• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Ministri i Mbrojtjes në uzinën e armëve në Gramsh: Do rikthejmë edhe kombinatin e Poliçanit

27/08/2024
in Politikë
Ministri i Mbrojtjes në uzinën e armëve në Gramsh: Do rikthejmë edhe kombinatin e Poliçanit

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka inspektuar këtë të martë Uzinën Mekanike në Gramsh, dikur  burimi kryesor i furnizimit të ushtrisë me armë të prodhuara në vend.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes theksohet se në fokus është edhe Kombinati Mekanik në Poliçan, aktualisht jashtë funksionit, por dikur një aset i çmuar i Industrisë Ushtarake.

Rizgjimi i fabrikave dhe uzinave parashikohet të bëhet me një formulë të re menaxhimi nëpërmjet një shoqërie tregtare shtetërore, që do të drejtojë procesin e ringritjes së Industrisë së Mbrojtjes. Shoqëria do të marrë në zotërim aktivet e ndërmarrjeve shtetërore, ndërsa fuqia punëtore aktuale do të vijojë marrëdhëniet e punës nën një perspektivë të re dhe premtuese”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes, raporton A2.

“Modernizimi i Forcave të Armatosura, zgjerimi i kapaciteteve dhe zhvillimi i Industrisë Ushtarake janë ndër prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Ka nisur puna për projektin që rikthen në qendër rëndese Industrinë Ushtarake me rikthimin në jetë të disa prej uzinave të lidhura ngushtë me zinxhirin e prodhimit të mallrave ushtarake.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu inspektoi nga afër Uzinën Mekanike në Gramsh, i shoqëruar nga zëvendësministri i Mbrojtjes Dorian Tola dhe kryetari i bashkisë Besion Ajazi, për të vlerësuar personalisht gjendjen aktuale dhe avantazhet që kjo uzinë siguron, si në aspektin e kapaciteteve njerëzore, ashtu dhe ato infrastrukturore. Dikur uzina ishte burimi kryesor i furnizimit të ushtrisë me armë të prodhuara në vend, ndërsa pas viteve ‘90 aktiviteti i saj erdhi duke u reduktuar duke u fokusuar në procesin e demilitarizimit të armëve të vogla.

Në fokusin e Ministrisë së Mbrojtjes është edhe Kombinati Mekanik në Poliçan, aktualisht jashtë funksionit, por dikur një aset i çmuar i Industrisë Ushtarake për shkak të historisë, pozicionit strategjik dhe infrastrukturës së favorshme. Poliçani do të jetë pjesë e strategjisë së qeverisë shqiptare për jetësimin e industrisë së mbrojtjes për të tërhequr investime të rëndësishme nga sektori privat, të cilat mund ta rikthejnë atë në një aset të rëndësishëm për mbështetjen e Forcave të Armatosura dhe zgjerimin e kapaciteteve prodhuese për qëllime ushtarake dhe civile.

Rizgjimi i fabrikave dhe uzinave parashikohet të bëhet me një formulë të re menaxhimi nëpërmjet një shoqërie tregtare shtetërore, që do të drejtojë procesin e ringritjes së Industrisë së Mbrojtjes. Shoqëria do të marrë në zotërim aktivet e ndërmarrjeve shtetërore, ndërsa fuqia punëtore aktuale do të vijojë marrëdhëniet e punës nën një perspektivë të re dhe premtuese. Shoqëria tregtare shtetërore, ka objekt veprimtarie projektimin, prodhimin, riparimin, demilitarizimin dhe tregtimin, brenda dhe jashtë vendit, të armëve, municioneve, teknologjive dhe pajisjeve ushtarake, si dhe çdo aktivitet të lidhur me këtë veprimtari, në funksion të politikave kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe rritjes së kapaciteteve të Mbrojtjes. Nga ana tjetër, rijetëzimi i këtij sektori pritet të kontribuojë në rritjen e punësimit dhe zhvillimin ekonomik të vendit”, mbyllet njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes.

/a.r

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!