• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Tenderët e AKSHI-t, Luan Basha në qendër të skandalit; dokumente false dhe miliona euro përfitime

23/05/2026
in Kronikë
Tenderët e AKSHI-t, Luan Basha në qendër të skandalit; dokumente false dhe miliona euro përfitime

Luan Basha i kompanisë Atom sh.p.k përfaqëson një nga linjat e mashtrimit dhe korrupsionit të pandëshkuar me tenderët publikë në fushën e IT, përfshirë edhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, shpallur nga SPAK grup i strukturuar kriminal. Disa sinjalizime të brendshme, dëshmi fakte dhe evidenca konfirmojnë se Luan Basha e ushtron aktivitetin kriminal dhe korruptiv në disa drejtime; Pjesëmarrje në tenderë me letra false, mashtrim me plotësimin e kritereve, mashtrim me zbatimin e kontratave publike, ofrimin e pajisjeve të përdorura ndryshe nga parashikimet e kontratës, mashtrim me burimet njerëzore, korruptimin e përfaqësuesve të autoriteteve kontraktuese, korruptim të një anëtari në KPK etj.

Në rastet kur Luan Basha i kompanisë ATOM skualifikohet nga një tender nga ana e autoritetit kontraktor, ai ka planin B, që parashikon ankimimin e tenderit në Komisionin e Prokurimit Publik, duke aktivizuar një lidhje korruptive me një prej anëtarëve të KPP, i cili pritet të arrestohet nga SPAK-u. Ankimimet i bën kryesisht me qëllim për të hyrë në pazar me fituesin e tenderit dhe përfaqësues të autoritetit kontraktor për tenderët e ardhshëm, por në disa raste, Basha, duke korruptuar KPP-në, arrin edhe të shpallet fitues i ndonjë tenderi.

Në vend që t’a përjashtojnë nga pjesëmarrja në tenderët publikë dhe t’a referojnë në prokurori për mashtrim sistematik, dokumente false, certifikime false etj., AKSHI dhe autoritete të tjera kontraktore vijojnë të ndajnë paratë publike me Luan Bashën e ATOM, ndërsa KPP investohet në finalizimin e interesave të tij korruptive. (Në vijim fakte sfiduese për SPAK, episode korruptive, falsifikime, mashtrim, pastrim parash dhe përfaqësues të institucioneve publike pjesë e një grupi të dyshuar kriminal).

Aktiviteti kriminal i ATOM

ATOM dyshohet se ka përfituar miliona euro fonde publike duke shitur pajisje informatike të rifabrikuara (pra të përdorura) si të reja, në kundërshtim të drejtpërdrejtë me kushtet kontraktuale. Këto pajisje nuk janë thjesht mallra tregtare, por infrastrukturë kritike mbi të cilën mbështeten regjistra shtetërorë, sisteme sigurie dhe të dhëna sensitive të qytetarëve.

Rasti më domethënës është “Përmirësimi i Regjistrit Kombëtar të Adresave” për DPGJC, me vlerë 164 milion lekë, ku 40 milionë lekë janë paguar vetëm për hardware, i cili dyshohet se nuk ishte i ri. Po ashtu, tre procedura të fituara në SPAK, me vlerë rreth 1.2 milionë euro, lidhen me sisteme jetike sigurie si anti-ransomware, EDR, firewall dhe monitorim rrjeti. Nëse këto sisteme janë ndërtuar mbi pajisje të përdorura, atëherë rreziku nuk është teorik, por real.

Situata bëhet edhe më alarmante nga fakti se ATOM nuk plotëson kriteret e detyrueshme të sigurisë, konkretisht mungon certifikimi CSP, i cili është kusht bazë për akses në data center-a me nivel të lartë sigurie, si ata të SPAK dhe AKSHI. Megjithatë, pavarësisht këtij fakti thelbësor, kompania është kualifikuar dhe shpallur fituese.

Duke u ndalur tek skandali në fjalë me kompaninë Atom të Luan Bashës, skema thellohet më tej nga dyshimet për falsifikim diplomash dhe certifikimesh, pasi stafi i paraqitur si teknik rezulton i diplomuar nga Universiteti Kristal, institucion që ka humbur licencën që në vitin 2014. Ndërkohë, certifikimet profesionale, të cilat duhet të garantojnë kompetencë reale, figurojnë pothuajse të gjitha në emër të një personi të vetëm, Luan Basha dhe bashkëshortes së tij, duke ngritur dyshime serioze për paraqitje të rreme të kapaciteteve njerëzore.

Në këtë kontekst, rrjedhja e të dhënave nga SPAK merr një peshë edhe më të rëndë. Nëse sistemet janë ndërtuar, mirëmbajtur dhe administruar nga një operator që dyshohet për mashtrim dhe mungesë kriteresh sigurie, atëherë heshtja institucionale është po aq shqetësuese sa vetë shkeljet.

Ky rast nuk është vetëm për shifra, tenderë apo dokumente. Është për sigurinë e shtetit, mbrojtjen e të dhënave të qytetarëve dhe degradimin e standardeve publike, duke e bërë të domosdoshëm dhe urgjent një hetim të thelluar penal dhe administrativ, me përgjegjësi konkrete dhe individuale.

Më të lexuarat

  • Mensa familjare e Blerjana Binos dhe avullimi i fondeve të BE-së me SCiDEV, si i ndan paratë e donatorëve me burrin dhe dy kunatat

    Mensa familjare e Blerjana Binos dhe avullimi i fondeve të BE-së me SCiDEV, si i ndan paratë e donatorëve me burrin dhe dy kunatat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndodh eklipsi total i Diellit, njerëzit në gjithë hemisferën veriore shikojnë drejt qiellit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Riaktivizohet zjarri në Krujë, evakuohen banorët, vatër e madhe edhe në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sherr në mbledhjen e Ramës, Kryeministri shpërthen ndaj zërave kundër; kryebashkiaku i Poliçanit braktis takimin, përjashtohet ajo e Dimalit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Skandali me ilaçet me rimbursim/ KLSH gjen 43 barna pa autorizim dhe 46 “të paimportuar”, por të hedhura në treg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosjet e anti-mafias hapin pistën shqiptare: Cili biznesmen takoi në Tiranë dhëndrin e bosit të ‘Cosa Nostra’ Messina Denaro-s?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Vazhdoni, çdo koment është një klikim më shumë”, Rama iu përgjigjet kritikëve për suksesin në sigurinë kibernetike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pa marrëveshje dhe pa seancë, ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Fotot virale të Lamine Yamal me një vajzë me bikini, zbulohet e vërteta pas aludimeve për tradhti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dorëhiqet drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!