këtë fushatë, në njësinë numër 2 në Tiranë.

37-vjeçari u la në burg nga Gjykata e Vlorës i dyshuar për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Sigurim të kushteve për kryerjen e vrasjes së Renato Hoxhajt më 27 prill në qytetin bregdetar.

Sipas hetimeve makina në pronësi të djalit të ish-deputetit të PD u përdor nga autori i vrasjes, ende i paidentifikuar. Hetuesit i treguan pamjet e kamerave të sigurisë, ku shihet qitësi i maskuar që lëviz me makinën e tij. Përballë këtij fakti 37-vjecari pohoi se automjeti është në pronësi të tij, por tha se para disa ditësh ia ka lënë në përdorim një miku, i cili ia kishte kërkuar dhe se nuk ka dijeni se për çfarë është përdorur makina e tij.


Burime nga grupi hetimor thonë për Report Tv se pas ekzekutimit të Hoxhajt, pjesëtar i komunitetit rom, automjeti, të cilit i ishin ndërruar targat, mund të jetë çmontuar në ndonjë pikë skrapi ose në servis.

Hetuesit dyshojnë se kemi të bëjmë me vrasje me pagesë të porositur nga grupe kriminale shqiptare që strehohen në Dubai.  Me një profil të ulët, pa precedentë dhe njeri pa konflikte, hetuesit dyshojnë se Renato Hoxhaj, roje nate në një pallat pak metra larg shtëpisë së tij në Vlorë ku bashkëjetonte me një grua, mund të ishte informator i një grupi kriminal në Vlorë, rival të bandave në Dubai. Të njëjtat burime thonë se 58-vjeçari Renato Hoxhaj, mund të ketë pasur informacion për ndonjë ngjarje kriminale ndodhur vitet e fundit.

Eris Mehmetaj, i cili e ka ndërruar emrin nga Evis që e ka pasur, ushtronte aktivitetin e tij në tregun imobiliar dhe udhëtonte shpesh në Dubai, ku dyshohet se u porosit vrasja e rojës në Vlorë. Djali i ish-deputetit ishte mik me Roan Brahimin, i njohur si rival i Ervis Martinajt, i cili strehohej në Dubai derisa e vranë gjatë pushimeve në Athinë në 2024-ën, ndërsa vetëm para 2 javësh i ekzekutuan babanë në Pllanë të Lezhës.

Roan Brahimi dhe Eris Mehmetaj

Në rrjetet sociale Eris Mehmetaj poston foto të jetës luksoze me Ferrari.  Policia i sekuestroi telefonin, brenda të cilit thuhet se kanë gjetur prova të rëndësishme për hetimin dhe zbardhjen e vrasjes në Vlorë.

Jeta luksoze e Eris Mehmetajt në Dubai

Babai i tij, Xhevdet Mehmetaj, sot 70 vjeç, ka qenë deputet në legjistaturën 1997-2000, por i angazhuar në PD veçanërisht pas shpalljes non grata të Berishës si një nga eksponentët kryesorë të “foltores” e më pas të “Rithemelimit”. Sot është një nga figurat kryesore të fushatës së PD për zgjedhjet e 11 majit, në njësinë numër 2 në Tiranë./ Shqiptarja.com

Stylish GIF

Më të lexuarat

  • Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Migena Schroeder pastron paratë e aferave të AKSHI-it me kulla në Kosovë, Gerond Meçe i kaloi qindra mijëra euro ‘gjermanes’ në llogari

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sonte koncerti i Kanye West, Rama publikon pamjet e stadiumit të përfunduar: Marketing global për Shqipërinë, anulimi do na turpëronte

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 3 ‘zonjat e zeza’ të Edi Ramës: Adelina Greca, Elira Kokona dhe Lorena Goxhobelli; zinxhiri i grabitjes së tokave shtetërore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bombardimet dhe marrëveshjet nuk funksionuan; a ka Trump një plan C për Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros; hotel e resort tjetër në Potam të Himarës, me firmën e Edi Ramës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në protestë për varfërinë / Pasuria miliona euro e Gjin Gjonit, simbolit të korrupsionit në drejtësi, si u bë doktor pa arsimin e lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “I fotografonin në hotel”, polici nuk ishte “preja” e vetme, adoleshentet në Fier kishin ngritur rrjet shantazhi! (Skema)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!