Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentuar protestat, duke ngritur shqetësimin për aktet e dhunës, përfshirjen e të miturve dhe atë që e cilëson si abuzim me emrin e studentëve.
Karamuço u shpreh se gjatë protestave janë regjistruar akte dhune, plaçkitje dhe plagosje të rënda, duke theksuar se, sipas tij, incidente ka pasur si nga protestuesit, ashtu edhe nga Policia.
Sipas Karamuços, veprimet e këtij grupi, ku përfshihen edhe të mitur, nuk mund të konsiderohen të thjeshta, pasi ato mund të shkaktojnë pasoja të rënda, të paralizojnë aktivitetin financiar dhe të pengojnë funksionimin e institucioneve.
Eksperti theksoi se e drejta për të organizuar tubime duhet respektuar, por njëkohësisht u bëri thirrje protestuesve të distancohen nga dhuna, sidomos për të miturit për të cilët tha se është turp të nisin jetën me një vepër penale të konsumuar.
“ Po abuzohet me emrin studentë. Dhuna, plaçkitja, plagosjet e rënda kanë pasur edhe nga protestuesit, edhe nga Policia. Kush është dora e fshehtë, zgjatimi i caktuar që merr përsipër që një grup të radikalizuar e fut në konflikt të ashpër, ndërkohë që studentët tërhiqen dhe janë paqësorë?
Për këtë grup, ku ka dhe të mitur, nuk janë veprime të thjeshta, janë veprime që paralizojnë financat, përmbysin punën e instancave. Kjo ndan të drejtën e secilit për të ushtruar tubime, por nga ana tjetër, ambasada amerikane po thotë: denonconi, ulni tensionet.
LARGONI FËMIJËT NGA DHUNA EKSTREME, e nisin jetën me një vepër penale, është turp. Unë i di emrat se kush i ka nxjerë!”
Burimi: Kronikë
