AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Shteti hebre ndryshon GPS, CIA lajmëron Izraelin: Irani mund t’ju sulmojë brenda 48 orëve!

by SHT Media
04/04/2024
in Botë
6
0
Shteti hebre ndryshon GPS, CIA lajmëron Izraelin: Irani mund t’ju sulmojë brenda 48 orëve!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

CIA ka dhënë një paralajmërim serioz për Izraelin: Irani mund të tentojë një sulm ndaj shtetit hebre gjatë 48 orëve në vijim, si reagim për bombardimet në konsullatën e tij në Damask të Sirisë.

Këtë e raporton media Haaretz, që shkruan se sulmi nga Teherani mund të ndodhë me një shi raketash dhe dronësh ndaj bazave dhe zonave strategjike brenda izraelit.

Frikën për një zgjerim të luftës në Lindjen e Mesme e shton më shumë kërcënimi nga lideri suprem i Iranit, ajatollahut Ali Khamenei, se do “t’i bëjë sionistët të pendohen për sulmin në Damask”.

“Ky dështim i izraelit në Gaza do të vazhdojë, po ashtu edhe këto përpjekje të dëshpëruara në Siri. Sigurisht, ne do t’u japim atyre një shuplakë për këtë veprim. Ata kanë rënë në kurthin e tyre dhe nuk ka shpëtim. Çdo ditë që regjimi sionist vazhdon që të jetë në Gaza aq më afër do të jetë rënia dhe shkatërrimi i tij.”, thotë Ali Khamenei, lider suprem i Iranit.

Marrë shkas nga kërcënimet, Izraeli ka nisur me ndryshimin e qëllimshëm të shërbimeve GPS në të gjithë vendin, siç thuhet, për të parandaluar sulme të mundshme me raketa e dronë nga Irani.

Një tjetër masë e ndërmarrë nga shteti hebre është ajo e thirrjes së rezervistëve të mbrojtjes ajrore për shërbim në ushtri dhe e anulimit të të gjitha lejeve për forcat e armatosura. Përkundër situatës së tensionuar, sulmet në Gaza nuk kanë ndalur.

Në 24 orët e fundit raportohen 62 palestinezë të vrarë, mes tyre dhe fëmijë, gjë që e ka çuar bilancin në shifra tragjike: më shumë se 33 mijë palestinezë janë vrarë që nga nisja e luftës, tetorin e kaluar, me shumicën prej tyre fëmijë dhe gra.

Kjo vjen teksa pritet një bisedë e rëndësishme mes presidentit amerikan, Joe Biden, dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, të cilin do ta kritikojë ashpër për vrasjen e punonjësve humanitarë dhe numrin e lartë të civilëve që kanë humbur jetën në Gaza.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara konfirmojnë se krijimi i një shteti palestinez të pavarur duhet të bëhet përmes negociatave me Izraelin dhe jo në Kombet e Bashkuara.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026

“U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

17/09/2026

Nga torturat te vrasja e 96 personave/ Pse i dënoi Haga katër ish-krerët e UÇK-së

17/09/2026

Sa kushtoi vizita në SHBA? Berisha e pranon hapur, viza u sigurua falë milionave

17/09/2026

Doktor Mziu dyqan rrobash te Rruga e Kosovarëve dhe biznes shit-blerje pronash, dërgesa parash të dyshimta nga Anglia dhe Greqia, vilë me ‘punë krahu’

17/09/2026

Çoi padashje një video pornografike në një bisedë me shoqet, si u zbulua abuzimi i 12-vjeçares në Tiranë. Hetuesit u tronditën nga pamjet

17/09/2026

Korreshi ironizon Qeverinë: Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te inteligjenca artificiale! Patronazhistët dinë nëse i kemi prerë thonjtë apo jo

17/09/2026

Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

17/09/2026

SPAK nis hetimet për ngërçin me pagat e magjistratëve, agjentët e BKH ‘zbarkojnë’ te Ministria e Financave

17/09/2026

Ngjarje e rëndë në Tiranë, tezja dhe djali i hallës përfshijnë 12-vjeçaren në marrëdhënie seksuale

17/09/2026

Regjistrohen 1,143 hektarë tokë me dokumente të falsifikuara, në pranga dy ish-drejtorë të Kadastrës

17/09/2026

“Gjykata që dënoi Thaçin do dënonte dhe George Washingtonin”

17/09/2026

Dënimi me 81 vite burg i ish-liderëve të UÇK, Vuçiç del në konferencë dhe ankohet: Nuk janë dënuar për krime kundër njerëzimit

17/09/2026

“Jam i shokuar dhe i zemëruar”/ Gjenerali i NATO-s, Wesley Clark: S’ka asnjë dëshmi që justifikon dënimin e krerëve të UÇK-së

17/09/2026

Italia heq taksën rrugore për 14.5 milionë automjete në prag të zgjedhjeve

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së
  • “U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.