• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Skandali ‘chatgate’! Kush qëndron në të vërtetë pas largimit të Waltz-it

03/05/2025
in Botë
Skandali ‘chatgate’! Kush qëndron në të vërtetë pas largimit të Waltz-it

Edhe pse është e vërtetë që Sekretari i Shtetit Marco Rubio, të cilit Donald Trump i ka besuar përkohësisht edhe rolin e Waltz, është historikisht më i afërt me krahun tradicionalist, ai tani është i përqendruar krejtësisht në kandidaturën e tij për president në vitin 2028, duke vënë interesat personale mbi çdo gjë tjetër dhe duke u përafruar me pozicionet e bazës MAGA. Mbetet për t’u parë se sa do të zgjasë qëndrimi i ish-senatorit të Floridës në këtë rol të dyfishtë – rol që më parë e ka mbajtur vetëm Henry Kissinger – dhe nëse ai do të zëvendësohet nga dikush më i afërt me vijën izolacioniste. Për momentin, vendimi i Trump shihet si një fitore për ata që nuk identifikohen me ortodoksinë republikane në politikën e jashtme.

Waltz u shkarkua të enjten nga pozita si arkitekt i politikës ndërkombëtare të Shtëpisë së Bardhë, krahu i djathtë i presidentit për çështjet e sigurisë kombëtare dhe pika kyçe e komunikimit me Departamentin e Shtetit, të Mbrojtjes dhe Inteligjencës. Për të mos dhënë përshtypjen se ishte “hequr qafe”, Trump e emëroi ambasador në OKB – pozicion që fillimisht ia kishte rezervuar deputetes Elise Stefanik, por u tërhoq nga emërimi i saj për të mos lënë bosh vendin në Kongres, që rrezikonte shumicën e brishtë republikane në Dhomën e Përfaqësuesve. Në teori, është një ngritje në detyrë, pasi kërkon konfirmimin e Senatit, por në realitet është edhe një rrezik për Waltz, i cili tani do të përballet me seanca dëgjimore ku do të pyetet për “chatgate” – skandalin e shpërthyer nga një grup bisedimi në rrjete sociale që ai kishte krijuar, ku për gabim kishte përfshirë edhe drejtuesin e “The Atlantic”, Jeffrey Goldberg.

Si këshilltar për sigurinë kombëtare, ai kishte përgjegjësinë më të madhe në këtë krizë, sepse ai kishte bërë gabimin fillestar. Megjithatë, skandali shpërtheu për shkak se kreu i Pentagonit, Pete Hegseth, publikoi në atë chat të pasigurt planet për sulm kundër houthive në Jemen – një veprim i papërgjegjshëm. Prandaj, nëse Waltz është sakrifikuar dhe Sekretari i Mbrojtjes për momentin është kursyer, arsyeja nuk qëndron vetëm te “chatgate”. Kjo përforcohet edhe nga fakti se “pastrimi” përfshiu gjithashtu edhe Alex Wong, zëvendës këshilltar dhe ish-asistent i Mitt Romney dhe senatorit Tom Cotton, i akuzuar për qëndrim shumë të butë ndaj Kinës.


E vërteta është se Waltz – ish-deputet i Floridës dhe veteran i Afganistanit ku ka shërbyer me Forcat Speciale të Beretave të Gjelbra – është perceptuar prej kohësh si trup i huaj nga izolacionistët e lëvizjes MAGA. Laura Loomer, blogere ekstremiste që ka pasur ndikim të madh te Trump, ishte ndër të parat që hodhi dyshime mbi besnikërinë e tij ndaj presidentit, sepse ai shfaqej si përkrahës i ndërhyrjeve amerikane dhe skeptik ndaj Putinit. Pothuajse një “neokon” i maskuar, në të vërtetë shumë pranë Zelenskyt. Më pas, nuk ndihmoi as marrëdhënia e ftohtë që kishte me shefen e fuqishme të kabinetit, Susie Wiles, si dhe me zyrtarë të tjerë të Shtëpisë së Bardhë. Kur shpërtheu “chatgate”, kundërshtarët e tij e shfrytëzuan menjëherë mundësinë për ta larguar.

Rubio, për hir të së vërtetës, ka një histori personale më pranë tradicionalistëve të politikës së jashtme, duke nisur që nga trashëgimia e tij kubane. Por ai është përshtatur shpejt me Trump dhe e di që, nëse dëshiron një shans për të qenë pasardhësi i tij në 2028, duhet të mbajë fort bazën MAGA. Një ekuilibër i vështirë që mund të marrë fund nëse presidenti vendos t’ia heqë rolin e përkohshëm dhe t’ia japë Stephen Millerit – siç ka paralajmëruar Axios – një besnik i palëkundur i izolacionizmit./La Repubblica

Më të lexuarat

  • Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Migena Schroeder pastron paratë e aferave të AKSHI-it me kulla në Kosovë, Gerond Meçe i kaloi qindra mijëra euro ‘gjermanes’ në llogari

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sonte koncerti i Kanye West, Rama publikon pamjet e stadiumit të përfunduar: Marketing global për Shqipërinë, anulimi do na turpëronte

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 3 ‘zonjat e zeza’ të Edi Ramës: Adelina Greca, Elira Kokona dhe Lorena Goxhobelli; zinxhiri i grabitjes së tokave shtetërore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bombardimet dhe marrëveshjet nuk funksionuan; a ka Trump një plan C për Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros; hotel e resort tjetër në Potam të Himarës, me firmën e Edi Ramës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në protestë për varfërinë / Pasuria miliona euro e Gjin Gjonit, simbolit të korrupsionit në drejtësi, si u bë doktor pa arsimin e lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “I fotografonin në hotel”, polici nuk ishte “preja” e vetme, adoleshentet në Fier kishin ngritur rrjet shantazhi! (Skema)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!