AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Sali Berisha kërkon të ripërtërijë PD-në me Tik-Tok dhe AI!

by Alb Times
27/08/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Sali Berisha kërkon të ripërtërijë PD-në me Tik-Tok dhe AI!
6
SHARES
302
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Demokratët mblodhën Këshillin Kombëtar dhe vunë në tavolinë një strategji të re për ringritjen e partisë. Vetë studimi i lexuar nga Berisha pranon se strukturat ekzistojnë “më shumë në letër se në praktikë”, komunikimi është i fragmentuar dhe vendimet e lidershipit nuk përkthehen siç duhet në veprim. Zgjidhja e propozuar kalon nga “Agora PD”, TikTok-u, Inteligjenca Artificiale dhe matja e angazhimit të anëtarëve.

Partia Demokratike mblodhi këtë të enjte Këshillin Kombëtar me një objektiv të madh: “Ripërtëritjen”. Por përpara se Sali Berisha të shpallte recetën për rikthimin në pushtet, diagnoza që u lexua në sallë ishte jo pak e rëndë për vetë opozitën.

Në mbledhje ishin të pranishëm 287 anëtarë të Këshillit Kombëtar, ndërsa Berisha prezantoi përfundimet e një studimi mbi funksionimin dhe strategjinë e komunikimit të PD-së. Dhe aty problemet nuk mungonin: struktura që funksionojnë më shumë në letër, komunikim i fragmentuar, mungesë koordinimi dhe hendek mes qendrës dhe bazës.

Vetë Berisha e përmblodhi problemin pa shumë zbukurime: “Struktura ekziston, por më shumë në letër se në praktikë. PD-së nuk i mungon organizimi formal si rrjet, por i mungojnë mekanizmat që ta bëjnë organizimin funksional.”

Pas “Rithemelimit”, fjala e re është “Ripërtëritje”. Berisha e paraqiti atë si procesin që duhet ta çojë PD-në drejt pushtetit, duke deklaruar se në qendër të tij do të jetë anëtari dhe duke kërkuar fundin e letargjisë në strukturat demokrate.

Por një pjesë e mirë e “Ripërtëritjes” kalon nga teknologjia.

PD ka hedhur në skenë “Agora PD”, platformën përmes së cilës synon të krijojë komunikim më të drejtpërdrejtë me anëtarët dhe qytetarët. Çdo ditë parashikohet të shpërndahen mesazhet kryesore, pikat e diskutimit, rekomandimet e komunikimit dhe materialet zyrtare, me koordinim nga qendra drejt degëve. Do të matet gjithashtu kontributi i anëtarëve dhe funksionarëve, megjithëse dokumenti i prezantuar nuk sqaron ende qartë mënyrën se si do të realizohet ky vlerësim.

Dhe nëse deri dje betejat e Berishës bëheshin nga foltorja dhe sheshi, tani një pjesë e betejës për të mundur Edi Ramën do të zhvillohet edhe në TikTok.

Kreu demokrat u ndal posaçërisht te kjo platformë, duke paralajmëruar drejtuesit e PD-së se nuk mund ta shpërfillin më.

“Zotëri, nuk mund të thuash ç’më duhet mua TikToku. Nuk mund të dalësh jashtë TikTok-ut, sepse kemi 40% të elektoratit që merr lajmet nga TikTok, është një gjeneratë. Anëtarët nuk kanë asnjë burim të vetëm autoritar nga i cili mund të marrin informacion për një qëndrim të partisë”, tha ai.

Krahas TikTok-ut, në strategjinë e re hyn edhe Inteligjenca Artificiale. Sipas studimit të lexuar nga Berisha, përdorimi i teknologjive të reja dhe proceseve të bazuara në të dhëna nuk shihet më si luks, por si kusht për konkurrueshmërinë politike të PD-së.

“Gatishmëria për të përqafuar mjetet dixhitale, proceset e bazuara në të dhëna dhe teknologji të reja, si inteligjenca artificiale, tregojnë një kuptueshmëri se modernizimi organizativ nuk është vetëm një zgjedhje, por një kusht themelor për efikasitetin politik”, shtoi Berisha.

Pra, pas më shumë se tri dekadash në politikën shqiptare, Berisha kërkon ta modernizojë betejën e tij të vjetër me Ramën me Agora, algoritme, TikTok dhe Inteligjencë Artificiale.

Ironia bëhet edhe më e dukshme nga koha kur prezantohet strategjia. Vetëm pak ditë më parë Rama prezantoi “Pasqyrë Albania”, platformën me të cilën kërkon të afrojë qytetarët me qeverinë. Berisha përgjigjet me “Agora PD”. Njëri me Pasqyrën, tjetri me Agorën; të dy kërkojnë në teknologji një kanal të ri drejt një qytetari gjithnjë e më të pakënaqur me politikën tradicionale.

Këshilli Kombëtar nxori në pah edhe një tjetër problem: PD nuk ka vetëm nevojë të flasë më shumë, por të bëjë që e gjithë partia të flasë njësoj.

Studimi evidenton se komunikimi brenda partisë është i fragmentuar, përgjegjësitë nuk zbatohen në mënyrë të qëndrueshme dhe vendimet e lidershipit nuk arrijnë gjithmonë të përkthehen në mesazhe dhe veprim konkret në bazë. Për këtë arsye kërkohet centralizim më i fortë i mesazhit politik.

Berisha e lexoi kështu diagnozën: “PD nuk përballet me një krizë idesh, lidershipi apo rëndësie politike. Ajo përballet me mungesën e një sistemi të brendshëm koherent, të aftë për të përkthyer qëllimin politik në veprim organizativ të koordinuar. Flukset e komunikimit janë të fragmentuara.”

Në fund, Këshilli Kombëtar prodhoi një tablo interesante: një parti që pranon se një pjesë e strukturave të saj ekzistojnë më shumë në letër sesa në terren, por që kërkon të rikthehet në pushtet duke i futur ato në epokën e Inteligjencës Artificiale.

Berisha e quan “Ripërtëritje”. Instrumentet janë Agora, TikTok-u, të dhënat, Inteligjenca Artificiale dhe një kontroll më i fortë i mesazhit nga qendra në bazë.

Në sfond është Rama me “Pasqyrë Albania”. Beteja mes dy rivalëve të vjetër politikë po merr kështu një ambalazh të ri dixhital: Rama me Pasqyrën, Berisha me Agorën dhe TikTok-un. Teknologjia është e re; protagonistët, jo. /Pamfleti

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026

Lufta e egër e Berishës ndaj Azem Hajdarit nga përgjimi, shantazhi, përjashtimi nga PD tek ndëshkimi i së bijës. Akuzat: Spiun i Sigurimit, ordiner dhe klloun i politikës

15/09/2026

Topçiu i Maliqit skemë korrupsioni me Shpresa Nikën e Shkodrës? Tendera pa plotësuar kriteret dhe mashtrim me volumin e punimeve

15/09/2026

“Punë oligarkësh”, apo jo z.zëvendësministër?

15/09/2026

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë
  • Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit
  • SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.