AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Revanshi i Imamoglu, çfarë e shkaktoi humbjen historike të Erdoganit në zgjedhje

by SHT Media
01/04/2024
in Botë
6
0
Revanshi i Imamoglu, çfarë e shkaktoi humbjen historike të Erdoganit në zgjedhje
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shumica e mediave ndërkombëtare e cilësojnë si historike humbjen e partisë së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në zgjedhjet lokale të së dielës, me humbjen më të madhe të shkaktuar në Stamboll, ku Ekrem Imamoglu u rikonfirmua me 11% diferencë nga kandidati i AKP, Murat Kurum.

Bloomberg në një analizë pas publikimit të rezultateve finale, e përshkruan kryebashkiakun aktual të Stambollit si një “armik” të Erdoganit, duke kujtuar se ishte ai që në vitin 2019 i kishte dhënë fund kontrollit 25-vjeçar të qendrës financiare turke nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP).

“Rezultati i së dielës do të jetë një nxitje e madhe për popullaritetin e Ekrem Imamoglu, pasi kryebashkiaku i Stambollit fitoi me më shumë se 11 pikë ndaj të zgjedhurit të Erdoganit, Murat Kurum , ndërsa sondazhet po flisnin për një betejë votë për votë në zgjedhjet për qytetin më të madh turk”, shkruan Bloomberg.

“Ky është vetëm fillimi“, tha Imamoglu të dielën përpara një ‘deti’ me flamuj të kuq turq, me kryebashkiakun e Stambollit që festoi nën zhurmën e këngëve patriotike.

Duke dashur, në fakt, të shfaqej unifikues, përballë vizionit për të qenë kundërshtari i madh i Erdoganit në zgjedhjet e 2028-ës, Imamoglu të hënën në mëngjes postoi një video të shkurtër në platformën X me mesazhin: “Fituan 16 milionë Stambollinjë“.

Sipas Bloomberg, disfata e Erdoganit i atribuohet gjendjes së ekonomisë. Nga njëra anë, inflacioni i pakontrolluar dhe nga ana tjetër, kostot më të larta të huamarrjes që nga ardhja në pushtet e presidentit aktual të Turqisë.

Rezultatet tregojnë se turqit ia kthyen shpinën AKP-së në pjesën më të madhe të vendit, por disfata për partinë e Erdoganit ishte më dramatike në zonat urbane. “Votuesit duket se e kanë ndëshkuar AKP-në dhe kandidatët e saj për vështirësitë financiare me të cilat po përballen“, tha drejtori i çështjeve evropiane të Eurasia Group, Emre Peker. Sipas tij, “Erdogan nuk është më imun ndaj shqetësimeve të votuesve për ekonominë, të cilën ai e anashkaloi në maj 2023 për t’u rizgjedhur President”.

AKP fitoi në 24 bashki, nga 39 që kishte në 2019. Në total, CHP fitoi 36 bashki nga 81 provincat e Turqisë, duke hyrë në disa nga bastionet e partisë së Erdoganit. Partia kryesore opozitare fitoi 37% të votave kombëtare, krahasuar me 36% që mori partia e Presidentit, duke shënuar fitoren më të madhe elektorale të CHP që kur Erdogan mori pushtetin dy dekada më parë.

Faktori islamist

Analiza e Bloomberg ia atribuon gjithashtu një pjesë të humbjes së Erdogan vendimit të Partisë Islamike të Mirëqenies për të paraqitur kandidatët e saj, duke i dhënë fund kështu aleancës së saj me AKP-në. Kandidatët nga Partia e Prosperitetit, e cila ka kritikuar politikat ekonomike të Erdoganit si dhe tregtinë e vazhdueshme me Izraelin, mblodhën më shumë se 6% të votave.

Megjithatë, sipas bashkëkryetarit të konsulencës Teneo, Wolfgang Piçoli, rezultati i zgjedhjeve nuk ka gjasa të përcaktojë distancën midis Erdoganit dhe grupit të politikëbërësve kryesorë ekonomikë, të kryesuar nga Ministri i Financave Mehmet Simsek. Siç shpjegon Piçoli, rreziku kryesor sipas planit politik të Simsek, i cili përfshin disiplinën fiskale dhe normat e larta të interesit për të zbutur inflacionin, është se Erdogan do të luftojë për të mos rritur pagën minimale dhe pagat e pensionistëve në gjysmën e dytë të vitit 2024.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Skye Ecc i zbuloi pasuri të fshehura? Flamur Noka drejt arrestimit nga SPAK, aferat dhe pasuria nga i pastrehë tek shtëpia 1 milionë euro

16/09/2026

Ka mbi 6 muaj pa paguar”, avokatët e Diddy-t kërkojnë të largohen nga padia për shpifje

16/09/2026

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa të jashtëzakonshme politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

16/09/2026

“Serbët më vranë burrin dhe dy djemtë”, e mbijetuara e luftës reagon ashpër pas dënimit të krerëve të UÇK-së

16/09/2026

Kush është Charles Smith, amerikani që dënoi me 81 vjet burgim ish krerët e UÇK-së

16/09/2026

PDK kundër SHBA dhe Britanisë: Dikur e lartësonit Thaçin, sot na thoni pranojeni vendimin. Jo, ne s’e pranojmë

16/09/2026

Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

16/09/2026

Zhduku shishet e verës me vlerë mbi 1 mln euro, arrestohet kushëriri i Ergys Agasit

16/09/2026

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Skye Ecc i zbuloi pasuri të fshehura? Flamur Noka drejt arrestimit nga SPAK, aferat dhe pasuria nga i pastrehë tek shtëpia 1 milionë euro
  • Ka mbi 6 muaj pa paguar”, avokatët e Diddy-t kërkojnë të largohen nga padia për shpifje
  • Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa të jashtëzakonshme politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.