AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Skandali: 1 ton mish Brazili hyn nga Morina në Shqipëri si i therur në Kosovë në Janar

by SHT Media
01/04/2024
in Kronikë
6
0
Skandali: 1 ton mish Brazili hyn nga Morina në Shqipëri si i therur në Kosovë në Janar
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tre ditë pasi emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan porositi 1 ton mish nga Kosova tek “Apetit shpk”, sasia e filetos së viçit erdhi në Tiranë përmes pikës doganore të Morinës duke i kaluar të gjitha kontrollet e vulave veterinare të therjes apo edhe falsifikimi i origjinës së mishit. “Apetit shpk” kishte falsifikuar edhe çmimin për të mos paguar detyrimet në bazë të çmimit real prej 15 Eurosh për 1 kg mish fileto viçi.

Qytetari: Vetëm 1 paletë është?

Shoferi: Edhe 1 është përpara.

Qytetari: Është edhe 1 para. Janë dy paleta.

Qytetari: Kush është e doktorit?

Shoferi: Është ky Fatmiri. Një copë e ka marrë për mostër doktori juaj.

Një pjesë të pagesës të 1 ton fileto mishi, “Stop” e bën “cash” në dorë sepse “Apetit sh.p.k”, për të shmangur taksën, e ka deklaruar më pak në faturë çmimin e filetos së mishit.

Qytetari: Tani numëroji, që të jemi…

Shoferi: 5 500! (Euro)

Qytetari: Në rregull jemi?

Shoferi: Po!

Qytetari: Tani për të dalë, del dot? Orientohesh dot, apo të sjell djalin unë?

Shoferi: Jo, jo!

Qytetari: Data e therrjes 26.01.2024. Eksportues “Apetit”.

Qytetari: Tani ta hapim, të shohim mishin e Brazilit këtu brenda. Kjo, që porositëm. Komplet mish Brazili.

Në të gjithë sasinë e 1 ton fileto mish viçi mungojnë vulat veterinare, një element sigurie që tregon që ky mish është therur apo jo në thertoren “Apetit” në Kosovë.

Kapllan Sulaj, Dekan, Fakulteti i Bioteknologjisë: Nëse mishi është prodhim i freskët i vendit është vula e inspektorit veterinar të thertores, e cila vendoset në trupin e kafshës. Kur mungon vula, ka një dyshim mbi freskinë apo mbi sigurinë e mishit, vula është detyrim ligjor sepse mish kur prodhohet ka 2 kontrolle, njëri para therjes dhe tjetri pas therjes që kurorëzohet në fund me një vulë. Kjo e identifikon që është mish i freskët dhe ka kaluar inspektimin dhe është i sigurtë për t’u përdorur. Në të kundërt, në rast se këto vula nuk mbarten në trupin e kafshës, mbi sigurinë e produktit ka një pikëpyetje të madhe.

Në thertoren “Apetit sh.p.k” ka një zyrë që është shtetërore nga Agjencia Kombëtare e Ushqimit dhe Veterinarisë. “Stop” ka siguruar dokumentin që është përdorur për falsifikimin e origjinës së mishit nga inspektori Qenan Maxhuni.

Gazetari: Në datën 18 Mars të 2024-ës ka ardhur nga ngarkesë në Shqipëri, rreth 1 ton mish me origjinë nga Koosva, ku thuhet që është therur në Janar dhe e keni firmosur ju këtë dokument.

Qenan Maxhuni: Po!

Gazetari: Është vërtetë mish kosove apo është…?

Qenan Maxhuni: Për momentin, nuk mund t’ju them asgjë.

Për këtë skandal, “Stop” shkoi në Agjensinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, ku zëdhënësi për mediat pasi u njoh me problemin tha se do të nisë një hetim nga ky institucion në bashkëpunim edhe me institucione të tjera ligjzbatuese për dënimin e këtij fenomeni, që dëmton konsumatorin dhe ekonominë.

