AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Pse u tërbuan Berisha dhe ‘aksionerët’ e revolucionit me BE e SHBA?!

by Alb Times
01/10/2026
in Opinion
6
0
Pse u tërbuan Berisha dhe ‘aksionerët’ e revolucionit me BE e SHBA?!
6
SHARES
319
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Jakin Marena

Vizita e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen në Tiranë e turi i takimeve të ambasadorit të ri amerikan, Erik Wendt, me kryeministrin Rama, ka shkaktuar ‘tërmet’ jo vetëm në radhët e opozitës, por dhe te këta revolucionarët apo më saktë ‘aksionerët’ e revolucionit që bëjnë xhiron e darkës prej më shumë se tre muajsh, në bulevardin qëndror të kryeqytetit!

Kishin muaj të tërë që e kishin ‘stërvitur’ veten me idenë se Rama është i izoluar nga partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA-të dhe vendet anëtare të BE, ndërkohë që kishin nisur të numëronin me gishta ditët kur kryeministri socialist do të rrëzohej nga pushteti, si do ta ndanin pushtetin, çfarë postesh do të merrnin, cilin nivel të parapolitikës do të arrinin!

Por në mes të Tiranës, këtë të mërkurë ka qënë presidentja e Komisionit Evropian ajo që në mënyrë publike, jo vetëm që ka dalë në një konferencë të përbashkët për mediat përkrah kryeministrit Rama, por dhe ka dhënë vlerësimet maksimale për punën e qeverisë, duke paralajmëruar se tashmë BE është gati të mirëpresë anëtarësimin e Shqipërisë në gjirin e saj!

Von Der Leyen ka deklaruar të kundërtën e asaj që kanë shpresuar këtu në Tiranë, ndërkohë që në ‘kangjellat’ përballë kryeministrisë këta revolucionarët e mbetur të atij që dikur quhej “Revolucioni Flaming”, janë përplasur me policinë në përpjekje për t’i rënë në sy presidentes së KE, për ta ‘informuar’ atë që Rama duhet të jetë në burg! Megjithëse pa sukses.

Nga ana tjetër, kreu i opozitës Sali Berisha ka marrë rrugët e Evropës, në përpjekjen e tij të ethshme për të nxirë Shqipërinë, ku siç tha dhe ai vetë përmes një videomesazhi të bërë publik e kishte akuzuar në mes të Strasburgut vendin e vet, duke e cilësuar ‘si të vetmin narko-shtet në mes të Europës’. Akuza të cilat as armiqtë më të egër të Shqipërisë, në të gjitha kohët, nuk kanë arritur apo guxuar që t’i artikulojnë kundër vendit tonë!

Berisha e ka bërë dhe po e bën ‘non stop’ këtë ‘nxirjen’ e Shqipërisë në sytë e botës, sa herë që udhëton si zëvendës i Albanës në Strasburg apo Bruksel! Kështu ka bërë dhe këtë radhë, madje duke ‘dërguar’ në Strasburg edhe Agasin por dhe akuzën se sekretet e NATO-s kanë rrjedhur rrugëve të botës për shkak të dekonspirimit të bërë nga ana e ish kreut të SHISH! Pavarësisht se në të njejtën ditë, presidentja e KE deklaroi publikisht se javën e ardhshme ‘rishikojmë politikën e zgjerimit të BE-së! Udhërrëfyes për Shqipërinë, do të përcaktojmë çfarë mbetet për t’u bërë dhe afatet’. Por edhe ka konfirmuar faktin se Shqipëria ka përmbushur 80% të reformave të Planit të Rritjes, ka marrë 213 mln euro, ndërkohë që pagesa të tjera do të ketë në javët në vijim! Nuk ka gjasa që BE të ‘zgjidhë qesen’ për një qeveri të korruptuar apo për narkoshtet!

Ndërkohë që Von der Leyen e quan të kryer integrimin e Shqipërisë pasi ‘qeveria shqiptare ka bërë një punë fantastike’, teksa nënvizon se anëtarësimi nuk do ta bëjë vetëm Shqipërinë më të fortë, por edhe BE-në. Por vlerësoi edhe progresin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit, duke theksuar se kjo mbetet një nga shtyllat kryesore të procesit të integrimit europian. Kur u pyet nga gazetarët për korrupsionin te zyrtarët e lartë, Von der Leyen tha se është tregues se drejtësia po funksionon. Dhe ajo që ka idhnuar më tepër Berishën, opozitën në tërësi por dhe revolucionarët e bulevardit, ka qënë deklarata e presidentes së KE, e cila nënvizoi se vlerëson Ramën për reformat drejt BE dhe se po punon fort për t’a kthyer ëndrrën europiane në realitet!

