AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Ekstradohet nga Dubai në Belgjikë Eldi Dizdari: Eksponenti i “Kompania Bello” do të vuajë dënimin me 10 vite burg

by SHT Media
02/10/2026
in Kronikë, Kryesore
6
0
Ekstradohet nga Dubai në Belgjikë Eldi Dizdari: Eksponenti i “Kompania Bello” do të vuajë dënimin me 10 vite burg
6
SHARES
314
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Eldi Dizdari, i njohur gjithashtu me emrin Denis Matoshi dhe me pseudonimet “Alduth” e “Shqiptari i gjatë”, është ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Belgjikës, ku do të vuajë dënimin me 10 vite burgim të dhënë nga drejtësia belge. 37-vjeçari, i konsideruar nga autoritetet si një prej figurave kryesore të kartelit shqiptar të kokainës “Kompania Bello”, u arrestua në Dubai dy vite më parë pas një kërkese ndërkombëtare për ekstradim.

Sipas të dhënave zyrtare, udhëtimi i tij u realizua nën masa të rrepta sigurie me mbërritje në aeroportin ushtarak të Melsbroek, nga ku u transferua menjëherë në një institucion penitenciar belg. Gjykata e Antwerp-it e ka dënuar Dizdarin me 10 vite burgim, gjobë prej 80 mijë eurosh, si dhe konfiskim të përfitimeve kriminale në vlerën e 7.5 milionë eurove në kuadër të dosjes “Yaramis”, e cila lidhet me trafikun e kokainës nga porti i Antwerp-it.

Hetimet e autoriteteve belge zbuluan se pas dobësimit të grupit “Yaramis” nga konfliktet e brendshme, Dizdari bashkëpunoi me eksponentë të tjerë për organizimin e nxjerrjes së ngarkesave të mëdha të lëndëve narkotike. Veçmas, prokuroria belge po trajton një tjetër procedim për dy transporte parash të kryera gjatë viteve 2020-2021 në interes të Dizdarit, me një vlerë totale prej 1.75 milionë eurosh.

Emri i tij është i njohur edhe për strukturat e SPAK në Shqipëri për lidhjet me “Kompania Bello”, ku Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi sekuestrimin e pasurive të tij. Ekstradimi u konfirmua edhe nga ministrja belge e Drejtësisë, Annelies Verlinden, e cila vlerësoi bashkëpunimin me Emiratet e Bashkuara Arabe si një hap kyç në goditjen e krimit të organizuar ndërkombëtar.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026

Pas kullës te Tajvani qëndron Ina Zhupa me Gulfin. Pse PD po sulmon projektin transformues? Xhelozi nga Zeni dhe dhëndri?

08/10/2026

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri
  • BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.