***

“Shkrije 24 orë para dhe s’kuptohet”, mishi i Brazilit shitet si i freskët Kosove

Çështja që emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka trajtuar sot një skandal të përmasave të frikshme pasi ka të bëjë me ushqimin e të gjithëve ne. Mishi me origjinë nga Brazili, importohet nga Kosova nga kompania “Apetit shpk”. Më pas në etiketë shkruhet se është mish i freskët nga Kosova. Sipas burimeve të “Stop”, vetëm për vitin 2023 në Shqipëri janë importuar rreth 600 mijë kg mish nga kompanitë shqiptare nga kompania “Apetit shpk”.

Dekani i Fakultetit të Bioteknologjisë në UBT, Kapllan Sulaj shpjegon se si funksionon industria e mishit, siguria ushqimore sipas standardeve të BE-së dhe karakteristikat, që identifikojnë mishin e freskët nga mishi i ngrirë me origjinë nga Brazili.

Kapllan Sulaj, Dekan, Fakulteti i Bioteknologjisë: Mishi kryesisht i importit vihet me sasira të mëdha nga Brazili dhe Argjentina. Janë këto 2 vende, të cilat kanë kapacitet të mëdha prodhuese të mishit. Nga këto, marrin dhe vendet e zhvilluara, merr dhe Gjermania, merr dhe Franca, edhe Anglia. Edhe ne i jemi përshatur legjislacionit të Bashkimit Europian. BE importon nga Argjentina dhe Brazili nga stabilimente të prodhimit të mishit të licencuara, të cilat janë inspektuar disa herë nga Bashkimi Europian dhe janë verifikuar që plotësojnë të gjitha kushtet higjeno-sanitare për prodhimin e mishit.

“Stop” u informuam se në Shkozet të Durrësit, një biznes në emër të Ilir Gjonit, shet mish të ngrirë brazilian që hyn nga Kosova përmes “Apetit shpk”. Ky tregtar na tregon si ta shkrijmë mishin 24 orë përpara dhe ta servirim si mish të freskët Kosove.

Punëtori: Me të freskët nuk ia del dot asnjëherë se ne e shofim në Durrës.

Qytetari: Ju nga e merrni zakonisht?

Punëtori: Ne punojmë me Kosovën.

Qytetari: Me Kosovën?

Qytetari: Po ky ça mishi është?

Punëtori: Ky është fileto viçi nga këto të Brazilit.

Qytetari: Është nga Brazili?

Punëtori: Po! Për byftek e përdorin këtë. Pra unë po të them çmimin drejt, si i thonë një fjale.

Qytetari: 22 mijë lekë?

Punëtori: 22 mijë lekë, që unë e çoj në restorant me koli.

Qytetari: Unë interesohem për mish viçi.

Ilir Gjoni: Unë nuk them, që jam ndër më të mirët, por te mishi i viçit sot, u bëra 1 vit e gjysëm me një fjalë që jam mirë. Nuk më mungon asnjë gjë në frigorifer. Unë shes nëpër shumica.

Qytetari: Ti ke viçat e tu, apo?

Ilir Gjoni: Unë kam mish të ngrimë, o vlla. Këtu flitet për mish të ngrirë. Pra mishi i ngrirë e kërkojnë të gjithë hotelet. Pra ti varet çfarë do. Pra ça ka viçi, muskul, knukël, shpatull, kundrafileto, fileto…

Qytetari: Po djali më tha, që ti je i lidhur me ca kosovarë.

Ilir Gjoni: Po, unë punoj me ata kosovarët.

Qytetari: Të marr 10 kile unë tani?

Ilir Gjoni: Ore unë ta bëj, sa do ti nuk e kam problem. Problemi është, që është i ngrirë, jo i freskët. Kjo fileto përdor gjithë agroturizmi vërdallë. Problemi është, që ti do marrësh atë produkt, që ty shërben. Pra ajo fileto viçit, që e merr ti këtu të ngrime, ajo lihet në frigorifer freskues për 24 orë dhe të nesërmen gatuhet. Ti s’ke për t’i thënë, që është e ngrime.

Qytetari: Këtë mishin më tha, që është i shtrenjtë ky i byftekut. Këtë e merr nga Brazili ti?

Ilir Gjoni: Të gjitha Brazili janë.