Ishin këto vlerësime të forta e publike për qeverisjen e socialistëve e mbi të gjitha kryeministrin Rama nga kreu i Komisionit Evropian, ato që kanë tërbuar Berishën dhe opozitën, si dhe grupin organizator të protestës në bulevard, bashkë me Gonen, Qorin e Lapajn brenda! E mbi të gjitha lajmi se BE po shqyrton planin, që Shqipëria dhe vendet kandidate të mund të kenë komisionerë në Bruksel para anëtarësimit teksa është vendosur që strategjia e re prezantohet më 6 tetor të këtij viti, ishte dhe arritja që i destabilizoi dhe i nxori tërësisht nga ‘binarët’!

Përpos Berishës, i cili e ka shtuar dozën e ‘nxirjes’ së Shqipërisë, duke e cilësuar si ‘narkoshtetin e vetëm në Evropë”, teksa është marrë madje dhe me emra personalë si në rastin e përpjekjes për t’ju shpjeguar eurodeputetëve se kush është Ergys Agasi nga Durrësi, në Tiranë ka reguar këtë të enjte edhe kreu i grupit të PD. Bardhi, komentoi deklaratën e presidentes së KE, Von der Leyen, e cila një ditë më parë tha se hetimet për korrupsionin ndaj zyrtarëve tregojnë qartë se sistemi i drejtësisë po funksionon. Numri dy i PD ka deklaruar se vlerësimet e ndërkombëtarëve “nuk janë gjithmonë objektive”, ndërsa është shprehur shumë i zhgënjyer teksa nënvizoi se nuk mund të heshtë Von der Leyen kur Rama thotë se nuk e ka penguar drejtësinë.

“Nuk pres që një ndërkombëtar të thotë: kjo që ti thua nuk është e vërtetë. Kështu më thanë edhe për Hysenin. Kam thënë në seancë që është ushtare e Agasit. Von der Leyen do të thoshte, ajo është modeli i shkëlqyer i zyrtares së sigurisë në një vend kandidat për BE. E vërteta shpesh vonon, por del. Ne këtu do të jemi dhe shumë gjëra të tjera do të turpërojnë cilindo që del në krah të Ramës. Shteti shqiptar nuk funksionon. Nëse do të funksiononte, një kryeministër i përgjegjshëm, kur del një deputet dhe thotë që Vlora Hyseni po i shërben Ergys Agasit, ngre shtetin në këmbë për të thënë nëse kjo akuzë qëndron apo jo.

Standardet europiane e bëjnë Shqipërinë europiane; nuk e bën Gysi, Shqipërinë europiane. Si mund të pranosh të të thotë një gënjeshtër në sy dhe ti të ulësh kokën? Tregon se nuk u thua shqiptarëve, por edhe europianëve, të vërtetën. Ne do të themi gjithmonë të vërtetën. Dëgjohemi nga partnerët apo jo, kjo ka zero rëndësi për mua. Për mua ka rëndësi të mbrojmë interesin e qytetarëve shqiptarë. Këta, e vetmja pikë takimi që i lidh është zyra e Ramës”, akuzoi në mënyrë të drejtëpërdrejtë krei i grupit të PD, Presidenten e Komisionit Europian, vetëm e vetëm pse vlerësoi punën e qeverisë Rama dhe deklaroi se anëtarësimi në BE i Shqipërisë është i sigurtë!

Ndërsa në rrjetet sociale, por edhe dje në protestën para kryeministrisë gjatë takimit Rama-Von der Leyen dhe konferencës së përbashkët për mediat, edhe ‘aksionerët’ e revolucionit nuk kanë munguar të shprehin zhgënjimin për këto takime, e mbi të gjitha për vlerësimet maksimale të KE për Ramën e punën e qeverisë shqiptare, në funksion të anëtarësimit në BE, ku tashmë Shqipëria renditet në krye të vendeve prioritare! Madje ‘revolucionarët’ si rastësisht kanë hedhur në publik edhe akuzën se Europa duhet ta ndajë mendjen, është më popullin shqiptar apo me diktatorët, pasi Europën, sipas ‘revolucionarëve’, shqiptarët nuk e duan vetëm në letër!

Por që nga Berisha ‘non grata’ në SHBA e deri te “Revolucioni’, kanë mbetur të zhgënjyer dhe nga ambasadori amerikan Erik Wendt, i cili takoi në zyrën kryeministrore Edi Ramën, duke përcjellë mesazhin e qeverisë së Trump se Shqipëria është një vend partner shumë i rëndësishëm! Ishte Ambasada amerikane në Tiranë ajo që bëri me dije se gjatë takimin u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar.

“Një partneritet i fortë matet nga ajo që dy kombe arrijnë së bashku. Ambasadori Eric Wendt u takua sot me Kryeministrin Edi Rama për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar”, shkroi ambasada. E cila ka pasqyruar dhe takimin me ministrin e Jashtëm, Ferit Hoxha, duke nënvizuar se “që nga mbështetja e Presidentit Wilson për një Shqipëri të pavarur, te bashkëpunimi ynë i sotëm, si aleatë të NATO-s, ne vazhdojmë të zgjerojmë bashkëpunimin në tregti, sigurinë energjetike dhe lidhjet mes njerëzve, duke forcuar paqen e stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor”. Një vlerësim maksimal ky nga SHBA, ndërsa Berisha ndjehet i refuzuar!

