AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Sulmi me katër viktima në Krusk, Ukraina: Rusia vrau qytetarët e vet!

by SHT Media
02/02/2025
in Botë
6
0
Sulmi me katër viktima në Krusk, Ukraina: Rusia vrau qytetarët e vet!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ushtria ukrainase dhe presidenti Volodymyr Zelensky kanë thënë se forcat ruse kanë goditur një shkollë me konvikt në rajonin rus të Kurskut, të pushtuar nga Ukraina, duke vrarë të paktën katër “qytetarë të vet” dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Sulmi i 1 shkurtit ka ndodhur disa orë pasi Kievi ka raportuar që të paktën 10 persona janë vrarë, si pasojë e një sulmi rus në një zonë banimi në qytetin ukrainas Poltava.

“Avioni rus goditi një shkollë me konvikt në qytezën Sudzha në rajonin e Kurskut me një bombë. Sulmi është kryer qëllimshëm”, ka thënë ushtria ukrainase.

Në raportime të pakonfirmuara është thënë se shumica e viktimave janë persona të moshuar që përkohësisht janë strehuar në ndërtesë.

“Në kohën e sulmit, dhjetëra banorë lokalë kanë qenë brenda në ndërtesë, duke u përgatitur për t’u evakuuar”, ka thënë ushtria ukrainase, duke shtuar se të paktën 84 civilë janë “shpëtuar dhe u është ofruar ndihmë mjekësore”.

Zelensky ka shkruar në X – dikur Twitter – se “kështu kryen luftë Rusia – Sudzha, rajoni i Kurskut, territor rus, shkollë me konvikt, me civilë duke u bërë gati për t’u evakuuar”.

“Bombë ajrore ruse. Ata e kanë shkatërruar ndërtesën edhe pse dhjetëra civilë ishin brenda. Bombat ruse shkatërruan shtëpitë ukrainase në mënyrë të njëjtë. Edhe kundër civilëve të vet, ushtria ruse po përdor taktika të ngjashme”.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka pretenduar më vonë se forcat ushtarake ukrainase e kanë kryer sulmin.

“Më 1 shkurt, forcat e armatosura ukrainase kanë kryer edhe një krim tjetër lufte, duke kryer sulm të shënjestruar në një shkollë me konvikt në qytetin Sudzha”, ka thënë ministria përmes një deklarate.

Këto pretendime nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Në gusht të vitit të kaluar, Ukraina ka zaptuar territor në rajonin rus Kursk, në kuadër të një ofensive të befasishme. Ndonëse ka humbur territor prej atëherë, Ukraina ka nisur sërish ofensivë më vonë, për të rikthyer tokën e humbur.

Forcat ruse kanë angazhuar rreth 11.000 ushtarë të Koresë së Veriut, për të luftuar krah ushtrisë ruse në rajonin e Kurskut, mirëpo janë përballur me humbje të mëdha, sipas zyrtarëve ukrainas dhe atyre perëndimorë. /REL

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.