AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Shqiptari u ekzekutua një vit më parë, lirohet autori! Dëshmon vëllai i viktimës: Ja çfarë iu thamë fëmijëve

by SHT Media
20/04/2025
in Kronikë
6
0
Shqiptari u ekzekutua një vit më parë, lirohet autori! Dëshmon vëllai i viktimës: Ja çfarë iu thamë fëmijëve
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbi një vit pas vrasjes së Bledar Dedjas, një 39-vjeçar shqiptar që u gjet i pajetë në një pyll në Paderno del Grappa më 21 janar 2024, familja e tij ka pwrjetuar dhimbjen edhe një herë.

Shkak është bërë lajmi për lirimin nga burgu të të riut 19-vjeçar që kishte pranuar autorësinë e krimit.

“Është sikur vëllain tim e kanë vrarë për herë të dytë. Kanë kaluar vetëm pak më shumë se 12 muaj dhe vrasësi është tashmë jashtë. Thonë se do të qëndrojë në një komunitet si pjesë e një prove. Kjo nuk është drejtësi”,  shprehet me zemërim dhe dëshpërim Antim Dedja, vëllai i madh i viktimës.


Trupi i Bledarit u gjet mëngjesin e së dielës, më 21 janar 2024, në zonën e pyllëzuar të Via Dei Carpini.

“Të gjithë ishim shumë të shqetësuar. Gruaja e tij na telefonoi dhe na tha që nuk ishte kthyer në shtëpi. Herën e fundit që e pashë ishte të shtunën pasdite. Më tha se do të shkonte në punë. Për ne, ai ishte një baba i përkushtuar, një punëtor i ndershëm që me djersën e ballit kishte blerë një shtëpi. Kohët e fundit kishte disa debate me bashkëshorten, e cila mendonte të kërkonte divorc, por ne nuk dinim çfarë po ndodhte saktësisht”, rrëfen Antimi.

 “Ne ndërpremë edhe abonimin në TV me pagesë të prindërve tanë në Shqipëri që të mos mësonin të vërtetën. Nëna jonë është e shkatërruar, merr ilaçe, nuk fle dhe qan çdo natë. Unë jam në Australi me të tani dhe nuk di më çfarë të bëj”, shtoi ai.

Adoleshenti që pranoi vrasjen u lirua nga burgu dhe është vendosur në një qendër rehabilitimi për shkak të problemeve të shëndetit mendor dhe historisë së dhunës në familje.

“Nëse kishte probleme, duhej të shkonte në polici. Edhe sikur vëllai im të kishte bërë gabime në jetën e tij private, nuk e meritonte të vritej. Dhe tani, vrasësi është i lirë, ndërsa Bledari nuk mund të flasë për veten. Nuk është e drejtë”, deklaroi vëllai i viktimës.

“Fëmijëve të Bledarit u thamë se babai i tyre kishte një aksident. Ata nuk dinë asgjë për atë që ndodhi me të vërtetë. Dhe unë shpresoj që kurrë të mos e mësojnë,” përfundon Antim.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.