AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Pas Saimir Kodrës, radhën e ka Llangozi”, detaje nga dosja e gjyqtares Fetahu: Do përfundojë si Raviku…

by SHT Media
26/11/2024
in Kronikë
6
0
“Pas Saimir Kodrës, radhën e ka Llangozi”, detaje nga dosja e gjyqtares Fetahu: Do përfundojë si Raviku…
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga përgjimet e përftuara nga SPAK, gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu rezulton se është përfshirë në një tentativë për t’u hakmarrë ndaj drejtuesit të emisionit “Stop”, Saimir Kodra. Ky i fundit e ka denoncuar shpesh në emisionin investigativ që transmetohet në Tv Klan çështjet korruptive të kësaj gjyqtareje.

Një nga figurat e krimit i ka vendosur gjyqtares në dispozicion një telefon SkyEcc, e cila përmes këtij telefoni ka komunikuar me personazhe të tjerë të krimit, duke porositur goditjen e gazetarit Kodra. Lidhja mes gjyqtares dhe bandës mundësohet nga vajza e saj, Megi Fetah, e cila shprehet se ‘mami u kënaq kur i thash se do të flasi me ju’.

Për të realizuar aktin kriminal, gjyqtarja ka angazhuar Endri dhe Klejdi Çopja.



Endri Çopja është një personazh i njohur në botën e krimit dhe pjesë e bandës së Suel Çelës. Çopja akuzohet për atentatin me tritol ndaj Lulzim Kullës në janar të vitit 2018, besohet për llogari të Behar Bajrit, pasi Kulla konsiderohej si lidhje e Licëve dhe kunat i Fatbardh Licit, i ekzekutuar. Endri Çopja ka qënë pjesë e ngjarjes së 18 Shtatorit 2017, në Elbasan ku një makinë e blinduar, nën drejtimin e dyshuar të Suel Çelës, goditi automjetin e nëndrejtorit të policisë lokale.

Pra, bëhet fjalë për një personazh me rrezikshmëri të lartë shoqërore, e angazhuar nga gjyqtarja Pajtime Fetahu për të goditur dhe mbase eliminuar fizikisht Saimir Kodrën.

Krimi nuk është realizuar pasi grupi kriminal nuk e kanë gjetur dot Saimir Kodrën. Dhe për këtë, grupi kriminal ka një shpjegim.

Një nga anëtarët e grupit, Marjus Lulaj, komunikon me gjyqtaren Fetahu, duke u shprehur se “Për çunin e vogël…nuk ka asnjë lidhje me djegien e makinave. Ai mund të ketë djegur shpin e familjarëve të Sajmirit të Stopit, kte se kam të sigurt hahaha. Në fakt atë e kan ba shokët e mir Endri me Kledin.

Në fakt unë doja ta dëmtoja direkt Saimirin. Ishte e pamundur, ruhej shumë. Flinte te “Plaza” vetë qeni, por do ta kap. Atë që të ka ba ty ai do ta paguajë 10-fish. Do më falësh që nuk jam marrë shumë me të, se e di jemi të ngarkuar. Ta kalojmë këtë valë, nuk të falet, do ta paguajë për atë që të ka bërë ty. Me atë jan marrë personalisht shokët e mi të ngushtë Endri me Kledin“.

Gjyqtarja Pajtime Fetahu është e shqetësuar nga denoncimet e aferave të saj nga emisioni Stop. Ajo paralajmëron bandën se rrezikon të pezullohet nga detyra nga këto denoncime dhe në këtë mënyrë grupi mbetet pa mbështetjen e saj në gjykatë.

Sipas dosjes, në shënjestër të gjyqtares Pajtime Fetahu për t’u hakmarrë ishte edhe avokati Arben Llogazi, të cilin gjyqtarja e shihte si rrezik të madhe si personin kyç që i jepte informacion gazetarit Saimir Kodra për aferat e saj.

Gjatë komunikimeve me Marjus Lulajn, pjesë e grupit të Suel Çelës, bashkë me Endri dhe Klejdi Çopja, Pajtime Fetahu thotë që të kenë parasysh edhe avokatin Arben Llangozi. Grupi kriminal i përgjigjet se avokat Llangozi do të përfundonë si avokati Ravik Gurra, i cili u ekzekutua në vitin 2019 në mes të Elbasanit. Pra, krahas Saimir Kodra, në shenjestër të gjyqtares dhe grupit kriminal të Suel Çelës ishte edhe avokati Arben Llangozi.

Prapaskena

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.