Me kamera të fshehtë, “Stop” mori rolin e biznesmenit të hotelerisë dhe porositi 1 ton mish nga “Apetit shpk” në Kosovë. Por dokumentat u bënë sikur 1 ton mish fileto vici ishte mish i freskët nga Kosova, i therur në Janar 2024. “Apetit” me ndihmën e Agjensisë së Ushqimit dhe Veterinarisë me inspektor Qenan Maxhuni bënë të mundur falsifikimin e origjinës së mishit nga Brazili në Kosovë.

Qytetari: Vij nga Shqipëria. Si venë punët?

Samiu: Mirë! Punojmë nga pak, mirë.

Qytetari: Unë interesohem për mish viçi.

Samiu: 15 Euro!

Qytetari: Unë dua të marr 1 ton sot. Të bëj parapagim dhe të ma sjellësh në Tiranë! Nga e merr ti këtë?

Samiu: Nga Brazili!

Qytetari: E Brazilit është kjo?

Samiu: Po!

Qytetari: Këto janë të..?

Samiu: Të Brazilit!

Qytetari: Këto janë ato të Brazilit, hë…?

Samiu: Po!

Samiu: Kjo është pjesë e kofshës.

Qytetari: Eh pra, eh. Shumë bukur!

Samiu: Kjo vjen diku me 7-8 atje në Tiranë.

Qytetari: Shiko, si e kanë paketuar ata!

Samiu: Kjo është muskul.

Qytetari: Kjo do lënë një ditë, që të shkrijë?

Samiu: Po! Duhet!

Qytetari: Tani. Te letrat!

Samiu: Po!

Qytetari: Që do më sjellësh, se atje në Sarandë unë s’mund t’u them atyre, që marr mish të ngrirë dhe jua jap atyre…

Samiu: Brazili.

Qytetari: Të ngrirë e ia jap atyre. M’i bën dot me letra, që e kam mish të freskët unë atë?

Samiu: Qysh? Mish kosove i freskët?

Qytetari: Hë, kshu do ma bësh!

Samiu: Po, e bëjmë!

Qytetari: Ok!

Samiu: Po ti mos i thuj kujt, që.., se unë punoj me disa kompani në Shqipëri. Mos i thuj, që kam marrë te “Apetiti”. Ç’ki me bo? Po fole, i prishe punës vetes.

Sipas marrëveshjes të Ceftës, kjo kompani nga Kosova nuk paguan taksën doganore kur eksporton mish me origjinë nga Kosova në Shqipëri.

Përfaqësues i doganës në Kosovë: Jo vetëm për produktet e mishit, por për të gjitha që kanë origjinë nga vendet nënshkruese të Ceftës, të cilat për momentin janë Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, taksa doganore ndërmjet tyre për prokute që kanë origjinë nga një vend i caktuar, në lëvizje, si në import, ashtu edhe në ekpsort eliminohet taksa doganore derisa mbeten taksa të tjera siç mund të jetë taksa e TVSH-së apo taksa e akcizës./ Tv Klan

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Skye Ecc i zbuloi pasuri të fshehura? Flamur Noka drejt arrestimit nga SPAK, aferat dhe pasuria nga i pastrehë tek shtëpia 1 milionë euro

16/09/2026

Ka mbi 6 muaj pa paguar”, avokatët e Diddy-t kërkojnë të largohen nga padia për shpifje

16/09/2026

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa të jashtëzakonshme politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

16/09/2026

“Serbët më vranë burrin dhe dy djemtë”, e mbijetuara e luftës reagon ashpër pas dënimit të krerëve të UÇK-së

16/09/2026

Kush është Charles Smith, amerikani që dënoi me 81 vjet burgim ish krerët e UÇK-së

16/09/2026

PDK kundër SHBA dhe Britanisë: Dikur e lartësonit Thaçin, sot na thoni pranojeni vendimin. Jo, ne s’e pranojmë

16/09/2026

Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

16/09/2026

Zhduku shishet e verës me vlerë mbi 1 mln euro, arrestohet kushëriri i Ergys Agasit

16/09/2026

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Skye Ecc i zbuloi pasuri të fshehura? Flamur Noka drejt arrestimit nga SPAK, aferat dhe pasuria nga i pastrehë tek shtëpia 1 milionë euro
  • Ka mbi 6 muaj pa paguar”, avokatët e Diddy-t kërkojnë të largohen nga padia për shpifje
  • Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa të jashtëzakonshme politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.