• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Trump kërcënon Iranin: Për çdo ushtar amerikan të vrarë do të paguani shumëfish

20/07/2026
in Botë, Kryesore
Trump kërcënon Iranin: Për çdo ushtar amerikan të vrarë do të paguani shumëfish

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vijojnë të përshkallëzohen, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar paralajmërimin e tij më të ashpër deri më tani ndaj Teheranit.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump deklaroi se çdo sulm ndaj forcave amerikane do të marrë një përgjigje shumë më të fortë.

“Sa herë që Irani vret një ushtar amerikan, ata do të paguajnë për atë vrasje shumëfish. Kjo direktivë specifike i është përcjellë Sekretarit të Luftës Pete Hegseth, Kryetarit të Shtabit të Përbashkët Daniel Kaine dhe çdo anëtari të lartë të Forcave të Armatosura“, shkroi presidenti amerikan.

Deklarata vjen në një kohë kur situata në Lindjen e Mesme mbetet e tensionuar dhe SHBA-ja akuzon grupet e mbështetura nga Irani për sulme ndaj forcave amerikane në rajon.

Trump ka shtuar gjithashtu presionin ndaj Teheranit duke vendosur një afat të ri për autoritetet iraniane.

“Ata kanë kohë deri nesër në orën 08:00. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Po negociojmë me mirëbesim. Pas orës 08:00 nuk do të kenë ura, stacione“, deklaroi ai gjatë një prononcimi për mediat.

Presidenti amerikan përsëriti se administrata e tij nuk do të lejojë në asnjë rrethanë që Irani të zhvillojë ose të zotërojë armë bërthamore, duke paralajmëruar pasoja shkatërruese në rast të një përshkallëzimi të mëtejshëm.

“Do të ketë shkatërrim total, megjithëse nuk do të doja ta bëja këtë. Do t’u duhen 100 vjet për të rindërtuar vendin e tyre“, u shpreh Trump.

Ai deklaroi gjithashtu se, sipas tij, “SHBA-ja është fituese”, ndërsa “Irani ka humbur”, duke shtuar se administrata e tij synon të vendosë edhe taksa në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.

Në fund të deklaratës së tij, Trump shprehu pakënaqësi edhe ndaj NATO-s. “Jam shumë i zhgënjyer me NATO-n“, tha ai, pa dhënë detaje mbi arsyet e këtij qëndrimi.

Deklaratat e presidentit amerikan vijnë në një moment kur komuniteti ndërkombëtar po ndjek me shqetësim zhvillimet mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa frika për një përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme mbetet e lartë.

Më të lexuarat

  • Burnham formon qeverinë e re britanike, largon aleatët e Starmerit

    Burnham formon qeverinë e re britanike, largon aleatët e Starmerit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SHBA dhe Irani nënshkruan një memorandum keqkuptimi!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sulmi me vezë nga protestuesit, Braçe me kritika: Kemi hyrë prej ditësh në një spirale dhune

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump kërcënon Iranin: Për çdo ushtar amerikan të vrarë do të paguani shumëfish

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tritan Shehu me hotel dhe 7 shtëpi, 46 mijë euro pagë nga Zoja e Këshillit të Mirë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dëshmon në GJKKO ish-presidenti Topi, rrëzon Berishën e Malltezin: Pronat e ‘Partizanit’ pjesë e ‘Planit të Përhapjes’ deri në 2007-n

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama shpall të premten ndryshimet në qeveri? Mbledh deputetët dhe ministrat te Pallati i Brigadave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ikën nga policia Neritan Nallbati, ‘Tano Karidi’ i call- centerave, nga mësues muzike në kutinë e zezë të krimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Grup kriminal te Mjekësia, Xheladin Draçini drejt SPAK-ut, KLSH zbulon afera korruptive dhe shkelje të rënda

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen 3 persona

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!