AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Sociale

Protestat, Këshilli Ndërfetar: E ardhmja nuk ndërtohet mbi frikën e shkatërrimin! Apel për dialog, jo përplasje!

by Alb Times
16/10/2026
in Sociale
6
0
Protestat, Këshilli Ndërfetar: E ardhmja nuk ndërtohet mbi frikën e shkatërrimin! Apel për dialog, jo përplasje!

Foto: Kryesore

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë në një deklaratë u bën thirrje qytetarëve dhe institucioneve për përgjegjësi, respekt të ligjit dhe dialog kombëtar, duke theksuar se protestat paqësore janë vlerë demokratike, ndërsa dhuna dhe shkatërrimi i pronës nuk mund të justifikohen.

Sipas përfaqësuesve të komuniteteve fetare zyrtare në Shqipëri e ardhmja e këtij vendi nuk mund të ndërtohet përmes dhunës.

‘”Si përfaqësues të komuniteteve fetare zyrtare në Shqipëri, besojmë se paqja nuk nënkupton heshtje përballë padrejtësisë, drejtësia nuk mund të ndërtohet përmes dhunës dhe autoriteti nuk mund të ushtrohet pa përgjegjësi.”- thuhet në deklaratën e tyre.

Deklaratë e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë

Apel për paqe, drejtësi, përgjegjësi dhe dialog kombëtar.

Paqja është përgjegjësi e përbashkët. Drejtësia është detyrim. Respekti për njeriun është themeli që na bashkon. E ardhmja e Shqipërisë është në duart e brezave që po rrisim sot, ndaj kemi detyrimin t’u lëmë një vend ku drejtësia frymëzon shpresë dhe bashkëjetesa bëhet vlerë e trashëguar. Shqetësimet e qytetarëve dhe të studentëve meritojnë të dëgjohen me seriozitet, ndërsa institucionet kanë përgjegjësinë të japin përgjigje konkrete, transparente dhe në përputhje me ligjin.

Si përfaqësues të komuniteteve fetare zyrtare në Shqipëri, besojmë se paqja nuk nënkupton heshtje përballë padrejtësisë, drejtësia nuk mund të ndërtohet përmes dhunës dhe autoriteti nuk mund të ushtrohet pa përgjegjësi. Traditat tona fetare na bashkojnë në mbrojtjen e jetës, dinjitetit njerëzor, mëshirës, drejtësisë dhe respektit për tjetrin, pavarësisht bindjeve apo qëndrimeve që përfaqësojmë

Këshilli Ndërfetar rikujton se e drejta për të protestuar paqësisht është një vlerë themelore demokratike, ndërsa dhuna, shkatërrimi i pronës dhe cenimi i të drejtave të të tjerëve nuk mund të justifikohen nga asnjë pakënaqësi apo qëllim.

Dëmtimi i një biznesi familjar prek drejtpërdrejt jetesën e një familjeje; cënimi i një institucioni arsimor prek të drejtën për dije dhe siguri; ndërsa mosrespektimi i një përfaqësie diplomatike dhe i simboleve të saj cenon parimet e respektit të ndërsjellë dhe të bashkëjetesës ndërkombëtare.

Mendojmë se në këto momente, vendi ka nevojë për më pak akuza dhe më shumë dëgjim, për më pak përplasje dhe më shumë përgjegjësi, për më pak ndarje dhe më shumë dialog. Asnjë palë nuk duhet ta shohë tjetrën si armike, por si pjesë të së njëjtës shoqëri, me të drejta, detyrime dhe përgjegjësi të përbashkëta.

Apeli ynë është për të gjithë: qytetarët të dëgjohen, institucionet të përgjigjen, drejtësia të garantohet, ligji të respektohet dhe paqja të mbrohet. E ardhmja e Shqipërisë nuk ndërtohet mbi frikën, shkatërrimin dhe përçarjen, por mbi dinjitetin, besimin e ndërsjellë dhe vullnetin për të gjetur zgjidhje paqësore.

Me përulësi i drejtohemi të gjitha palëve të zgjedhin dialogun mbi konfliktin dhe përgjegjësinë mbi përshkallëzimin, duke vendosur mbi çdo interes të ngushtë të mirën e përbashkët, sigurinë e qytetarëve dhe paqen shoqërore.

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë

Burimi: Kryesore

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Protestat, Këshilli Ndërfetar: E ardhmja nuk ndërtohet mbi frikën e shkatërrimin! Apel për dialog, jo përplasje!

16/10/2026

Policia i kap në flagrancë, Gjykata i liron! Vetëm një prej protestuesve mbetet në qeli

16/10/2026

“Berisha sponsor i dhunës”, Gazetari: Të hyjmë njëherë në BE, pastaj të protestojmë si francezë

16/10/2026

SPAK merr zyrtarisht nën hetim ish-ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka

16/10/2026

Armëpushimi energjetik i shpallur nga Trump, Von der Leyen: Rusia nuk e respektoi marrëveshjen, do të rrisim presionin

16/10/2026

Korçë, arrestohen dy persona dhe procedohen penalisht 23 të tjerë, 15 prej tyre të mitur

16/10/2026

Sekretarja e re e shtypit në Shtëpisë së Bardhë pranon se nuk ka kaluar provimin e avokatisë, ankesë ndaj saj në Kaliforni

16/10/2026

Kush janë urdhëruesit e dhunës në Shqipëri?

16/10/2026

A flasim një herë të vetme troç, dreqi ta hajë!

16/10/2026

Ekskluziviteti që rrezikon të kthehet monopol

16/10/2026

Kur flakët prekin shtëpinë e arsimit

16/10/2026

Shiste kokainë pranë shkollave të mesme, arrestohet në flagrancë 31-vjeçari

16/10/2026

Maduro dhe gruaja e tij paraqiten në gjykatë, mohojnë akuzat për kryerjen e torturës

16/10/2026

Tragjike në SHBA/ Një person hyn i armatosur në një shkollë fillore, 4 viktima e disa të plagosur

16/10/2026

Kush po i nxjerr fëmijët në rrugë? Zbulohen mesazhet anonime për bojkot të shkollave dhe pjesëmarrje në protesta

16/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Protestat, Këshilli Ndërfetar: E ardhmja nuk ndërtohet mbi frikën e shkatërrimin! Apel për dialog, jo përplasje!
  • Policia i kap në flagrancë, Gjykata i liron! Vetëm një prej protestuesve mbetet në qeli

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.