Nga ana tjetër, opozita në tërësi ndjehet e zhgënjyer me partnerët tanë të mëdhenj, SHBA, BE dhe Britania e Madhe edhe për faktin se në rastin e shkarkimit dhe arrestimit të kreut të SHISH, Vlora Hyseni, asnjë prej tyre nuk ka dhënë ndonjë deklaratë publike, qoftë dhe rutinë, të tipit ‘mbështesim SPAK në luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë’! Madje as shërbimet partnere, çka tregon se institucioni i shërbimit inteligjent nuk është dëmtuar nga ngjarjet e fundit!

Janë zhgënjime të mëdha me partnerët tanë të mëdhenj këto, deri në tërbim nga ana e Berishës, opozitës dhe revolucionarëve marksistë, të miksuar me islamin politik radikal, kuptohet i ‘aliazhuar’ edhe me Gonen, Qorin e Lapajn brenda. Pasi ishin përgatitur për të marrë ndonjë post qeverisës, me shpresën se Rama do të rrëzohej nga SHBA, BE e Britania dhe do të vinin ditë ‘të bardha’ dhe për ata, të cilët kanë mbi 13 vite që presin ‘thumba’ në opozitë!

Madje Gonja ka kohë që vijon ‘stërvitjen’ para pasqyrës e kamerave në bulevard, duke pyetur veten dhe ata që e rrethojnë nëse do të bëhet kryeministër. Me vota nuk vijnë dot, prandaj rrinë me shpresë se Rama do të rrëzohet vetë ose nga aleatët! Edhe këtë radhë aleatët i kanë zhgënjyer, duke e vlerësuar Ramën, ndaj tërbimi vazhdon të rritet! Suksesin nuk ta fal njeri! Përkundrazi!

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Policia nuk e gjeti në shtëpi, reagon Adi Hila: Më kanë hakeruar!

01/10/2026

Orgji, pranga dhe shkopinj / Kazanova i këngëtareve Ad Hila kompani për prodhim videosh, pranon regjistrimin e dashnoreve në studion-motel pa dijeninë e tyre

01/10/2026

Shqipe Hysenaj këshillon dashnoret VIP-e të Ad Hilës: Punoni me djersë, mos bëni veprime të turpshme. Koçeku: Mos e mbani mendjen tek videot, por te politika

01/10/2026

“E gjeta shumë të rënduar”, miku i Monika Lubonjës zbulon çfarë i tha aktorja në telefon

01/10/2026

Pse u tërbuan Berisha dhe ‘aksionerët’ e revolucionit me BE e SHBA?!

01/10/2026

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari esktradohet nga Dubai drejt Belgjikës! Ministrja belge: S’ka strehë të sigurt për kriminelët

01/10/2026

I dhuruan 110 mijë euro / Tarja i Korcës fsheh apartamente në Tiranë në emrin e baxhanakut, miliona euro pasuri me paratë e korrupsionit të tendera të ujësjellësit. Pse nuk lëviz SPAK-u?

30/09/2026

Videot intime të ‘Epsteinit’ shqiptar Adrian Hila, 17 artistet në studion e tij mizikore-pornografike, nga Eli Fara tek Monika Lubonja, i filmoi edhe në ‘kompozim treshe’

30/09/2026

“Dy prej tyre tentuan vetëvrasjen”/ Olti Curri thirrje viktimave të videove erotike: Denoncojini, familjaret t’u qëndrojnë pranë

30/09/2026

SKANDAL në botën e showbizit! Elton Tozaj publikon pamje intime të kompozitorit Adrian Hila me kolegë në zyrën e tij: “Festa të çmendura me s*ks dhe dr*gë”

29/09/2026

Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e SHISH dhe historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026

29/09/2026

Gjendet i pajetë studenti shqiptar, familja e identifikon nga tatuazhi në gjoks! (Mesazhet e fundit)

29/09/2026

Mesazhi i Oriela Nebiajt për Gys Agasin, fotot e Hatit, emra suprizë, roli i Mektrin Motors dhe çfarë thonë burimet për Rizartën, Efin, Dea Mishel, Shkëlzenin dhe Irena Gjokën

29/09/2026

Pse aplikojnë shumë tek “Dyfisho ndërmarrjen tënde”?

29/09/2026

Kur askush nuk e ndien erën e vet

29/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Policia nuk e gjeti në shtëpi, reagon Adi Hila: Më kanë hakeruar!
  • Orgji, pranga dhe shkopinj / Kazanova i këngëtareve Ad Hila kompani për prodhim videosh, pranon regjistrimin e dashnoreve në studion-motel pa dijeninë e tyre

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.