• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

SPAK prova të reja kundër Metës, avokati Petraj: Hetimi financiar ka kohë që ka nisur

01/07/2025
in Politikë
Ngricat siberiane, Europa përgatitet për ulje të ndjeshme të temperaturave pas 12 Janarit

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar se ish-bashkëshortët Ilir Meta e Monika Kryemadhi kanë shpenzuar rreth 240 mijë dollarë nga karta e dytë bankare, e cila iu vu në dispozicion nga biznesmeni shqiptaro amerikan Adrian Shatku.

Avokati Edmond Petraj, i ftuar në emision “Tirana live” tha se pjesa e përdorimit të kartës duhet parë me kujdes pasi në këtë proces mund të ketë autorizim nga personi, në këtë rast nga biznesmeni Shatku, për përdorimin e saj.

Ai theksoi se nëse kjo kartë është keqpërdorur, atëherë këtu kemi të bëjmë me një shkelje dhe një vepër penale, por kjo rrethanë duhet të sqarohet në mënyrë të plotë.

Sipas avokatit, hetimi pasuror ndaj ish-çiftit Meta ka nisur prej kohësh dhe janë dërguar letërporosi në shumë shtete.

“Kjo është një marrëdhënie personale mes personit që ka kartën dhe subjektit që e ka përdorur. Nëse ky person ka përdorur kartën në mënyrë të paligjshme tregon se kemi vepër, por nëse kemi autorizim për përdorimin e saj, kjo duhet parë me kujdes. Kjo kartë është pjesë periferike e procesit, ndërsa letër-porositë që ka kërkuar në vendet të ndryshme nëse kanë pasuri çifti, janë në fazën e hetimit dhe mbetet për t’u parë”, tha Petraj.

Ai komentoi dhe procesin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili sipas tij, nëse arrihet të provohet fajësia në gjykatë, atëherë krydemokrati rrezikon të dënohet nga 8-10 vjet burg.

Ai vlerësoi dhe kërkesën për dorëheqje nga procesi të gjyqtares Elsa Ulliri, e cila ka deklaruar se është kushërira e deputetes demokrate Andia Ulliri dhe lidhja e tyre mund të cilësohet si konflikt interesi në dosjen “Partizani”.

“Gjyqtarja Elsa Ulliri ka dhënë dorëheqjen si detyrim moral, për të mos komplikuar procesin. Pritet vendimi i një gjyqtari tjetër, që të vendosë mbi situatën për të cilën do ta pranojë kërkesën për heqje dorë nga procesi. Mendoj se nëse do ta gjejë fajtor Berisha rrezikon 8-10 vjet burg”, tha ai.

Ai pohoi se edhe Meta pritet të kërkojë gjykim të zakonshëm, njësoj siç vepruan të pandehurit në dosjen “Partizani”.

Sipas Petrajt, pas këtij hapi, nis përballja e vërtetë në gjykatë, pasi ish-kreu i shtetit do të përpiqet të hedhë poshtë provat që ka dorëzuar Prokuroria në Gjykatë.

“Edhe Meta do të hyjë më gjykim të zakonshëm dhe do kemi përballje për provat që ka mbledhur SPAK dhe do kemi mbrojtjen e Metës. Do kemi përballjen. Në të njëjtat pozita është dhe Meta, vetëm se ka dhe një akuzë shtesë, që është ajo e fshehjes së pasurisë. Gjithmonë nëse do t’i gjejë fajtorë”, tha ai.

Më të lexuarat

  • A po e humbet Trump përballjen me Iranin?

    A po e humbet Trump përballjen me Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Party” në burgun e Peqinit! Zbulohen telefona, whiskey, verë dhe raki në qelitë e të dënuarve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush është Ahmad Vahidi, gjenerali i kërkuar nga Interpol që ka në dorë negociatat SHBA-Iran?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shqipëria “arratisja” e re e milionerëve amerikanë? Frika nga lufta ndryshon hartën e pushimeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm “vrasje” e garës, por edhe falimentim: Si u katandis PD nga 100 mijë anëtarë në 50 mijë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dy tërmete të fortë shkundin Elbasanin, lëkundjet ndihen edhe në Durrës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tenderët e AKSHI-t, Luan Basha në qendër të skandalit; dokumente false dhe miliona euro përfitime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në qytetin e Falcones dhe Borsellinos, Klodian Braho ‘mesazh’ bandave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në Serbi i gjithë populli në këmbë për të rrëzuar Vuçiçin… në Shqipëri votojnë Saliun

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump sinjalizon marrëveshje me Iranin, Teherani bën ofertën e madhe për programin bërthamor

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!