AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Armëpushimi energjetik i shpallur nga Trump, Von der Leyen: Rusia nuk e respektoi marrëveshjen, do të rrisim presionin

by Alb Times
16/10/2026
in Botë
6
0
Armëpushimi energjetik i shpallur nga Trump, Von der Leyen: Rusia nuk e respektoi marrëveshjen, do të rrisim presionin

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Komisionit Evropian tha të premten se Rusia nuk kishte respektuar armëpushimin energjetik të shpallur nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, duke bërë thirrje për më shumë presion mbi Moskën.

“Sigurisht, ne e mbështetëm armëpushimin energjetik të Presidentit Trump, por kemi parë që Rusia nuk e respektoi atë, asnjë minutë të vetme. Në vend të kësaj, Rusia e përshkallëzoi situatën dhe për këtë arsye ne duhet të rrisim presionin mbi Rusinë”, u tha Ursula von der Leyen gazetarëve përpara ditës së dytë të një samiti të BE-së në Bruksel.

Të dielën, Trump tha se Rusia dhe Ukraina kishin rënë dakord për një armëpushim të menjëhershëm në sulmet që synojnë infrastrukturën energjetike të njëra-tjetrës.

Von der Leyen tha se BE po punon për paketën e 22-të të sanksioneve kundër Rusisë, duke theksuar se blloku “nuk do të heqë asnjë sanksion nëse Moska nuk i jep fund luftës”.

Von der Leyen tha gjithashtu se udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë përgatitjen e Ukrainës për dimër, si dhe nevojat financiare, buxhetore dhe ushtarake të vendit për vitet 2026 dhe 2027.

Ndërkohë, Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, riafirmoi angazhimin e BE-së ndaj Ukrainës, duke thënë se mbështetja e bllokut mbetet “aq e fortë sa kurrë më parë”.

“Nuk është koha për të tërhequr mbështetjen për Ukrainën. Nuk është koha për të lehtësuar sanksionet e Rusisë. Tani është koha për të rritur mbështetjen tonë, për të rritur presionin tonë”, tha Costa.

“Kjo është thelbësore për ta bindur Rusinë të pranojë një armëpushim të vërtetë, për ta sjellë Rusinë në tryezën e negociatave dhe për ta ndaluar këtë luftë”, shtoi ai.

The post Armëpushimi energjetik i shpallur nga Trump, Von der Leyen: Rusia nuk e respektoi marrëveshjen, do të rrisim presionin appeared first on Euronews Albania.

Burimi: Botë

Burimi: Lajme ndërkombëtare

Tags: BotaLufta në UkrainëUrsula von der Leyen
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

07/11/2026

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

07/11/2026

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

07/11/2026

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

07/11/2026

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

07/11/2026

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

07/11/2026

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

07/11/2026

Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe!

07/11/2026

Shifrat/ Ministria e Drejtësisë publikon bilancin e Ndihmës Juridike Falas

07/11/2026

Protesta e sotme në Tiranë, Balla: Bravo shërbimet e UKT-së për pastrimin e menjëhershëm të bulevardit!

07/11/2026

Pas disfatës përballë studentëve, Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste! Këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

07/11/2026

“Bëhuni ndërtues urash”- Papa Leoni në Uruguai, mbi 40 mijë besimtarë mblidhen në Meshën e Shenjtë: Përcillni besim

07/11/2026

VIDEO/ Ekstremi i djathtë europian zbret në Tiranë, influenceri holandez i bashkohet protestës: Jam këtu t’iu ndihmoj mos të bëheni si Perëndimi!

07/11/2026

Gara për kreun e PD-së në Korçë, selia blu lokale bëhet me kryetar të ri, ja kush është fituesi!

07/11/2026

Pavarësisht thirrjeve për paqe, Rusia nuk i ndal sulmet masive ndaj infrastrukturës ukrainase!

07/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar
  • Pa popull me vete dhe shih si zihen…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.