AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Shumë fëmijë në mesin e 76 të vdekurve nga zjarri, si ndodhi tragjedia në Turqi

by SHT Media
22/01/2025
in Botë
6
0
Shumë fëmijë në mesin e 76 të vdekurve nga zjarri, si ndodhi tragjedia në Turqi
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të paktën 76 persona humbën jetën kur një hotel në një resort skish u përfshi nga zjarri në Turqinë veriperëndimore të martën.

Turistët e dëshpëruar u detyruan të hidheshin nga dritaret për t’i shpëtuar flakëve dhe tymit.

51 persona mbetën të lënduar, sipas ministrit të Brendshëm të Turqisë, Ali Gerlikaya.

Mes viktimave besohet se ka shumë fëmijë.

Autoritetet kanë identifikuar 52 nga të vdekurit, tha Gerlikaya.

“Dyzet e pesë trupa iu dorëzuan familjeve të tyre. Ne nuk mundëm (menjëherë) të identifikonim të tjerët”, tha ministri i Brendshëm turk, duke shtuar se ekipet e reagimit emergjent do të kryenin një kërkim përfundimtar për viktimat të mërkurën.

Qeveria caktoi gjashtë prokurorë për të udhëhequr hetimin për zjarrin, i cili besohet se ka nisur në seksionin e restorantit të hotelit. Nëntë persona u arrestuan si pjesë e hetimit për zjarrin, tha Gerlikaya. Më herët, ministri i drejtësisë Yilmaz Tundes tha se pronari i hotelit ishte në mesin e të arrestuarve për t’u marrë në pyetje.

Presidenti turk e shpalli të mërkurën ditë zie.

“Sot është ditë solidariteti, të jemi një dhe bashkë”, tha ai në platformën X, duke shtuar se kushdo që është përgjegjës do të mbajë përgjegjësi.

“Ata që shkaktuan një fatkeqësi të tillë, ata që treguan neglizhencë dhe kanë faj, do të mbajnë përgjegjësi përpara ligjit,” tha Tajip Erdogan.

Zjarri i gjeti në gjumë

Zjarri në hotelin 12-katësh Grand Kartal, i cili ndodhet në destinacionin e njohur të turizmit dimëror të Kartalkaya, shpërtheu në orën 3:27 të mëngjesit. Në atë kohë, shumica e turistëve ndodheshin në dhomat e tyre dhe flakët i gjetën duke fjetur.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. Dyshohet se zjarri mund të ketë ardhur për shkak të një rrjedhje gazi ose si pasojë e një qarku të shkurtër.

Vlerësimet e para tregojnë se zjarri ka rënë në zonën e restorantit të hotelit.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.