• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Nga lidhja me kartelet kolumbiane te vrasjet e ‘kryekomandantëve’, si mafia shqiptare mori drejtimin e tregut të kokainës në Britani

04/02/2025
in Kronikë
Nga lidhja me kartelet kolumbiane te vrasjet e ‘kryekomandantëve’, si mafia shqiptare mori drejtimin e tregut të kokainës në Britani

Britani e Madhe-Një i ri, i sapo bërë baba, u gjet i rrahur për vdekje dhe me një litar në qafë; ky mund të jetë krimi i fundit i tmerrshëm i lidhur me “gangsterët shqiptarë”, shkruan në një artikull e përditshmja britanike Daily Mail.

Rhys Thompson, 29 vjeç, u rrëmbye, u vra dhe trupi i tij u hodh në një lëndinë për të dërguar një mesazh për një “fermë kanabisi”. Për vrasjen e të riut, 8 persona u arrestuan, por më pas u lanë që të gjykohen në liri për krimin që dyshohet se kanë kryer mëngjesin e 13 majit 2021.

Vitin e kaluar, një dokument ligjor i zbuluar nga Home Office përshkruan bandat kriminale shqiptare si një ‘kërcënim akut’ për Mbretërinë e Bashkuar dhe ‘shumë të përhapur në krimin e organizuar’ në Britani – duke përfshirë disa vrasje.

Bandat shqiptare besohet se dominojnë tregtinë e paligjshme të kokainës në Mbretërinë e Bashkuar, që thuhet se vlen 5 miliardë paund në vit. Ata fituan dominancën duke negociuar drejtpërdrejt me kartelet kolumbiane. Në të gjithë Evropën, shqiptarët thuhet se bashkëpunojnë ngushtë edhe me degët e mafies italiane, e cila ka kontrolluar ndër vite tregtinë kontinentale të kokainës.

Në vitin 2023, Agjencia Kombëtare e Krimit dhe 43 forca policie në të gjithë Anglinë dhe Uellsin synuan bandat e ‘Ballkanit Perëndimor’ duke sekuestruar rreth 200,000 bimë kanabisi me vlerë deri në 130 milion £; 636,000 £ në para të gatshme, 26 kilogramë kokainë me vlerë deri në 1 milion £ dhe 20 armë zjarri. Nga aksioni, mbi 900 persona u vendosën në pranga, nga të cilët për 450 persona u ngrit akuzë penale.

Detektivët besojnë se Thompson ishte përfshirë në një trazirë në zonën Crumpsall të Manchesterit. Ekspertiza pas vdekjes zbuloi se ai kishte marrë 9 goditje në kokë me një send të rëndë dhe prerës. Po ashtu kishte 2 duar të thyera, një parakrah dhe këmbën e majtë; për të mos përmendur çarjet dhe gërvishtjet e shumta. Disa nga dëmtimet mendohej se ishin plagë ‘mbrojtëse’ nga ato që po pësonte nga personat që do i merrnin jetën. Këta të fundit i dhanë fund, duke e mbytur me një litar, i cili u gjet rreth qafës.Nga skena e krimit dukej se vrasësit nuk kishin bërë asnjë përpjekje për të veshur trupin e viktimës.

Grupi hetimor mori në pyetje nënën e të ndjerit, i cili njihej edhe me nofkën “Vypz”. Ajo tregoi se djali punonte si korrier; edhe pse kishte planifikuar që të ndiqte studimet në Universitetin e Salfordit, ndryshoi mendje kur mori vesh se do të bëhej baba. Para se të vritej, ajo kujtoi se i biri nuk ishte “në humor”, dukej sikur mendonte diçka.

“Ai ishte i heshtur. Nuk e dija se çfarë po i kalonte në kokë. Më mungon shumë. Ai ishte një fëmijë vërtet i dashur që më mungon çdo ditë”, tha ajo.

Hetuesit dolën në përfundimin se Thompson dhe persona të tjerë kishin tentuar të vendosnin “gjobë” ose të grabisnin një shtëpi bari në Mançester në orët e para të 13 majit 2021.

