AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

by Alb Times
15/09/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas Sali Berishës, radhën për të marrë rrugën drejt Shteteve të Bashkuara e ka Edi Rama. Dy kundërshtarët politikë në Tiranë duket se bashkohen të paktën në një pikë: udhëtimet përtej Atlantikut kanë shumë diasporë në axhendë, por shumë më pak Uashington.

Kryeministri do të jetë në SHBA për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, punimet e së cilës zhvillohen nga 22 deri më 28 shtator. Këtë vit Shqipërinë do ta përfaqësojë Rama dhe jo Presidenti Bajram Begaj, ndërsa sipas axhendës paraprake, kreu i qeverisë pritet të mbajë fjalën më 25 shtator.

Pjesëmarrja në Asamblenë e Përgjithshme, megjithatë, është pjesë e kalendarit rutinë diplomatik të shtetit shqiptar dhe jo një vizitë dypalëshe në SHBA. Ashtu si gjithë liderët e tjerë, edhe Rama do të shkrepë një foto me presidenin Trump, por kaq. Një foto rutinë.

Ndërkohë nuk rezulton të jetë njoftuar ndonjë takim i Ramës me zyrtarë të lartë të administratës amerikane. Trump bën dy vite në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe Rama deri më sot nuk ka zhvilluar asnjë vizitë zyrtare në SHBA që të pritet nga administrata vendase.

Këtu udhëtimi i Ramës ngjan jo pak me atë të Berishës. Kreu i PD-së udhëtoi së fundmi drejt SHBA-së, por aktivitetet e tij u përqendruan kryesisht te takimet me komunitetin shqiptar. Tani edhe Rama do të bëjë mijëra kilometra për të takuar shqiptarët në Amerikë, pasi nuk e pret askush nga adminsitrata e Trump.

Sipas njoftimeve të deritanishme, më 20 shtator Rama pritet të zhvillojë një takim me shqiptarët në Miçigan. Ish-ministri Dritan Demiraj ka bërë ndërkohë thirrje për protestë kundër kryeministrit gjatë këtij aktiviteti.

Një tjetër ndalesë është parashikuar më 24 shtator në Nju Jork. Rama ka pranuar ftesën për të marrë pjesë në Galanë e Komunitetit Shqiptar, të organizuar nga Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane. Në të njëjtin aktivitet janë ftuar edhe Sali Berisha dhe drejtues të tjerë politikë nga Ballkani Perëndimor.

Por pikërisht këtu shfaqet edhe detaji më interesant politik i axhendës. Në mbrëmjen ku Rama ka konfirmuar pjesëmarrjen, organizatorët kanë parashikuar të nderojnë Donald Trump me titullin “Knight of the Order of Scanderbeg”.

Në mungesë, të takimeve, duket se Rama këkron ‘ta bëjë për’ vete presidentin amerikan me dekorime të kësaj natyre, sigurisht dekorime nga larg pasi Trump nuk pritet të marrë pjesë në një aktivitet të tillë. /Pamfleti

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026

Pas kullës te Tajvani qëndron Ina Zhupa me Gulfin. Pse PD po sulmon projektin transformues? Xhelozi nga Zeni dhe dhëndri?

08/10/2026

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri
  • BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.