AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Përqafimi që mund të kushtojë mbi 30 milionë paund! Sa do t’i kërkohet të paguajë CEO-s së Astronomer në rast divorci për tradhtinë virale

by SHT Media
19/07/2025
in Botë
6
0
Përqafimi që mund të kushtojë mbi 30 milionë paund! Sa do t’i kërkohet të paguajë CEO-s së Astronomer në rast divorci për tradhtinë virale
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përqafimi viral që zbuloi tradhtinë e CEO-s së Astronomer mund t’i kushtojë Andy Byron mbi 30 milionë paund në rast se bashkëshortja, e cila hoqi mbiemrin e tij nga rrjetet sociale, do t’i kërkojë divorcin.

Drejtori i kompanisë teknologjike u kap mat me shefen e burimeve njerëzore Kristin Cabot, 56 vjeçe, në një koncert të Coldplay, teksa momenti kur dyshja përqafoheshin u kap në ekranin e madh të Kiss Cam.

Dyshja janë të martuar, por me njerëz të tjerë. Në rast se e shoqja kërkon divorcin, ky “moment dobësie” mund të rezultojë të jetë një nga gabimet më të kushtueshme të jetës së tij. 50-vjeçari vlerësohet se ka një pasuri prej 60 milionë paund.

Përveç aseteve martesore, ai është drejtuesi i një firme Inteligjence Artificiale me vlerë një miliard paund, Astronomer.

Gruaja e Andy, Megan Kerrigan, hoqi fillimisht mbiemrin e saj martesor “Byron” nga faqja e saj në Facebook në internet dhe pastaj e fshiu plotësisht llogarinë pasi njerëzit postuan mesazhe mbështetjeje në faqen e saj. Gjithashtu edhe llogaria e saj nëInstagram është fshirë.

Zbulimi publik që çoi në një krizë

Një koncert i Coldplay në Boston, një stadium i mbushur plot, një audiencë e emocionuar dhe “kamera e puthjeve” e famshme që skanon çiftet në turmë.

Kur objektivi u përqendrua te Byron dhe drejtuesja e burimeve njerëzore të kompanisë së tij, Christine Cabot, turma qeshi dhe duartrokiti. Por ata nuk qeshën fare. Ndërsa kuptuan se imazhi i tyre po transmetohej drejtpërdrejt, ngrinë, u fshehën dhe u larguan. Por tashmë ishte tepër vonë.

Videoja e momentit u përhap shpejt në mediat sociale, duke arritur dhjetëra milionë shikime.

Nuk ishte më një histori private, por një spektakël publik. Dhe pasojat filluan të dukeshin.

Gruaja e Andy Byron, Megan Kerrigan Byron , e hoqi menjëherë mbiemrin e tij nga llogaritë e saj në rrjetet sociale dhe më pas i fshiu të gjitha llogaritë e saj.

Ndërsa ende nuk dihet nëse ka paraqitur kërkesë për divorc, shenjat tregojnë një marrëdhënie që po përkeqësohet me shpejtësi.

Andy Byron është CEO i Astronomer, një startup i inteligjencës artificiale me rritje të shpejtë, me vlerë 1 miliard paund. Përveç një page dhe bonusi të majmë, ai mendohet se zotëron aksione me vlerë 5% të vlerës së kompanisë, rreth 50 milionë paund.

Duke marrë parasysh pasurinë e tij të akumuluar tashmë dhe fitimet në para gjatë dy viteve të fundit, pasuria e tij totale personale vlerësohet në rreth 60 milionë paund.

Në rast divorci, dhe me kusht që të mos ketë marrëveshje paramartesore, ligji britanik parashikon një ndarje të barabartë të pasurive të fituara gjatë martesës.

Kjo do të thotë që gruaja e tij mund të kërkojë deri në 50% të pasurive të tij, domethënë, deri në 30 milionë paund.

Rreziku i humbjes së aksioneve dhe reputacionit

Problemi më i madh për Byron nuk është vetëm pasuria e tij personale, por edhe mënyra se si skandali ndikon në pozicionin e tij në kompani.

Bordi i Astronomer ka nisur tashmë një hetim të brendshëm formal, pasi marrëdhënia e tij me Cabot duket se bie ndesh me parimet e transparencës dhe profesionalizmit që kompania pretendon se përfaqëson.

Aksionet nuk janë një e drejtë e fituar. Ato mund të tërhiqen ose të ngrihen, veçanërisht nëse zbulohet se CEO ka vepruar në mënyrë joetike ose ka ekspozuar kompaninë.

Përfshirja e tij me një ekzekutiv të lartë, dhe në veçanti me kreun e burimeve njerëzore, i cili luan një rol kyç në formësimin e kulturës së kompanisë, e bën situatën edhe më të ndërlikuar.

Mbështetja e publikut për gruan e tij ishte e menjëhershme. “Shko, Megan. Merr avokatin dhe merr paratë”, shkroi një përdorues në X (më parë Twitter). Njerëzit nuk e falin lehtë hipokrizinë, veçanërisht kur shoqërohet me shfaqje pushteti dhe arrogance.

Vetë Byron kishte folur me shumë respekt për Cabot kur ajo u punësua në Astronomer, duke thënë se ajo “sjell përvojë të thellë në menaxhimin e talenteve”. Ajo shkroi në LinkedIn se ishte “e emocionuar nga bisedat me Andyn”.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

19/10/2026

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

19/10/2026

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

19/10/2026

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

19/10/2026

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

19/10/2026

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

19/10/2026

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

19/10/2026

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

19/10/2026

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

19/10/2026

Profesorë apo aktivistë politikë?

19/10/2026

“Largoni fëmijët nga dhuna ekstreme!”, Karamuço: Turp ta nisin jetën me një vepër penale

19/10/2026

Bilanci i 8 ditë proteste: 310 të lënduar, mes tyre 191 punonjës policie dhe 88 protestues

19/10/2026

Papa Leo i kërkon Zelenskyyt të bashkëpunojë me Rusinë për ndihmën për Oleshky

19/10/2026

Makthi i Albin Kurtit nga tabela në Morinë

19/10/2026

“Distancohuni nga dhuna, po përdoren minorenët!”, Evis Kushi thirrje studentëve dhe prindërve

19/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia
  • “Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.