• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Sulm ndaj Evropë? Marrëzi

28/03/2024
in Botë
Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Sulm ndaj Evropë? Marrëzi

Rusia nuk ka ndërmend të sulmojë Europën apo ndonjë vend të NATO-s, as Poloninë, shtetet Baltike apo Republikën Çeke, por nëse Perëndimi do të furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë F-16, atëherë do t’i rrëzojë “kudo që të jenë”. Kështu ka deklaruar të mërkurën presidenti Vladimir Putin duke folur me pilotët ushtarakë në një qendër të aviacionit në Tver, në veri-perëndim të Rusisë, në udhëtimin e tij të parë pas rizgjedhjes për një mandat të pestë në Kremlin. Sipas Putin, vendet perëndimore “frikësojnë popullsinë e tyre me një “kërcënim të mundshëm rus” për të justifikuar tkurrjen e ekonomive të tyre dhe cilësinë e jetës.

Më tej ai shtoi, “Ne nuk kemi synime agresive ndaj këtyre shteteve” “Kurrë nuk do të kishim bërë asgjë në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndodhur një grusht shteti dhe më pas operacionet ushtarake në Donbas”. 

“Ata e filluan luftën në vitin 2014,” tha ai, duke e përcaktuar kryengritjen e Maidan të tetë viteve më parë si një grusht shteti dhe të denoncojnë shkeljen e Marrëveshjeve të mëvonshme të Minskut.

Sipas transkriptit të takimit të shpërndarë të enjten nga Kremlini, Putin ka ribërë të qartë: “Pra, kjo është një absurditet total, ideja e një sulmi ndaj vendeve të tjera – Polonia, shtetet baltike dhe madje edhe çekët kanë frikë. Janë thjesht budallallëqe, një mënyrë tjetër për të mashtruar popullatën dhe për të shtrënguar njerëzit të paguajnë shpenzime shtesë, duke i detyruar ata të mbartin këtë barrë mbi supet e tyre. Kjo është e gjitha”.

Ndërsa për ata që pyetën nëse do të lejohej goditja e avionëve luftarakë F16 që Perëndimi ka premtuar të dërgojë në Ukrainë edhe në aeroportet e NATO-s, Putin u përgjigj se të tillë avionë nuk do të ndryshojnë “situatën në fushën e betejës” në Ukrainë.

“Dhe ne do t’i shkatërrojmë avionët ashtu siç shkatërrojmë sot tanket, automjetet e blinduara dhe pajisjet e tjera, përfshirë lëshuesit e raketave. Sigurisht, nëse do të përdoren nga aeroportet e vendeve të treta, ato do të bëhen për ne objektiva të ligjshme, kudo që të jenë. Dhe F-16 janë gjithashtu mbartës të armëve bërthamore, dhe ne do të duhet të marrim këtë në konsideratë”

Këto deklarata që sipas ish-këshilltarit presidencial dhe politologut Sergej Markov, janë “një paralajmërim i qartë’ i Putin për vendet e NATO-s: nëse do të hiqni dorë nga aeroportet tuaja për operacionet e luftimeve të forcave të armatosura ukrainase, ne do t’i godasim. Problemi është se në Ukrainë, aktualisht nuk ka aeroporte për F-16. Prandaj, NATO po vlerëson mundësinë e nisjes së avionëve ukrainas F16 nga aeroportet në Poloni dhe Rumani. Ndërsa Putin i paralajmëron: “Atëherë do i godasim” / Ky eshte artikull i publikuar nga La Repubblica gazetar Rosalba Castelletti. Perktheu shqiptarja.com

Më të lexuarat

  • Sulmet në Hormuz ndezin sërish ‘gjakrat’, Trump kërcënon Iranin: Keni shkelur marrëveshjen!

    Sulmet në Hormuz ndezin sërish ‘gjakrat’, Trump kërcënon Iranin: Keni shkelur marrëveshjen!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shteti në gjunjë para “SORI-AL”, Andis Salla justifikon kompaninë që helmoi 4 herë studentët e policisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mafia “Orbán” i kushtoi Hungarisë 20-25 miliardë euro, si po tenton ta çmontojë Magyar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 300 lekë për të ‘shuar’ revoltën/ Manovra e Ramës, indekson pensionet dhe josh me kredi të buta administratën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arsyet që protesta nuk ka nxjerrë lidershipin e saj

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Irani në protestën e Tiranës, Meçe: Strukturat e ligjit po bëjnë detyrën! Protestën e drejton Berisha dhe dy aleatët e tij të ngushtë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kulla brenda PS! Vëllai i Gramos Sakos dhe ortaku i vëllait të ministrit Ermal Nufi marrin leje për 27 katësh

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vëllai i Termet Peçit, Vojo, oficeri i antikrimit që rrethoi 10 mijë m² plazh publik me tel me gjëmba në Porto Palermo

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si e privatizoi Berisha protestën e flamingove me sfond iranian, lidhjet me Teheranin dhe Al-Qaida-n

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Baçi: Berishës i ka ikur sheshi. PD nuk e mbështeti protestën për 8 ditë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!