• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Pas ‘Kushtetueses’ gazetari Qyno fiton tjetër përballje me SPAK-un! GJKKO: T’i kthehen materialet e sekuestruara

24/04/2025
in Kronikë
Pas ‘Kushtetueses’ gazetari Qyno fiton tjetër përballje me SPAK-un! GJKKO: T’i kthehen materialet e sekuestruara

Gazetari Elton Qyno ka fituar një tjetër përballje ligjore me Prokurorinë e Posaçme (SPAK), këtë herë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila vendosi të detyrojë SPAK-un t’i kthejë një material të sekuestruar. Vetë gazetari Qyno, pas seancës në GJKKO tha së bëhet fjalë për 54 fletë me deklarime të personave të pandehur, të cilat ishin sekuestruar gjatë kontrollit në banesën e gazetarit në dhjetor 2023 dhe, sipas Qynos, nuk ishin rikthyer as pas një vendimi të Gjykatës së Lartë të datës 16 dhjetor 2024, që e urdhëronte këtë.

“Kishim bërë një kërkesë për kthimin e një nga provat e fundit që SPAK mbante të sekuestruar. Bëhet fjalë për 54 fletë deklarime që i përkisnin një procesi gjyqësor në GJKKO. Edhe pse Gjykata e Lartë kishte vendosur kthimin e tyre, SPAK këmbëngulte për ta mbajtur, duke mos i rikthyer si send që unë, si gazetar investigativ, e kisha siguruar nga rrugë burimore,” deklaroi Qyno pas seancës.

Gazetari shtoi se, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi SPAK dhe e urdhëroi që të asgjësohen të gjitha të të dhënave kompjuterike që iu sekuestruan gazetarit, ai i dërgoi një kërkesë zyrtare edhe kryeprokurorit të SPAK, Altin Dumani, për kthimin e materialeve të mbetura. “Dumani e refuzoi përmes një shkrese zyrtare, ndaj iu drejtuam gjykatës. Sot, GJKKO na dha të drejtë dhe gjyqtari urdhëroi kthimin e provës,” shtoi Qyno.


Avokati i gazetarit, Dorian Matlija, e cilësoi vendimin e sotëm si “kapitullin e fundit” të një procesi të tejzgjatur dhe antikushtetues.

“Vendimi i sotëm ishte kapitulli I fundit, pas asaj që ndodhi në Gjykatën Kushtetuese, e cila e vlerësoi të gjithë procesin anti kushtetues. Gjykata e Lartë më herët kishte vendosur që sendet duhet të ktheheshin sepse nuk kishte më sens kohor të mbaheshin kaq gjatë.  SPAK thoshte që nuk I kthejmë sepse janë marrë në mënyrë të paligjshme, se janë dokumente nga dosja. GJKKO e mbylli këtë kapitull, duke thënë se pak rëndësi ka si I ka marrë gazetari, është puna e tij, e rëndësishme është që ka të drejtë t’i disponojë ato,” u shpreh Matlija.

Sipas tij, vendimi i sotëm përforcon edhe më tej standardin e vendosur nga Gjykata Kushtetuese për mbrojtjen e burimeve të gazetarit.

“Pas atij të kushtetueses, që vendosi standardin e ruajtjes së burimit të gazetarit, sot kemi standardin tjetër që gazetari edhe sikur të ketë materiale të siguruara në mënyrë të “errëta” ai ka të drejtë t’i disponojë ato. Përshëndes gjykatën që na dha të drejtë. Kjo është shernjë e mirë që kemi të bëjmë me një sistem gjyqësor që reflekton”, theksoi avokati.

Më 22 prill, Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të gazetarit Elton Qyno për çështjen e publikimit të dosjes sekrete duke rrëzuar treshen e prokurorëve të SPAK, Ols Dado, Bledar Maksuti dhe Behar Dibra. Sipas Kushtetueses urdhërimi nga prokurorët e posaçëm për të treguar burimin e informacionit është antikushtetues dhe vendosi asgjesimin e materialeve të sekuestruara të gazetarit.

 

Stylish GIF

Më të lexuarat

  • Zelensky “shkund” qeverinë, largon kryeministren Svyrydenko dhe riformaton kabinetin!

    Zelensky “shkund” qeverinë, largon kryeministren Svyrydenko dhe riformaton kabinetin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nëse gënjehet edhe Kuvendi, kujt t’i besojë qytetari? Avokatura e Shtetit dhe raporti me gjysmën e së vërtetës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë fshihet pas tentativës së Fatmir Xhafajt për të kontrolluar KLSH?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Belo Këlliçi sfidon me mjekër Çim Pekën dhe Fred Lelën. Bledi Mane: O hiqe, ndryshe nga sot edhe unë do dal në protestë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon eliminimin edhe të Macron, Starmer e Merz: Hakmarrja është e pashmangshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumentet/ Agron Shehaj shet një ndërtesë 251 m2 për 15 milionë euro. A po pastron paratë e call centerave?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Vajton’ për varfërinë/ Jozefina Topalli 34 prona miliona euro, vila, apartamente dhe troje, dyshime për burimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Identifikohen disa nga rekomanduesit e mijëra review-ve false kundër biznesit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Benjamin Netanyahu merr goditjen e madhe!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Koncerti i Kanye West, Rama: Ishte një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës! Kjo është mënyra se si zhvillohet një vend dhe se si rritet ekonomia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!