• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Pasojat e emigracionit”, deputeti Sula: Nuk mund të kemi turizëm elitar me punonjës të moshës së tretë

27/08/2024
in Politikë
“Pasojat e emigracionit”, deputeti Sula: Nuk mund të kemi turizëm elitar me punonjës të moshës së tretë

Deputeti i opozitës Dashnor Sula, në një postim në Facebook, ka trajtuar çështjen e emigracionit, ku thekson Shqipëria është një ndër vendet me nivelin më të lartë të largimit të popullsisë.

Duke cituar Organizatën Kombëtare për Migracionin në Tiranë, deputeti shkruan se pasojat e këtij emigracioni kanë filluar të ndihen, duke marrë disa shembuj se çfarë sjell largimi i të rinjve nga vendi.

Sipas tij, një turizëm i mirë nuk mund të krijohet nga mosha e tretë dhe pa standard, që rrjedhimisht sjell edhe largimin e tyre, thoë ai.

Postimi i plotë i Dashnor Sulës

Pa punonjësit nuk ka zhvillim!

Përkundër atyre që thotë kryeministri ynë se me demek shumë shqiptarë ikin por, shumë të tjerë kthehen, Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin, e thotë qartë se Shqipëria dhe Moldavia janë vendet më të goditura në Europë nga niveli i lartë i emigracionit në raport me popullsinë.

“Rreth 40% e fuqisë punëtore të Shqipërisë, vlerësohet të jetë duke punuar jashtë vendit, duke kontribuar në ikjen e trurit, duke ushtruar presion mbi industritë dhe ekonomitë vendase që vazhdimisht humbasin punëtorë si në sektorët me kualifikim të ulët, ashtu edhe në atë të lartë”, vuri në dukje IOM.

Kjo dukuri nuk është risi pasi ka nisur një valë largimesh që nga viti 2014 por, risi është se pasojat që kanë filluar të ndihen.
Kush do ti shërbejë turistëve që pretendon qeveria se po ‘pushtojnë’ Shqipërinë?! A mund të krijojmë ne standardin e turizmit elitarë me punonjës të moshës së tretë? (këta të fundit e kanë dhënë kontributin e tyre e duhet të shijonin pensionin). Ata që e cojnë vendin përpara, ata që vendosin standard janë mosha vitale për punë dhe punonjësit e kualifikuar?
Kush do ti prodhojnë produktet Made in Albania, perimet, frutat? Kush do ti rris bagëtitë në Shqipëri që të shijojnë produktet Made in Albania turistët? Prindërit tanë që kanë një jetë që vuajnë? Jo, duhet të jenë të rinjtë që duhet të çojnë para aty ku e lënë prindërit.

Nuk duhet analizë e thellë. Të gjithë jemi dëshmitarë se si ka rënë numri i turistëve nga viti i kaluar në këtë vit. Një nga arsyet thelbësore është pikërisht kjo; shërbimi jo i duhur. Pse? Sepse 40% e forcës vitale të punës kanë ikur në një vend të Evropës.
Të dhënat e fundit të censit të popullsisë i cili ka dyshime të forta se u manipulua, treguan se, popullsia e vendit është pakësuar me 420 mijë persona ndërmjet 2011-2023 si rrjedhojë emigracionit të lartë. Diaspora shqiptare jashtë vendit ka arritur në mbi 1.6 milionë persona dhe kjo është sa 66% e popullsisë që jeton në vend.

Kjo është fatkeqësi dhe një rrugë që të con vetëm në greminë. Shpresoj ta kuptoj sa më shpejtë mazhoranca këtë dhe në vend që të ndërmarrë politika ndëshkuese, për profesionistët e lirë, për bizneset, bujqësinë, ti stimulojë të ecin para. Të nxisin të rinjtë të qëndrojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre pranë familjarëve.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!