• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Si do të zgjedhim në 2025? Celibashi sqaron: Kodi ua lejon emigrantëve të votojnë kudo që ata ndodhen

07/08/2024
in Politikë
Si do të zgjedhim në 2025? Celibashi sqaron: Kodi ua lejon emigrantëve të votojnë kudo që ata ndodhen

Ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, i kanë hapur rrugën procesit të votimit nga jashtë për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Deklarata për këtë u bë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Sipas tij, me ndryshimet e fundit është përmbushur edhe urdhri i Gjykatës Kushtetuese, sipas së cilës Kuvendi i Shqipërisë do të duhej të plotësonte boshllëqet ligjore, me qëllim që për zgjedhjet e vitit 2025 të mundësohej votimi nga jashtë.

“KQZ ka filluar që në ditën e parë pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor nga Kuvendi i Shqipërisë, me përgatitjen e këtij procesi, duke filluar me listimin e të gjithë atyre akteve rregullatore dhe nevojave logjistike për realizimin e tij”, deklaroi Celibashi.

Ai konfirmoi se të gjithë ata qytetarë shqiptarë me të drejtë vote, të cilët gjenden në ditën e votimit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë kanë të drejtë të votojnë.

“Ka një ndryshim në lidhje me këtë çështje, krahasuar me variantin e parë, ku, sipas këtij varianti, ideja ishte që vetëm ata të cilët kishin një rezidencë të deklaruar mund të votonte. Tani, kushdo, i cili nëpërmjet një dokumenti të caktuar vërteton që gjendet jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë në ditën e votimit, ka të drejtë të ushtrojë të drejtën e votës atje ku ai është ditën e zgjedhjeve”, tha Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Celibashi u shpreh se KQZ-ja akoma nuk ka përgatitur listën e dokumenteve të cilat do të duhet të paraqesë një votues për të vërtetuar që është jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Sipas tij, regjistrimi do të bëhet përmes një platforme elektronike, e cila do të ndërtohet dhe do të administrohet nga KQZ-ja.

“Çdo qytetar shqiptar me të drejtë vote që banon jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe do që të votojë atje ku ai ka vendbanimin, do të duhet të regjistrohet nëpërmjet kësaj platforme, e cila ofron të gjithë garancitë dhe sigurinë mbi identitetin e votuesit”, u shpreh Celibashi.

Sipas tij, qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë do të votojnë vetëm nëpërmjet postës.

“Fleta e votimit do t’i dërgohet aty ku ata banojnë ose tek ajo adresë që ata do të deklarojnë nëpërmjet shërbimit postar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe do të kthehet në KQZ prej tyre nëpërmjet shërbimit postar”, shtoi ai.

Celibashi nënvizoi se numërimin dhe vlerësimin e votës së qytetarëve që kanë votuar nga jashtë e bën KQZ-ja.

“Do të përgatisim një akt normativ, i cili do të rregullojë të gjithë procesin e mbërritjes, të numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit. Për momentin ajo çfarë ka rëndësi të thuhet është që do të jetë KQZ, institucioni i cili do të bëjë numërimin dhe vlerësimin e fletëve të votimit”, tha Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

I pyetur mbi llogaritjen e votës të atyre që votojnë nga jashtë, Celibashi sqaroi se vota e atij që voton nga jashtë do të llogaritet në rezultatin e zgjedhjeve të qarkut ku ai ka regjistrin e gjendjes civile në territorin e Republikës së Shqipërisë.

“Pra, një qytetar, i cili e ka regjistrin e gjendjes civile në qarkun e Tiranës (në një nga bashkitë e qarkut të Tiranës) edhe pse ai prej vitesh mund të banojë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, në Milano, Berlin, Londër, etj., vota e tij do të llogaritet për deputetët e Qarkut të Tiranës”, shtoi ai.

/a.r

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!