AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Ftoi nipin në ditëlindjen e gruas, ai largohet nga festa dhe i vjedh xhaxhait në shtëpi 27 mln lekë e bizhuteri në Tiranë

by Alb Times
27/08/2026
in Kronikë, Kryesore
6
0
Ftoi nipin në ditëlindjen e gruas, ai largohet nga festa dhe i vjedh xhaxhait në shtëpi 27 mln lekë e bizhuteri në Tiranë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Elton Qyno 

Një hetim i kryer në muajin Gusht 2026 nga oficerët e Komisariatit Nr.6 dhe prokuroria e Tiranës, ka zbuluar një skenar vjedhje të banesës së një kasapi në kryeqytet, ku autori kryesor i këtij krimi, doli të ishte nipi i tij, 26-vjeçari Leonardo Sinani.

Në total janë vjedhur 27 milion lekë të vjetra dhe disa bizhuteri si ora, byzylyk dhe varëse floriri me vlerë financiare prej gati 5 milion lekësh.

Ndërsa sot gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorit të çështjes Petrit Vukaj, caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për 3 personat e arrestuar nga policia Leonardo Sinani, Mark Hila dhe Kleand Tomja. Njëherësh për këtë ngjarje është shpallur në kërkim Antonio Budini nga Lezha.

Siç ka mësuar gazetari Elton Qyno, i dëmtuari Durim Sinani, me profesion “Kasap” mbrëmjen e 14 Gushtit 2026, kishte shkuar në ambjentet e një lokali në fshatin Ibë të Tiranës, për të festuar ditëlindjen e bashkëshortes së tij.

Mes shumë personave, familjarë dhe miq që kishte ftuar, Sinani në këtë mbrëmje kishte thirur dhe djalin e vëllait të tij, nipin Leonardo Sinani.

Por paralelisht me prezencën e tij në këtë festë familjare, Leonardo Sinani, ka organizuar dhe koordinuar së bashku me 3 persona të tjerë, një skenar kriminal me qëllim vjedhjen e shtëpisë së xhaxhait të tij, Durim Sinani.

Në këtë plan kriminal, Leonardo Sinani, ka futur dhe 3 shokët e tij Kleand Tomja, Mark Hila dhe Antonio Budinin, të cilëve ju ka dhënë të gjitha orientimet dhe lëvizjet që duhet të bënin teksa ai ishte në festët e xhaxhait të tij.

Durim Sinani ka treguar se gjatë orës që ai ka qënë në lokal dhe që po festonin, ka parë nga telefoni se kamerat e shtëpisë, nuk po punonin. Është shqetësuar pak, pasi nga një kamer kishte ngelur në telefon pamje filmike ku dukej një person jashtë portës së shtëpisë, por ka menduar se nuk kishte ndonjë gjë serioze.

Pasi kanë mbaruam darkën rreth orës 01:00 janë kthyer në shtëpi dhe ka konstuar se brenda në shtepi kishin hyrë hajdutë dhe kishin vjedhur paratë dhe bizhuteri. Në katet e dytë dhe të tretë kishte më shumë rrëmuje dhe dy dyert e brendshme ishin hapur me forcë dhe kishin prishur braven e derës.

Në të gjithë shtëpinë ka parë rrëmujë, sende në tokë të hedhura dhe sirtarë të nxjerra jashtë të kontrolluara, kuti bizhuterie bosh të hedhura në dysheme.

Më tej shton se ka shkuar tek dhoma në kuzhinën e katit të tretë ku kishte vendosur paratë e familjes dhe të biznesit, të cilat nuk i ka gjetur tek kutia që ndodhej sipër një tavoline.

“…gjithashtu dhe tek dy dhomat e gjumit, të tij dhe djalit kishin vjedhur bizhuteri, dhe rreth 2 milion lekë të djalit, në total më kishin vjedhur shumën 27 milion lekë dhe bizhuteri floriri në vlerën 5 milion lekë...”-ka treguar në polici Kasapi, Durim Sinani.

Më tej ai ka shpjeguar se shtëpinë e ka me kamera sigurie nga jashtë, por kur ka hyrë brenda, ka parë që personat që kishin hyrë në shtëpi, ia kishin vjedhur dhe DVR-në e kamerave.

