AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Sekretarja e re e shtypit në Shtëpisë së Bardhë pranon se nuk ka kaluar provimin e avokatisë, ankesë ndaj saj në Kaliforni

by Alb Times
16/10/2026
in Botë
6
0
Sekretarja e re e shtypit në Shtëpisë së Bardhë pranon se nuk ka kaluar provimin e avokatisë, ankesë ndaj saj në Kaliforni

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Katie Zachariah, ka pranuar se nuk e ka kaluar kurrë provimin e jurisprudencës në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht se është prezantuar publikisht si avokate dhe është cilësuar në këtë mënyrë edhe nga presidenti Donald Trump.

Gjatë një interviste me komentatorin konservator Jack Posobiec, të enjten, Zachariah konfirmoi se kishte dhënë provimin e avokatisë në Kaliforni në vitin 2011, por nuk e kishte kaluar atë. Ajo shpjegoi se në atë periudhë ishte e përqendruar te martesa dhe zhvendosja në Kinë për shkak të punës së bashkëshortit.

Zachariah, e diplomuar në Shkollën e Drejtësisë të Universitetit Pepperdine, tha se nuk i kishte kushtuar shumë rëndësi rezultatit të provimit, pasi sipas saj, nuk kishte nevojë ta kalonte atë për të ushtruar profesionin e saj në Kinë.

Ajo mohoi se e kishte paraqitur ndonjëherë veten si avokate me licencë për të ushtruar profesionin në SHBA, duke pretenduar se rreth kësaj çështjeje kishte pasur dezinformim.

“Nuk e kam prezantuar kurrë veten si dikush që kishte licencë për të ushtruar profesionin e avokatit”, deklaroi ajo.

Çështja u rikthye në vëmendje pas një raportimi të Wall Street Journal, sipas të cilit Zachariah nuk ka marrë licencë për të ushtruar profesionin e avokatit në asnjë shtet amerikan ku ka jetuar.

Më herët, gjatë një udhëtimi të Trump drejt Alaskës, ajo u pyet nga gazetarët se në cilin shtet e kishte kaluar provimin e avokatisë. Përgjigjja e saj, “Shkova në Kinë”, shkaktoi konfuzion dhe ngriti pikëpyetje mbi kualifikimet e saj profesionale.

Në një deklaratë për CBS News, Zachariah tha se kishte ushtruar të drejtën ndërkombëtare tregtare në Kinë, duke pretenduar se zotëronte kualifikimet e nevojshme profesionale, pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Ankesë në Shoqatën e Avokatëve të Kalifornisë

Çështja ka marrë edhe një dimension ligjor. Organizata jofitimprurëse Campaign for Accountability ka paraqitur një ankesë pranë Shoqatës së Avokatëve të Kalifornisë, duke kërkuar shqyrtimin e mundësisë që Zachariah të ketë shkelur ligjin duke u paraqitur si avokate pa pasur licencën përkatëse.

Organizata pretendon se ajo e ka përdorur këtë titull për të rritur besueshmërinë e saj si komentatore ligjore dhe tashmë si zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

Sipas legjislacionit të Kalifornisë, ushtrimi i profesionit të avokatit pa licencë, si dhe paraqitja e rreme si person i autorizuar për ta ushtruar atë, mund të përbëjë shkelje ligjore. Megjithatë, paraqitja e ankesës nuk nënkupton se është provuar një shkelje nga ana e Zachariah.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka dalë në mbrojtje të sekretares së shtypit. Drejtori i Komunikimit, Stephen Chung, e cilësoi atë si një anëtare të jashtëzakonshme të ekipit dhe deklaroi se ajo është e kualifikuar për të ushtruar detyrën.

Chung sulmoi gjithashtu organizatën që paraqiti ankesën, duke e cilësuar atë si të lidhur me të majtën politike.

Nga ana tjetër, profesoresha e drejtësisë në Universitetin Stanford, Nora Freeman Engstrom, argumentoi se ligji i Kalifornisë ndalon jo vetëm ushtrimin e profesionit të avokatit pa licencë, por edhe paraqitjen e rreme si avokat i licencuar.

Deri tani, nuk është bërë e ditur nëse Shoqata e Avokatëve të Kalifornisë ka nisur një hetim zyrtar apo nëse do të ndërmarrë masa ndaj sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë.

The post Sekretarja e re e shtypit në Shtëpisë së Bardhë pranon se nuk ka kaluar provimin e avokatisë, ankesë ndaj saj në Kaliforni appeared first on Euronews Albania.

Burimi: Botë

Burimi: Lajme ndërkombëtare

Tags: BotaShtepia e bardhe
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

12/11/2026

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

12/11/2026

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

12/11/2026

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

12/11/2026

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

12/11/2026

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

12/11/2026

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

12/11/2026

Skandal me delegacionin somalez në Kosovë! Zhduken 9 anëtarë, vetëm dy persona kthehen në atdhe

12/11/2026

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

12/11/2026

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

12/11/2026

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

12/11/2026

“Ke punë të vështirë!”, Shala i jep këshilla kreut të ri të SHISH: Ja çfarë duhet të ndryshosh

12/11/2026

Rama publikon momentin krah Macron dhe Zelenskyt, në plan të parë Albin Kurti

12/11/2026

Arsyet e mjedisit toksik brenda opozitës!

12/11/2026

“Reuters” zbulon pazaret e naftës venezueliane, veprimet që implikojnë zëvendëspresidentin JD Vance

12/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne
  • “Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.