Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nisi një sulm të ashpër ndaj Volodymyr Zelensky sot, duke pretenduar se është koha që dikush tjetër të negociojë në emër të Ukrainës.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, Trump reagoi ndaj një gazetari që i kujtoi deklaratën e Zelenskyt, sipas të cilit presidenti amerikan ndodhet në anën e gabuar të historisë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se presidenti ukrainas nuk e kupton se për çfarë po flet, duke shtuar se ai duhej ta kishte përfunduar luftën shumë kohë më parë.
“Nëse do të më kishte dëgjuar, do të kishte bërë një marrëveshje shumë më të mirë shumë kohë më parë dhe miliona ukrainas do të ishin ende gjallë. Çfarë ka ndodhur deri më tani? Një numër tronditës njerëzish janë vrarë, ata po humbasin popullsinë e tyre mashkullore. Ukraina mund ta kishte përfunduar këtë shumë kohë më parë nëse do të më kishin dëgjuar. Dhe ju kujtohet çfarë ndodhi në Zyrën Ovale. Ndoshta është koha që Zelensky të gjejë dikë tjetër për të negociuar”, u shpreh Trump.
Gjatë fjalës së tij, Trump theksoi se Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës ndihmë në vlerë prej qindra miliarda dollarësh, ndërsa sipas tij, nuk kanë marrë asgjë në këmbim.
The post Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë appeared first on Euronews Albania.
Burimi: Botë
Burimi: Lajme ndërkombëtare
