Ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, është marrë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për dyshime për korrupsion dhe pastrim parash, në kuadër të hetimeve ku është përfshirë edhe bashkëshorti i saj, biznesmeni dhe ish-deputeti socialist Artan Gaçi.
Xhaçka u paraqit në ambientet e SPAK më 14 tetor, por në dalje nuk dha sqarime për mediat lidhur me arsyen e thirrjes apo çështjen për të cilën po hetohet.
Në të njëjtën ditë, në Prokurorinë e Posaçme u thirr edhe bashkëshorti i saj, Artan Gaçi, i cili dyshohet për pastrim parash në kuadër të një hetimi që lidhet me transferta të dyshuara monetare drejt disa shteteve.
Sipas raportimeve që u referohen burimeve pranë SPAK, hetimi ka nisur pas këqyrjes së telefonit të një shtetaseje, e cila ka bashkëpunuar me drejtësinë në një çështje tjetër.
Në komunikimet e zbuluara dyshohet se janë evidentuar të dhëna që lidhen me transferta parash. /albanianpost.com
Burimi: Politika
