AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Në kërkim për trafik droge/ Si shkodrani që drejton grupin e trafikantëve në Ekuador, shiti aksionet e kompanisë së tij

by SHT Media
27/03/2024
in Kronikë
6
0
Në kërkim për trafik droge/ Si shkodrani që drejton grupin e trafikantëve në Ekuador, shiti aksionet e kompanisë së tij
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas artikullit ku u publikuan përgjimet që lidhnin ekzekutimin e trafikantit Ruben Cherres me një borxh miliona dollarësh që ky i fundit u kishte shqiptarëve në Ekuador, mediat vendase i kanë kushtuar një shkrim edhe Dritan Gjikës, shkodranit që dyshohet kryeson rrjetin e kokainës dhe që përmendej si ortak i Cherres.

Bashkëpunimi mes Gjikës dhe Cherres u ekspozua për herë të parë pas raporteve të publikuara se ky i fundit nëpërmjet njohjeve që kishte me Danilo Carrera-n kunatin e presidentit të vendit, Guillermo Lasson, po u garantonte shqiptarëve të kishin akses deri në emërimin e zyrtarëve të lartë.

Dritan Gjika, i identifikuar si “Tony” në zbardhjen e bisedave të përgjuara, në ortakëri me Ruben Cherres kishte një numër të madh kompanish në shtetin e Amerikës Latine.

Pavarësisht se në Ekuador rezulton në kërkim për shkak se dyshohet se planifikoi kalimin e një ngarkese prej më shumë se 2 tonësh kokainë nga Kolumbia me destinacion Evropën, kjo gjë nuk e ka penguar Gjikën që të shiste një prej kompanive të tij.

Kompania shqiptare i kaloi një personi të tretë të hetuar për krim të organizuar

47-vjeçari shqiptar vazhdon të lëvizë në sektorin e biznesit ekuadorian. Më pak se një vit më parë, më 10 tetor 2023, siç raportohet nga Ecuavisa, Gjika themeloi një kompani të re me bazë në ndërtesën e The Point, në Puerto Santa Ana, Guayaquil: Riomel Gold Corporation CIA. LTDA. Aktiviteti i saj ekonomik fokusohet në nxjerrjen dhe pastrimin e metaleve të çmuara si ari, argjendi etj.
Më 23 shkurt 2024, një lëvizje e re u regjistrua në një tjetër kompani të saj, Agricomtrade SA .

Sipas të dhënave të Portalit të Mbikëqyrjes së Kompanive, ajo vazhdon të jetë aktive dhe është e vendosur në ndërtesën Sky, që ndodhet në Avenida de las Américas në Guayaquil. Kompania është e lidhur me aktivitete të tilla si bujqësia, blegtoria, gjuetia dhe kultivimi i orizit.

Që prej korrikut 2018, Gjika figuronte si aksioner së bashku me Bryan Alexis Lalangui Pillasagua, 27 vjeç. Megjithatë, në 23 shkurt të këtij viti, shqiptari ia transferoi të gjitha aksionet partnerit të tij për vetëm 1 mijë dollarë, duke e bërë Lalanguin pronarin e vetëm aktual.

Kjo ndodhi pavarësisht një vendimi gjyqësor të lëshuar më 7 shkurt 2024 që urdhëroi ngrirjen dhe ndalimin e përkohshëm të transferimit, konvertimit, tjetërsimit ose lëvizjes së fondeve, aseteve, investimeve në favor të Lalangui. Aktualisht ai ndodhet në paraburgim për veprën e dyshuar të pastrimit të parave.

/f.s

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026

Lufta e egër e Berishës ndaj Azem Hajdarit nga përgjimi, shantazhi, përjashtimi nga PD tek ndëshkimi i së bijës. Akuzat: Spiun i Sigurimit, ordiner dhe klloun i politikës

15/09/2026

Topçiu i Maliqit skemë korrupsioni me Shpresa Nikën e Shkodrës? Tendera pa plotësuar kriteret dhe mashtrim me volumin e punimeve

15/09/2026

“Punë oligarkësh”, apo jo z.zëvendësministër?

15/09/2026

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë
  • Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit
  • SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.