Edhe pse pa historik biznesi, deputeti Tritan Shehu ka një pasuri me vlerë miliona euro. Deputeti i PD-së Tritan Shehu deklaron ambiente banimi me sipërfaqe 440 m2 në Tiranë, me vlerë 220 mijë euro, transformuar në ‘Guest House’ ose bujtinë. Një sipërfaqe e tillë kushton të paktën 800 mijë euro.
Tritan Shehu deklaron një apartament 195 m2, me vlerë 2.5 milionë lekë, një tjetër apartament 135 m2 me vlerë 63 mijë euro, apartament 105 m2 me vlerë 135 mijë euro dhe shtëpi në Plazh Durrës, me sipërfaqe 138 m2.
Shehu deklaron gjithashtu se është pronar me 1/3 të një shtëpie dy kate në Gjirokastër si dhe i një shtëpie të pabanueshme në Himarë, tjetër apartament në Durrës, i 3 mijë m2 tokë në Palasë, Himarë, është pronar me 1/4 i 1260 m2 tokë në Shkozet të Durrësit, i 180 m2 tokë, pronar me 1/3 të 100 hektarë tokë në Gjirokastër, ndërsa ka në pronësi të plotë një makinë BMW X5.
Tritan Shehu deklaron rreth 46 mijë euro pagë nga Universiteti Zoja e Këshillit të Mirë, ndërsa thotë se do të shesë një dyqan 30 m2 dhe një apartament 71 m2 në Durrës.


