AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Kush janë urdhëruesit e dhunës në Shqipëri?

by Alb Times
16/10/2026
in Opinion
6
0
Kush janë urdhëruesit e dhunës në Shqipëri?

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Arianit Shehu*

Urdhëruesit janë në Beograd dhe Moskë. Është fare e thjeshtë: vetëm Rusia, Serbia dhe satelitët e tyre në rajon përfitojnë nga kjo skëterrë e tri ditëve të fundit. Dhe secili shqipfolës që i gëzohet këtij huliganizmi dhe barbarizmi në rrugët e Tiranës, le ta dijë se është në shërbim të interesave të armiqve të shqiptarëve, Shqipërisë dhe Kosovës.

Ky nuk është vetëm mendim apo analizë. Është një vlerësim i bazuar në më shumë se 27 vjet përvojë në drejtimin e programeve dhe misioneve ndërkombëtare shumë sensitive të demokratizimit dhe në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, në disa nga zonat më të vështira të luftës dhe destabilizimit në botë, duke përfshirë Ukrainën, Gazën dhe Bregun Perëndimor, Egjiptin, Jordaninë, Sirinë, Libanin, Irakun, Jemenin dhe Afganistanin.

Dhuna e ditëve të fundit në Shqipëri ndjek një doracak të njohur destabilizimi: merret një shqetësim real që rezonon me qytetarët, shndërrohet pakënaqësia në mosbesim të përgjithshëm ndaj institucioneve, hapësira e protestës legjitime shfrytëzohet nga individë apo grupe të dhunshme dhe, në fund, synohet që kaosi në rrugë të paraqitet si dështim i vetë shtetit. Shqetësimet për arsimin, korrupsionin, koston e jetesës apo të ardhmen e të rinjve janë legjitime dhe duhet të marrin përgjigje institucionale, por djegia e institucioneve, sulmet ndaj policisë, bankave dhe pronës private nuk janë demokraci.

Për dekada, Beogradi dhe Moska kanë investuar për ta paraqitur Kosovën si shtet të dështuar dhe për të minuar besimin në orientimin perëndimor të rajonit, përfshirë Shqipërinë. Parlamenti Evropian ka dokumentuar narrativa të shpërndara përmes Sputnik Serbia dhe aktorëve të tjerë që synojnë delegjitimimin e shtetësisë së Kosovës, destabilizimin e institucioneve dhe dëmtimin e besimit në BE dhe Perëndim, ndërsa ndikimi i dezinformimit rus në Ballkan është dokumentuar gjerësisht nga institucionet euroatlantike. Qëllimi më i gjerë është i qartë: të ushqehet perceptimi se demokracia, NATO-ja, BE-ja dhe partneriteti me SHBA-në nuk funksionojnë për shqiptarët dhe se projekti ynë euroatlantik nuk mund të ketë sukses. Prandaj, suksesi i Kosovës dhe Shqipërisë nuk është vetëm çështje e zhvillimit ekonomik apo e qeverisjes së mirë, por edhe përgjigjja më e fuqishme strategjike ndaj atyre që prej vitesh investojnë në dështimin, përçarjen dhe izolimin tonë.

Kërkesat e studentëve duhet të dëgjohen, të merren seriozisht dhe të marrin përgjigje konkrete nga institucionet. E drejta për të protestuar, për të kundërshtuar qeverinë dhe për të kërkuar llogari është themel i demokracisë dhe duhet mbrojtur pa kompromis. Studentët kanë të drejtë të jenë kritikë, të zemëruar dhe këmbëngulës, por askush nuk ka të drejtë t’ua rrëmbejë zërin dhe ta shndërrojë protestën e tyre në dhunë. Sulmi ndaj njerëzve, policisë, institucioneve apo pronës nuk e fuqizon kauzën, por e dëmton atë. Një demokraci e fortë duhet të ketë guximin t’i dëgjojë protestuesit dhe forcën për ta mbrojtur protestën paqësore nga ata që kërkojnë ta kthejnë atë në kaos.

Protesta nuk zgjohet një mëngjes dhe papritur bëhet e dhunshme. Në shumë skenarë destabilizimi, dhuna ushqehet, nxitet dhe organizohet nga individë apo grupe që kanë interesa politike, ekonomike apo strategjike nga kaosi. Ata identifikojnë zemërimin real të qytetarëve, e amplifikojnë atë, përpiqen ta radikalizojnë turmën dhe e drejtojnë frustrimin nga kërkesa legjitime drejt përplasjes me institucionet. Qytetari që proteston për një shqetësim real nuk duhet të bëhet instrument i atyre që përfitojnë nga dhuna. Pikërisht për këtë arsye, institucionet e sigurisë duhet ta dallojnë qartë protestuesin nga provokatori dhe, mbi të gjitha, të identifikojnë kush e organizon, kush e financon, kush e nxit dhe kush përfiton nga dhuna.

