• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Shqiptarët e dënuar për krime, heqje të nënshtetësisë britanike pa paralajmërim. Rasti i parë Gjelosh Kolicaj

20/04/2025
in Kronikë
Shqiptarët e dënuar për krime, heqje të nënshtetësisë britanike pa paralajmërim. Rasti i parë Gjelosh Kolicaj

Ministria e Brendshme Britanike Home Office bashkë me NCA, Agjencinë Kombëtare Kundër Krimit të Organizuar, krahas arrestimit dhe dënimit të shqiptarëve të përfshirë në krimin e organizuar, po ndërmerr edhe një hap tjetër.

Tabloidi The Sun të cilit i referohet Top Channel përmes një shkrimi tregon se krahas dënimit shqiptarëve të dënuar për krimet do t’i hiqet edhe shtetësia britanike e përfituar prej tyre pas pranimit të azilit.

Ky është një tjetër hap për tu përballur me krimin e organizuar shqiptarë në shtetin ishull.


The Sun vendosur në fokus të shkrimit shqiptarin Gjelosh Kolicaj i cili u dënua me 8 vite burg në 2018 pasi pranoi akuzat për pastrim parash.

Gjelosh Kolicaj së bashku me të vëllanë Jan Kolicaj dhe Faton Syberi ishin të përfshirë në transportin e 8 milion stërlinave nga Anglia në vende të ndryshme të Europës dhe Shqipëri.

Shkrimimi i plotë i The Sun përkthyer nga Top Channel:

Ministria e Brendshme apelon vendimin e gjyqtarëve “të butë” që ndaloi heqjen e nënshtetësisë britanike për kriminelët e rëndë pa paralajmërim.

Ministria e Brendshme është duke apeluar një vendim të marrë nga gjyqtarë të cilësuar si “të butë”, i cili ndalon heqjen e nënshtetësisë britanike për kriminelët e rëndë pa i njoftuar më parë.

Kjo taktikë, relativisht e panjohur e Ministrisë së Brendshme, parandalonte kriminelët e rëndë me dy pasaporta që të hiqnin dorë nga nënshtetësia e tyre e huaj – çka do t’i linte pa shtetësi, gjë që është e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Por Gjykata e Apelit tha se kjo metodë, e përdorur pas rastit të përdhunuesve nga Rochdale, të cilët hodhën pasaportat pakistaneze për të shmangur deportimin, nuk u jepte individëve mundësinë për t’u mbrojtur në mënyrë të drejtë.

Ky vendim lejoi që “bosi drejtues” i krimit të organizuar, shqiptari Gjelosh Kolicaj, 42 vjeç, të qëndronte në Mbretërinë e Bashkuar për arsye që lidhen me të drejtat e njeriut.

Pastruesi i parave, i dënuar për kontrabandimin e 8 milionë paundëve me valixhe nga Britania në Shqipëri, pretendoi se ish-sekretarja e Brendshme, Priti Patel, e kishte trajtuar padrejtësisht, duke i dhënë vetëm 30 minuta njoftim kur iu hoq nënshtetësia britanike në vitin 2021.

Ai u burgos për 6 vjet në vitin 2018, dhe Agjencia Kombëtare e Krimit paralajmëroi se ai do të mbetej një kërcënim edhe pas lirimit.

Një vlerësim i brendshëm i Ministrisë së Brendshme shprehej: “Heqja e nënshtetësisë britanike të Kolicajt do të ishte në interes të publikut, pasi do të ndihmonte në parandalimin dhe pengimin e krimit të mëtejshëm, sidomos nga grupi kriminal ku ai kishte rol drejtues.”

Më 22 janar 2021, Kolicaj u njoftua se statusi i pasaportës së tij ishte “në shqyrtim”. Vetëm 30 minuta më vonë, u informua se ishte lëshuar urdhri për heqjen e saj.

Në letrën e njoftimit, znj. Patel shkruante: “Veprat për të cilat jeni dënuar janë shumë të rënda dhe përfshijnë organizim dhe bashkëpunim me të tjerë. Jam e bindur që përfshirja juaj në krimin e organizuar e justifikon këtë vendim.”

Babai i katër fëmijëve pretendoi se nuk kishte pasur mundësi të drejtë për të kundërshtuar urdhrin, i marrë në bazë të Seksionit 40(2) të Aktit për Shtetësinë Britanike të vitit 1981.

Ligji i lejon Sekretarit të Brendshëm të heqë në mënyrë të njëanshme nënshtetësinë britanike të një personi me dy shtetësi, nëse ky veprim nuk e lë atë pa shtetësi.