Por ai në ambjentet e brendshme të banesës ka dhe dy kamera me kartë, njerën ne katin e dytë dhe tjetra në katin e tretë, ku nga këto kamera, pasi i ka hapur në telefon ka parë që në banesë kishin hyrë 3 veta me maska kapuç dhe me doreza në duar të cilët kishin kontrolluar gjithë shtëpinë dhe madje flisnin me njëri-tjetrin duke kontrolluar.

Sipas dëshmisë së Durim Sinanit, nga njerëz të tjerë të familjes ka mësuar se njëri nga nipët e tij, është larguar më herët nga festa dhe ky quhet, Leonard Sinani, djali i vëllait.

“…Leonardi, u largua që në orën 21:00 me sa mban mend i kanë thënë se nuk u kthye më. Nuk kam dyshime për ketë nip, por meqë më pyetët jo se kam dyshime për këtë nip, po ju tregoj dhe ndonjë detaj nga festa ku kjo largesa e nipit ishte parakohe…”-ka treguar Durim Sinani.

Në pyetje është marë dhe djali i Durimit, i cili ka deklaruar se në lidhje me vjedhjen e banesës së tij, ka parë sjellje të dyshimta tek djali i xhaxhait të tij, Leonard Sinani, i cili në momentin që ka qënë duke ikur tek lokali e ka pyetur: “…shtëpinë vetëm, e keni lënë? Ka njeri në shtepi…?”.

Më tej deklaron, se kur kanë qënë duke ikur për tek lokali ku do festohej ditëlindja e mamasë së tij, ka qënë në makinë me Leonardin dhe gjatë gjithë rrugës pothuajsë nuk kanë folur fare, pasi ai merrej me mesazhe.

Më tej deklaron se kur ka qënë tek lokali, Leonardi merrej me telefon dhe dilte përjashta, ku në disa momente lëvizte edhe me makinë largohej në distancë dhe kthehej prap. Pastaj deklaron se në orën 22:45 Leonardi është larguar ftohtë nga lokali.

Pas largimit të tij nga lokali së bashku me 3 personat e tjerë Leonardo Sinani, kanë vjedhur shtëpinë e xhaxhait të tij.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zogaj: Protesta kaloi nga flamingot te gurët, Qeveria propozoi një garë durimi

15/10/2026

51 policë të plagosur dhe 65 protestues të shoqëruar. Hita viziton efektivët e shtruar te Trauma

15/10/2026

VIDEO/ Rama nga godina e djegur e Kolegjit të Europës: S’janë duart e studentëve, por të opozitës! Do ta paguajnë

15/10/2026

Tirana në kaos! Deputetët sot në seancë plenare, protesta zhvendoset te Parlamenti

15/10/2026

“Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?

14/10/2026

Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

14/10/2026

U diagnostikua me kancer në mushkëri, Papa Leone XIV përcjell mesazhin e parë pas operacionit!

14/10/2026

Bombardime të fuqishme në Liban, avionët luftarakë dhe artileria izraelite godasin disa zona!

14/10/2026

“Protesta s’ka lidhje me opozitën”- Hasimja: Janë në pozicion jashtë loje, opozitën po e bëjnë njerëzit në shesh!

14/10/2026

Kjo nuk është më protestë, por cenim i rendit kushtetues

14/10/2026

Kaosi dhe dhuna në rrugët e Tiranës, biznese dhe institucione, Policia vijon shoqërimet pas përfundimit të tubimit

14/10/2026

Kushtet e Kroacisë për Malin e Zi, zbulohen 8 kërkesat e Zagrebit përpara integrimit

14/10/2026

Dhuna në protestë, Policia shoqëron shumë persona të dyshuar nga zona të ndryshme të Tiranës!

14/10/2026

VIDEO/ Momenti kur protestuesit sulmojnë komisariatet nr.2 dhe 3! Hyjnë në territorin e tyre dhe shkatërrojnë, shikoni pamjet

14/10/2026

Protesta/ Bardhi denoncon dhunën policore ndaj deputetëve opozitarë: Akt i padenjë për njerëz që mbajnë uniformën e shtetit!

14/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zogaj: Protesta kaloi nga flamingot te gurët, Qeveria propozoi një garë durimi
  • 51 policë të plagosur dhe 65 protestues të shoqëruar. Hita viziton efektivët e shtruar te Trauma

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.