AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Tepsia 6-milionëshe e Startup Albania/ Ibrahimaj dhe Ymeri shtojnë 55 fitues në heshtje; dalin bizneset e reja, pjesë e rrethit të pazareve

by Alb Times
27/08/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Tepsia 6-milionëshe e Startup Albania/ Ibrahimaj dhe Ymeri shtojnë 55 fitues në heshtje; dalin bizneset e reja, pjesë e rrethit të pazareve
6
SHARES
302
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjithçka nisi me një listë. 122 emra fituesish të shpallur me ceremoni nga ministrja Delina Ibrahimaj, e cila u mburr se fondi i startup-eve ishte dyfishuar dhe se 6 milionë euro do të shkonin për sipërmarrjen e re. Mediat filluan të gërmonin dhe zbuluan se në atë listë kishte kompani pa produkt, fitues të përsëritur, NIPT të dyshimta, emra që s’kishin asnjë lidhje me atë që supozohet të financojë një fond startup-esh. Pastaj, pa ndonjë njoftim të veçantë, pa ndonjë arsyetim publik, lista u rrit. Nga 122 u bë 177. Pesëdhjetë e pesë emra të rinj u shfaqën sikur të kishin qenë aty gjithmonë.

Kjo ndodhi në heshtje, pa asnjë shpjegim se kush ishin këta 55 të rinj, pse u shtuan, çfarë kriteresh plotësuan që nuk i kishin plotësuar më parë. Thjesht ndodhi, dhe kaloi sikur të ishte një formalitet i vogël. Kur i hedh sytë nga afër këtyre emrave të rinj, kupton se nuk ka ndryshuar asgjë përveç numrit. Të njëjtat lojëra, të njëjtat marrëdhënie, të njëjtat kompani që nuk kanë asnjë lidhje me inovacionin.

Arvjen Lushaj u shfaq në listën e re. Ai e hapi kompaninë e tij më 15 janar 2026, vetëm katër muaj para se të hapej thirrja për grant, dhe megjithatë arriti të marrë 38 milionë lekë për zhvillim softuerësh. Kur kontrollon biznesin e tij në QKB, zbulon se ai është regjistruar si shtypshkronjë, një aktivitet që nuk ka asnjë lidhje me teknologjinë apo zhvillimin e softuerëve. Një shtypshkronjë që merr para për softuer, një kontradiktë që askush nuk e ka shpjeguar dot.

Avni Bicari është një tjetër emër i ri në listë. Ai është fotograf dhe videomaker dhe mori 36 milionë lekë nga ky fond, por nuk ka asnjë produkt që lidhet me startup-et, asnjë teknologji të re, asnjë risi. Një biznes fotografish nuk ka asgjë të përbashkët me atë që financon ky fond, por kjo nuk e pengoi atë të merrte para nga buxheti i shtetit.

Emanuel Shamku e hapi kompaninë e tij më 23 shkurt 2026, vetëm dy muaj para grantit, dhe megjithatë mori 37 milionë lekë në Fazën e Dytë. Rregullorja e grantit thotë qartë se për të kaluar në Fazën e Dytë, biznesi duhet të ketë të paktën një vit jetë, por kjo nuk ishte pengesë për të. Dy muaj mjaftuan që ai të kalonte përpara konkurrentëve që kishin vite që punonin.

Klajdi Caushi, i lidhur me Juxhin Caushin, një fitues i vjetër i këtyre fondeve, mori 33 milionë lekë pa asnjë produkt të dukshëm. Askush nuk mund të gjejë se çfarë ka prodhuar ai me këto para, sepse thjesht nuk ka asgjë për të treguar. Një NIPT, një emër, një shumë parash, por asnjë gjurmë e asaj që është financuar.

Elena Velaj, e njohur si aktiviste e protestave, mori 25 milionë lekë për dyqanin online të rrobave. Një biznes që nuk ka asnjë lidhje me atë që financon ky fond, por që prapë mori para. Ndërkohë, sipërmarrësit e vërtetë që kishin produkte funksionale dhe klientë realë u skualifikuan pa shpjegim.

Alban Jaho, me një kompani ndërtimi të verifikueshme në QKB, mori 35 milionë lekë për zhvillim softuerësh. Një kompani ndërtimi që merr para për softuer, pa asnjë lidhje me teknologjinë, pa asnjë produkt të demonstruar. Kjo ndodh në një fond që supozohet të mbështesë inovacionin.

Dario Krasniqi, me një faqe që shet jastekë, mori 40 milionë lekë në Fazën e Tretë, megjithëse në QKB ka zero bilanc dhe asnjë aktivitet që justifikon një fazë të tillë. Një dyqan jastekësh që merr fazën më të avancuar të një fondi startup-esh, kjo është e pakuptimta në formën më të pastër.

Rasti i “Vrapon te taksive” është ndoshta më flagranti nga të gjithë. Ai lidhet me shefin e kabinetit të Blendi Klosit, i cili ka marrë fonde tri vite radhazi duke ndryshuar NIPT-in sa herë që hapej një thirrje e re. I njëjti person, e njëjta lojë, vetëm numri i identifikimit ndryshon për të mos u kapur.

Këta janë vetëm disa nga emrat e rinj që u shtuan pasi media filloi të zbulonte skandalet. Edhe pasi kësaj liste u shtuan disa emra të rinj, kjo gjë kaloi në heshtje, sepse edhe emrat e rinj janë thjesht pjesë e pazareve të xhambazit Arjan Ymeri dhe ministreshes Delina Ibrahimaj. Ata janë arkitektët e kësaj skeme të ndyrë që ka marrë ”peng” fondet për sipërmarrësit e rinj.

Ndoshta duke e ndjerë se i erdhi fundi si ministre, Delina Ibrahimaj vendosi t’i sulej tepsisë të start-up-eve. Kjo është një mënyrë tjetër për të shpërndarë para publike sipas dëshirës së saj dhe të drejtorit, Arjan Ymeri. Ndoshta pikërisht kjo aferë do të jetë ajo që do t’i vërë në sytë e ciklopit, dhe SPAK më në fund do të veprojë… (vijon) /Pamfleti

LISTA E PLOTE E FITUESVE TE START-UP ALBANIA

© Copyright Pamfleti

Ky artikull është material ekskluziv i Pamfleti dhe mbrohet nga e drejta e autorit, në përputhje me Ligjin Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Ripublikimi i plotë ose i pjesshëm i këtij shkrimi nga media të tjera lejohet vetëm duke cituar qartësisht Pamfleti si burim dhe duke vendosur në fund të materialit linkun e artikullit origjinal.

Çdo përdorim, kopjim apo ripublikim pa respektuar këto kushte përbën shkelje të së drejtës së autorit dhe mund të sjellë përgjegjësi ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026

Lufta e egër e Berishës ndaj Azem Hajdarit nga përgjimi, shantazhi, përjashtimi nga PD tek ndëshkimi i së bijës. Akuzat: Spiun i Sigurimit, ordiner dhe klloun i politikës

15/09/2026

Topçiu i Maliqit skemë korrupsioni me Shpresa Nikën e Shkodrës? Tendera pa plotësuar kriteret dhe mashtrim me volumin e punimeve

15/09/2026

“Punë oligarkësh”, apo jo z.zëvendësministër?

15/09/2026

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë
  • Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit
  • SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.