• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Sondazhet: Rënie e mbështetjes për Trump, amerikanët “mallëngjehen” për Biden

13/02/2026
in Botë
Sondazhet: Rënie e mbështetjes për Trump, amerikanët “mallëngjehen” për Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po përballet me një rënie të fortë të popullaritetit, teksa një pjesë e konsiderueshme e amerikanëve vlerësojnë se paraardhësi i tij, Joe Biden, ka bërë një punë më të mirë në drejtimin e vendit.

Sipas një sondazhi të realizuar nga Harvard CAPS/Harris Poll, 51 për qind e votuesve të regjistruar mendojnë se Trump po performon më dobët se Biden. Një tjetër anketë, e zhvilluar nga YouGov për revistën The Economist, tregon se 46 për qind e të anketuarve e vlerësojnë negativisht presidentin aktual, 40 për qind e mbështesin, ndërsa 7 për qind i konsiderojnë Trump dhe Biden “pak a shumë të njëjtë”.

Edhe Rasmussen Reports, tradicionalisht më pranë qëndrimeve të Trumpit, konstaton rënie të mbështetjes: 48 për qind e të anketuarve besojnë se Biden ka bërë një punë më të mirë si president, ndërsa vetëm 40 për qind zgjedhin Trumpin.

Shtëpia e Bardhë i ka kundërshtuar rezultatet e sondazheve. Zëdhënësi Kush Desai deklaroi se “gati 80 milionë amerikanë i dhanë presidentit Trump një mandat të jashtëzakonshëm për t’i dhënë fund dështimeve në ekonomi dhe krizës së emigracionit”.

Megjithatë, edhe politika kundër emigracionit të paligjshëm, një nga shtyllat kryesore të fushatës së Trumpit, po përballet me kritika në rritje. Sipas një sondazhi të NBC News, 49 për qind e amerikanëve “e kundërshtojnë fuqishëm” mënyrën se si agjencitë e emigracionit trajtojnë emigrantët e paligjshëm.

Rënie është shënuar edhe në perceptimin për menaxhimin e ekonomisë. Sipas analistit Harry Enten për CNN, niveli i besimit ndaj Trump ka rënë me 26 pikë në total dhe me 53 pikë mes votuesve të pavarur, grup që konsiderohet vendimtar në çdo proces zgjedhor.

Ndërkohë, në një zhvillim tjetër, Gallup ka njoftuar se pas afro 90 vitesh nuk do të publikojë më indeksin tradicional të miratimit për presidentin në detyrë. Kompania, e themeluar nga George Gallup në vitin 1938, do të fokusohet në analiza më të thelluara dhe jo në një shifër të vetme të popullaritetit.

Matja e fundit e publikuar nga Gallup në dhjetor e nxori nivelin e miratimit për Trump në 36 për qind, shifra më e ulët gjatë mandatit të tij.

Më të lexuarat

  • Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 21 ton kokainë dhe 43 të arrestuar, goditet super-rrjeti i drogës, autoritetet: Dega në Dubai financohej nga shqiptarët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ceuta, Trump dhe Maroku; Aleanca që po ngre pikëpyetje në Evropë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I kërkuar për tre vrasje, Sokol Hoxha ekstradohet nga SHBA në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga përjashtim në model: Shqipëria si laborator i politikave evropiane të migracionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A janë Non- Gratat e Edi Ramës, karburant për partinë e re erdoganiste?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Opozita ‘qan’ për varfërinë / Pasuria përrallore e deputetit të PD Flamur Hoxha, godina, vila dhe apartament 1.2 milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Libri autobiografik / Bamir Topi: 21 Janari, si më kërkuan Berisha e Basha të ndërhyja tek kryeprokurorja Ina Rama për të tërhequr urdhër-arrestet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama prezanton kuptimin e “BESA”-s. Ja katër shtyllat dhe prova e parë në Zvërnec

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sulmet ruse në Kiev, Macron: Rusia duhet të paguajë çmimin për agresionin.

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!