AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Truket e sistemit, sa vota i duhen një kandidati të ‘thyejë’ listën e mbyllur?

by SHT Media
20/03/2025
in Politikë
6
0
Truket e sistemit, sa vota i duhen një kandidati të ‘thyejë’ listën e mbyllur?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kodi zgjedhor përcakton që një parti të futet në parlament, duhet së paku të marrë një prag prej 1% të votës kombëtare.

Sipas reformës të dakordësuar gjatë verës së 2024-ës mes pozitës dhe opozitës, për herë të parë në këto zgjedhje do të aplikohet formula me dy kategori. Lista e mbyllur ku emrat janë fiksuar nga kryetarët e partisë ku votuesi nuk ka mundësi të ndikojë në të, dhe lista e hapur ku kandidatët fitues përcaktohen nga vota e qytetarëve.

Kodi i ri Zgjedhor i detyron partitë dhe koalicionet që të fiksojnë në të gjitha qarqet një total prej 46 emrash ose 1/3 e kandidatëve, në listat e mbyllura.

Për të siguruar një vend nevojiten një mesatare prej 10 mijë votash. Por, ajo ndryshon nga qarku në qark. Kjo do të thotë se ato e kanë të sigurtë fitoren, kur bëhet fjalë për partitë e mëdha, pasi një subjekt I vogël, nëse siguron votat në bazë qarku për mandate, duhet të kalojë edhe pragun kombëtar prej 1 %.

Gara e vërtetë do të zhvillohet mes emrave që janë në listën e hapur, ose siç konsiderohet ndryshe lista jo e sigurtë.

Në këtë listë janë renditur mjaft personazhe politike kyçe. Ndryshimet e kodit zgjedhor u japin mundësinë të ngjiten në vendet e sigurta. Kjo ndodh nëse ata arrijnë të marrin 10 mijë plus 1 votë.

Tirana është qarku me më shumë deputetë, ndaj lufta më e madhe bëhet pikërisht për të fituar kryeqytetin. Në total Tirana do të prodhojë 37 mandate, nga të cilët 12 janë të fiksuar, me kushtin që partia politike për të cilën ato garojnë fiton votat për ti çuar në kuvend. Deputetët e tjerë që ndodhen në listën e hapur duhet të luftojnë për votën personale, jo vetëm me kandidatët e partive të tjera, por edhe vetë brenda partisë. Kandidati që do të rezultojë me votat më të larta, mund të ngjitet sipër vijës së kuqe dhe të shkojë në parlament, duke skualifikuar kandidatin që ishte renditur i fundit i listës së mbyllur.

Deputetët e listës së mbyllur mund të konsiderohen edhe deputetë të emëruar dhe jo të zgjedhur. Sipas formulës që aplikohet këtë vit, 92 prej tyre janë përcaktuar që në momentin që listat janë depozituar në KQZ. Ditën e zgjedhjeve, qytetarët do të votojnë për 48 të tjerë që aspirojnë karrigen e deputetit.

Për ta ilustruar le të marrin sërish si shembull qarkun e Tiranës. Në këtë qark, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, Partia socialiste fitoi 18 mandate dhe partia demokratike 15 mandate, 2 LSI dhe 1 PSD.

Supozojmë se edhe këtë vit do të ruhet ky rezultat. Që do të thotë se 12 kandidatët e listës së mbyllur të partisë Socialiste dhe 12 kandidatët e Partisë demokratike nuk i zgjedh votuesi, pasi ata tashmë bëjnë pjesë në listën e privilegjuar. Pra 2/3 e deputetëve që do të shkojnë në parlament janë nga lista të sigurta, dhe qytetarët me votën e tyre do të mund të zgjedhin vetëm 1/3.

Formula është kundërshtuar nga partitë e vogla, që në këto zgjedhje kanë përdorur një hile për ti shpëtuar penalizimeve. Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet”, në pamundësi për të shmangur detyrimin e KQZ për vendosjen e 46 emrave në listat e mbyllura, kanë vendosur si kandidatë fiktivë familjarët e tyre, me strategjinë e dorëheqjes më pas. Në fakt, hulumtimi mbi listat zbulon se partitë e vogla, masivisht kanë future emra fiktivë në lista. Disa prej tyre, me gjasë nuk ia ka idenë se janë kandidatë.

‘Partitë e vogla janë detyruar që në lista të mbyllura të fusin emra familjarësh, apo të afërm të tyre, me idenë që pas zgjedhjeve ata të tërhiqen. Në këtë formë do të respektojnë dëshirën e tyre për lista të hapura, apo dhe ata që i kanë mbështetur’ u shpreh Agim Baci, gazetar

Renditja e listës së hartuar nga kryetari i partisë, mund të prishet vetëm nëse një kandidat i listës së hapur merr më shumë vota parapëlqyese se sa mesatarja që ka marrë partia për të fituar një mandat deputeti në atë qark./Inside story

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026

Pas kullës te Tajvani qëndron Ina Zhupa me Gulfin. Pse PD po sulmon projektin transformues? Xhelozi nga Zeni dhe dhëndri?

08/10/2026

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!
  • “E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.