Progresi i Shqipërisë është i pamohueshëm, por po aq reale janë edhe sfidat që vazhdojnë ta shoqërojnë vendin. Akuzat për korrupsion, shqetësimet për transparencën në vendimmarrje dhe prokurimet publike, perceptimet për nepotizëm dhe favorizim, si dhe nevoja për institucione më të forta e më llogaridhënëse, kërkojnë përgjigje serioze dhe të vazhdueshme. Këto probleme nuk duhet as të minimizohen, as të përdoren për të mohuar gjithçka që Shqipëria ka arritur.

Qeveria duhet të hapë menjëherë një dialog të drejtpërdrejtë, serioz dhe transparent me studentët, t’i dëgjojë kërkesat e tyre dhe të japë përgjigje konkrete aty ku ato janë të drejta dhe të realizueshme. Por edhe studentët kanë përgjegjësinë të distancohen qartë dhe pa ekuivok nga dhuna dhe nga cilido që përpiqet ta përdorë kauzën e tyre për qëllime të tjera. Protesta paqësore, kritika dhe kërkesa për llogaridhënie janë thelbi i demokracisë, ndërsa dhuna nuk është. Në demokraci, qeveritë sfidohen me ide, alternativa dhe protesta paqësore, ndërsa pushteti ndryshohet përmes votës së lirë dhe zgjedhjeve të ndershme, jo përmes gurëve, zjarrit apo kaosit në rrugë. Kjo vijë duhet të mbrohet njësoj nga Qeveria, opozita, studentët dhe çdo qytetar që beson në demokraci.

Shqipëria do ta kapërcejë edhe këtë periudhë tensioni dhe kaosi të imponuar. As dhuna, as përçarja dhe as interesat që përfitojnë prej tyre nuk do të mund të devijojnë vendin nga rruga e reformave, zhvillimit dhe integrimit evropian. Nuk ka forcë që mund ta zëvendësojë vullnetin demokratik të qytetarëve. E ardhmja e Shqipërisë përcaktohet nga shqiptarët, përmes votës së tyre.

*Arianit Shehu, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Amerikane për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit, SHBA

Burimi: Opinion

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Policia i kap në flagrancë, Gjykata i liron! Vetëm një prej protestuesve mbetet në qeli

16/10/2026

“Berisha sponsor i dhunës”, Gazetari: Të hyjmë njëherë në BE, pastaj të protestojmë si francezë

16/10/2026

SPAK merr zyrtarisht nën hetim ish-ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka

16/10/2026

Armëpushimi energjetik i shpallur nga Trump, Von der Leyen: Rusia nuk e respektoi marrëveshjen, do të rrisim presionin

16/10/2026

Korçë, arrestohen dy persona dhe procedohen penalisht 23 të tjerë, 15 prej tyre të mitur

16/10/2026

Sekretarja e re e shtypit në Shtëpisë së Bardhë pranon se nuk ka kaluar provimin e avokatisë, ankesë ndaj saj në Kaliforni

16/10/2026

Kush janë urdhëruesit e dhunës në Shqipëri?

16/10/2026

A flasim një herë të vetme troç, dreqi ta hajë!

16/10/2026

Ekskluziviteti që rrezikon të kthehet monopol

16/10/2026

Kur flakët prekin shtëpinë e arsimit

16/10/2026

Shiste kokainë pranë shkollave të mesme, arrestohet në flagrancë 31-vjeçari

16/10/2026

Maduro dhe gruaja e tij paraqiten në gjykatë, mohojnë akuzat për kryerjen e torturës

16/10/2026

Tragjike në SHBA/ Një person hyn i armatosur në një shkollë fillore, 4 viktima e disa të plagosur

16/10/2026

Kush po i nxjerr fëmijët në rrugë? Zbulohen mesazhet anonime për bojkot të shkollave dhe pjesëmarrje në protesta

16/10/2026

Rusia ndërton bazë gjigante për dronët reaktivë për 6 javë, ekspertët: Sfidë e re për Ukrainën dhe NATO-n

16/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Policia i kap në flagrancë, Gjykata i liron! Vetëm një prej protestuesve mbetet në qeli
  • “Berisha sponsor i dhunës”, Gazetari: Të hyjmë njëherë në BE, pastaj të protestojmë si francezë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.