Por ishin kuptuar nga pronarët. Thompson ishte përpjekur të largohej me një furgon të bardhë tip “Transit”, por teksa tentonte që të ikte, ishte përplasur me një mur. Në këtë moment, pronarët e shtëpisë së barit e kanë marrë zvarrë nga mjeti i tij dhe e kanë futur në një makinë tjetër. Gjatë momentit që po bënte rezistencë, viktima mori edhe emergjencën, por punonjësit e “999” dëgjuan vetëm zhurmat e përleshjes, asgjë më shumë. Ky ishte momenti i fundit kur la dëshmi si i gjallë!

Menjëherë pas vrasjes u raportua se grupi përgjegjës për vrasjen e të riut britanik mund të jetë i lidhur me bandat shqiptare.
Gangsterët shqiptarë në Britaninë e Madhe kanë kryer edhe një sërë vrasjesh të ngjashme. Para disa kohësh, tre anëtarë të një bande shqiptare u burgosën për rrahjen për vdekje të një burri që kishte tentuar të vidhte kanabis nga “ferna” e tyre në Cardiff.

Tomasz Waga, 23 vjeç, nga Dagenham, Londra Lindore, i cili kishte një djalë të porsalindur dhe ‘të gjithë jetën e tij përpara’, u vra në vitin 2021 dhe trupi iu hodh si “qese plehrash”. Ai dhe një burrë tjetër kishin shkuar për të vjedhur bimë kanabisi, por pa dashje u zbuluan nga ‘kopshtari’ që jetonte në banesë, i cili thirri anëtarët e tjerë të bandës. ëaga dhe bashkëpunëtori i tij u sulmuan fillimisht me shkopinj bejsbolli dhe tulla, më pas 23-vjeçari u mor zvarrë në një makinë Mercedes.

Trupi i tij u gjet më vonë me 25 lëndime në kokë dhe gojë, mavijosje në gjoks dhe dëmtime në brinjë, krahë, e po ashtu ënjtje dhe mavijosje në tru. Ai vdiq pasi gjaku i bllokoi rrugët e frymëmarrjes.

Josif Nushi, 27 vjeç dhe Mihal Dhana, 29 vjeç, të dy nga Cardiff, u burgosën për vrasjen e tij dhe u dënuan respektivisht me 20 dhe 16 vite heqje lirie.
Hysland Aliaj, 31 vjeç, u dënua me 10 vite burg për vrasje nga pakujdesia.

Ndërkohë, një gangster tjetër shqiptar, i njohur me nofkën “Tony Montana” sipas personazhit të Al Pacinos në filmin Scarface, do të fillojë dënimin me burg në Mbretërinë e Bashkuar vitin e ardhshëm për vrasjen e një burri në Londër në 1999.

Vrasësi serial Mane Driza, tani 47 vjeç, së pari duhet të përfundojë një dënim në Itali për organizimin e një vrasjeje të dyfishtë dhe tentativën për vrasjen e një të treti në qershor 2002, në Siçili, Itali. Ai ishte larguar pasi në veri të Londrës kishte vrarë Stefan Monen. Krimet e tij në Siçili ishin “rezultat” i një mosmarrëveshjeje për kontrollin e drogës dhe prostitucionit në Catania.

Driza kishte vrarë edhe dy persona në Shqipëri. Në vitin 2001, një gjykatë shqiptare e dënoi në mungesë Drizën për vrasje me paramendim të dy personave, babë e bir. Ngjarja kishte ndodhur në vitin 1997, e po atë vit ai kishte shkuar në Britani duke pretenduar se ishte jetim, ndaj edhe iu dha leja e qëndrimit.

Sa i përket krimit në Britani, u zbulua se Driza e masakroi Monen duke e qëlluar 120 herë. Driza ishte i tërbuar kur shoku i tij, me të cilin ndante banesën, mori unazën e martesës dhe ia dha partneres së Drizës.

Në këtë moment ai nisi një sulm të furishëm me një thikë djathi, e më pas me sëpatë. Trupi i Mones u gjet nga e dashura shtatzënë, Zoe Blay, të nesërmen, por aq shumë ishte shpërfytyruar trupi nga lëndimet që kishte marrë, saqë ajo ishte në gjendje ta identifikonte atë vetëm nga një shtrëngim dallues i rripit./Daily Mail

 

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!