AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

by Alb Times
15/09/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!
6
SHARES
302
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria është vendosur në fokus të debatit në Kongresin amerikan, gjatë një seance dëgjimore kushtuar politikës së Shteteve të Bashkuara ndaj Ballkanit Perëndimor.

Krimi i organizuar, trafiku ndërkombëtar i narkotikëve, korrupsioni dhe integriteti i zgjedhjeve ishin ndër çështjet e ngritura për vendin tonë.

Debati për Shqipërinë u hap nga kongresmeni republikan Joe Wilson, i cili ngriti shqetësime për situatën e korrupsionit, krimit të organizuar dhe zgjedhjeve, duke drejtuar kritika edhe ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Wilson pretendoi se këto problematika po ndikohen nga qeveria shqiptare dhe foli për ekzistencën e rrjeteve të trafikut të narkotikëve. Duke kujtuar bashkëpunimin e mëparshëm mes Shteteve të Bashkuara dhe autoriteteve shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar, republikani kërkoi të dinte konkretisht se çfarë po bën aktualisht administrata amerikane për këtë çështje.

“Ne mund të luajmë një rol në monitorimin dhe promovimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Për më tepër, është raportuar se korrupsioni, krimi i organizuar dhe integriteti zgjedhor në Shqipëri po ndikohen nga qeveria e Edi Ramës, e cila, në fakt, po nxit krijimin e një rrjeti të trafikut të narkotikëve”, deklaroi Wilson.

Kongresmeni republikan vijoi duke iu drejtuar drejtpërdrejt përfaqësuesit të Departamentit amerikan të Shtetit.

“Ndër vite, Shtetet e Bashkuara kanë qenë vërtet të suksesshme në bashkëpunimin me autoritetet kundër krimit dhe trafikut të organizuar të drogës për ta trajtuar këtë çështje. Çfarë po bën administrata në përgjigje të trafikut të narkotikëve në Shqipëri?”, pyeti Wilson.

Përgjigjja erdhi nga Daniel Lawton, Zëvendësndihmës Sekretar amerikan i Shtetit, i cili konfirmoi se Uashingtoni vazhdon të bashkëpunojë me qeverinë shqiptare për goditjen e organizatave kriminale transnacionale që veprojnë nga Shqipëria.

Lawton solli në vëmendje edhe shtrirjen ndërkombëtare të këtyre grupeve, duke deklaruar se ato kanë krijuar lidhje me kartelet kriminale në Hemisferën Perëndimore.

“Kongresmen Wilson, ju falënderoj gjithashtu për këtë pyetje të rëndësishme. Mund t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara po vijojnë të punojnë me qeverinë shqiptare për të luftuar organizatat kriminale transnacionale që veprojnë atje. Këto organizata kanë lidhje ndërkombëtare me kartelet këtu, në Hemisferën Perëndimore”, deklaroi Lawton.

Në përgjigjen e tij, zyrtari i Departamentit të Shtetit veçoi edhe Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Laëton tha se institucioni shqiptar ka rezultuar “relativisht efektiv” në trajtimin e disa prej problemeve të ngritura gjatë seancës.

“Në veçanti, kemi konstatuar se Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka qenë relativisht efektive në trajtimin e disa prej çështjeve që ju ngritët”, u shpreh Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit.

Joe Wilson: Ne mund të luajmë një rol në monitorimin dhe promovimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Për më tepër, është raportuar se korrupsioni, krimi i organizuar dhe integriteti zgjedhor në Shqipëri po ndikohen nga qeveria e Edi Ramës, e cila, në fakt, po nxit krijimin e një rrjeti të trafikut të narkotikëve. Ndër vite, Shtetet e Bashkuara kanë qenë vërtet të suksesshme në bashkëpunimin me autoritetet kundër krimit dhe trafikut të organizuar të drogës për ta trajtuar këtë çështje. Çfarë po bën administrata në përgjigje të trafikut të narkotikëve në Shqipëri?

Daniel Lawton: Kongresmen Wilson, ju falënderoj gjithashtu për këtë pyetje të rëndësishme. Mund t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara po vijojnë që të punojnë me qeverinë shqiptare për të luftuar organizatat kriminale transnacionale që veprojnë atje.  Këto organizata kanë lidhje ndërkombëtare me kartelet këtu në Hemisferën Perëndimore. Në veçanti, kemi konstatuar se struktura e posaçme për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar SPAK ka qenë relativisht efektive në trajtimin e disa prej çështjeve që ju ngritët. Për mua është frymëzuese të shohim që shteti më komunist gjatë Luftës së Ftohtë tani është i lirë, ndaj ne duam që Shqipëria të ketë sukses.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.