• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Jetë

Rilindja “hap thesin”, josh turistët me një Tiranë që nuk ekziston më

28/03/2024
in Jetë
Rilindja “hap thesin”, josh turistët me një Tiranë që nuk ekziston më

Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të vogël në mediat vendase. TV-të dhe gazetat on line të propagandës, brohoritën me të madhe për këtë sukses të ri të vendit, të udhëhequr nga rilindja.

Ndërsa pak gazetarë skrupulozë, nga ata që dinë të lexojnë mes reshtave, vunë re një detaj të vogël që fshihte një anomali të madhe. Në fotot ilustruese të këtij artikulli, ishin fiksuar me gjithë magjinë e tyre godinat historike të Tiranës, po nuk dukeshin gjëkundi rokaqiejt që po i marrin frymën asaj. Kështu, në “kartolina” shihej ende ndërtesa e pashembur e Teatrit Kombëtar, nga hapsira përballë tij shquhej minarja e xhamisë tashmë e fshehur pas kullave, ndërsa nga sheshi Skënderbej dukej sahati pa grataciela në sfond.

Pra, turistët që ftohen të vizitojnë Tiranën e sotme gënjehen me karremin e një qyteti që ne tashmë e kemi zhdukur.

Pavarësisht se edhe Lapsi.al, ashtu si disa media të tjera të pavaruara, e pa nga ky këndvështrim këtë manipulim me imazhet, thelbi i kësaj historie qëndron tjetërkund. Lajmi nuk është më te retushimi i fotove me kulla, për të cilat Erion Veliaj (linku poshte) ka thyer rekorde qesharakëzimi. Debati nuk qëndron as vetëm te hipokrizia e atyre që kur japin leje i stigmatizojnë kritikët si kullofobë, ndërsa kur reklamojnë veten, i pastrojnë nga sfondi këto monumente të pastrimit të parave.

Prezenca e “fotove gënjeshtare” në artikull tregon një gjë tjetër. Deri sa aty gjenden imazhet pa kulla që propogandon pushteti, të shtohen dyshimet se “Vanity Fair” nuk ka bërë një artikull gazetaresk, por një shkrim të sponsorizuar. Pra, revista italiane nuk ka sjellë këtu bashkë me gazetaren edhe fotoreporterin e saj, për të pasqyruar Tiranën siç është sot, po e ka ilustruar tekstin me imazhet që i kanë servirur porositësit.

Edhe deri këtu gjithçka është normale. Qeveria pavarësisht se nuk e pranon, bën mirë që paguan për promovimin e turizmit në tregun ndërkombëtar. Madje ajo e ka detyrim ta bëjë një gjë të tillë.

Por, problemi nis kur fillojnë e kërcasin boritë lokale të propaganës. I pari që e postoi linkun e Vanity Fair ishte Edi Rama, i cili me një lehtësi të habitshme, që do të bënte të nënqeshte çdo gazetar italian, e ngriti në rangun e revistës prestigjoze. Menjëherë mediat që i besojnë kryeministrit njësoj si një profeti, Shqiptarja.com, TV Klan, Koha Jonë, raportuan për ngjarjen e madhe që zuri vend në faqet e “prestigjozes” italiane. Mbarë pesazhi mediatik u përmbyt nga propoganda e atyre që nga izolimi i ballkonit të vet, Sali Berisha u ngjiti nofkën “tele-turizmi”.

Pikërisht këtu qëndron e vërteta e trishtë e këtij manipulimi. Jo vetëm te fakti që rilindja paguan për të joshur turistët e huaj me një Tiranë që nuk ekziston më. Por se ajo, mbi të gjitha, gënjen shqiptarët për t’u shitur një fabul të paqenë. Duke përdorur artikuj që i ka sponsorizuar vetë, ajo u imponon atyre rrëfimin e një Shqipërie aq të lulëzuar, sa po tërbon dhe mediat ndërkombëtare./LAPSI

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!