Ky ligj u përdor më së shumti në rastin e Shamima Begum, nusja e ISIS-it, në vitin 2019.

Kolicaj pretendoi se mungesa e kohës për të dhënë përgjigje përbënte shkelje të të drejtave të tij njerëzore. Një gjyqtar “i butë” e pranoi këtë pretendim.

Gjykatësi Lord Edis tha: “Z. Kolicaj është privuar nga shtetësia pa pasur mundësinë të japë asnjë arsye pse kjo nuk duhet të ndodhte.”

Megjithatë, gjykata nuk dha udhëzime se si Ministria e Brendshme mund ta bënte procedurën më të drejtë për kriminelët e huaj. Ai shtoi: “Njoftimi dhe urdhri ishin të padrejtë në mënyrë procedurale dhe duhet të anulohen. Nuk është detyra e gjykatës të krijojë një procedurë që do të ishte e drejtë.”

Ai akuzoi drejtpërdrejt zonjën Patel për “shkelje të detyrimeve për drejtësi në emër të efikasitetit”.

Ky vendim mund të hapë rrugën që qindra kriminelë të tjerë të huaj, të cilëve u janë hequr pasaportat britanike, të pretendojnë se nuk janë njoftuar në kohë.

Të paktën dy nga abuzuesit në Rochdale hoqën dorë nga nënshtetësia pakistaneze pasi u informuan se pasaportat britanike ishin në shqyrtim – Qari Abdul Rauf dhe Adil Khan – të cilët vazhdojnë të jetojnë në Rochdale më shumë se një dekadë pas dënimit.

Kolicaj fitoi nënshtetësinë britanike në vitin 2009 përmes një martese me një grua britanike, por më vonë u nda dhe u martua me një shqiptare tjetër. Ai ka dy fëmijë me gruan e dytë, por mbajti pasaportën britanike nga martesa e parë.

Pas marrjes së nënshtetësisë, besohet se filloi të përdorte pasaportën për të dërguar valixhe të mbushura me para jashtë vendit. Ai dhe vëllai i tij, Jak, drejtuan një grup prej katër vetash që realizuan 80 udhëtime për dy vjet nga aeroporti i Stansted në vende të ndryshme të Europës.

Ata ranë në pranga pasi policia kapi dy çanta që përmbanin përkatësisht 180 mijë dhe 100 mijë paund në para të gatshme.

Kolicaj më parë kishte fituar një rast gjyqësor, duke u mbështetur në Nenin 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që garanton jetën private dhe familjare.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha: “Të huajt që kryejnë krime nuk duhet të kenë asnjë dyshim se ne do të bëjmë gjithçka për të siguruar që ata të mos jenë të lirë në rrugët e Britanisë, përfshirë dëbimin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.”

Më të lexuarat

  • Rama “zbulon” arsyen e protestave: Shqiptarët jetojnë më mirë, ndaj dalin në shesh!

    Rama “zbulon” arsyen e protestave: Shqiptarët jetojnë më mirë, ndaj dalin në shesh!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Me 4 mln euro zgjidhej problemi i zjarreve”, Artan Hoxha: Rama premtoi avion Canadair 5 vite më parë, lekët ja dha Kaney West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Më vodhët votat, nuk frymëzoni më”/ Ish-aleati i Berishës, Nard Ndoka akuza të forta për PD, përplaset me Telitin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hungaria mbyll epokën Orbán: Magyar shkarkon presidentin dhe nis çmontimin e sistemit të vjetër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mensa familjare e Blerjana Binos dhe avullimi i fondeve të BE-së me SCiDEV, si i ndan paratë e donatorëve me burrin dhe dy kunatat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Thirret në SPAK Eral Myftaraj, “sheiku” i tenderave që përfitoi 60 milionë euro me mburojën e Bledi Çuçit dhe bandave të Elbasanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Albanian Marketing Academy, kurse profesionale apo kurse për “terrorizëm” online? Pronari i saj Enea Doku pjese e bandës linçuese të bizneseve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pse revolucioni u shua dhe ‘xhiron’ me moton, ‘të bëjmë dhe pak dëm’?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “CEZ-DIA”/ SPAK kërkon 5 vite burg për Fatime Kryemadhin dhe sekuestrimin e vilës në Kodrën e Diellit, ja pretenca për të tjerët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SHBA rikthen bllokadën ndaj Iranit, Trump vendos tarifë në Hormuz: Anijet duhet të na paguajnë 20 për qind

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!