• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Me mbi 20 mijë fishekë, goditet grupi kriminal që transportonte municione luftarake nga Shqipëria drejt Greqisë

01/07/2025
in Kronikë
Me mbi 20 mijë fishekë, goditet grupi kriminal që transportonte municione luftarake nga Shqipëria drejt Greqisë

Autoritetet greke kanë goditur një grup kriminal i cili transportonte armë dhe municione nga Shqipëria drejt Greqisë, pjesë e të cilit ishte dhe një 41-vjeçar shqiptar.

Gazeta greke “Protothema” shkruan se ishte një 65-vjeçar ai i cili kishte formuar organizatën dhe mbante një rol kryesor, ndërsa merrnin pjesë edhe dy të moshuar të moshave 72 dhe 73-vjeçare.

Sipas njoftimit të policisë greke operacioni u zhvillua në zonat e Hanisë dhe Kosturit, në kuadër të të cilit u arrestuan 4 anëtarë të grupit, si dhe një person tjetër. Hetimet zbuluan se anëtarët e grupit, të paktën që nga prilli i vitit 2025, kishin krijuar dhe ishin bashkuar me një organizatë kriminale, me qëllim importimin ilegal dhe shpërndarjen e mëtejshme për shitje, në zona të Kretës dhe të Greqisë Veriore, të sasive të mëdha fishekësh municionesh, me qëllim përfitimin financiar të paligjshëm.

Duke u bazuar në detajet që policia ka dhënë, “Protothema” shkruan se për të arritur qëllimin e tyre, ata kishin një mënyrë specifike veprimi, përkatësisht: Ata mblidhnin porosi për municione dhe më pas kujdeseshin dhe siguronin sasitë e nevojshme nga një furnizues i panjohur që vepronte në Shqipëri.

Tre nga anëtarët udhëtuan me rrugë tokësore drejt kufirit me dy automjete, njëri prej të cilëve ishte një kamion i konfiguruar në mënyrë të përshtatshme me një vend të posaçëm për të fshehur municionin. Aty vendosnin municionin që merrnin dhe ktheheshin në Kretë me rrugë tokësore dhe nëpërmjet linjave bregdetare të transportit detar, ku i shpërndanin municionet në treg, kundrejt një çmimi të caktuar.

Rolet e ndara

Në të njëjtën kohë, anëtarët e organizatës kriminale kishin role të ndara nga njëri-tjetri, si më poshtë: 65 vjeçari, kishte formuar organizatën dhe mbante një rol qendror. Ai mblidhte porositë për fishekë, udhëtonte si bashkëdrejtues i një automjeti deri në kufi ku mbikëqyrte marrjen në dorëzim të municioneve dhe pagesën e parave, ndërsa vetë kujdesej për shitjen e tyre në Kretë, duke udhëtuar me motoçikletë. I arrestuari 72 vjeçar, kishte ngritur një vend të posaçëm të fshehtë brenda kamionit me të cilin transportoheshin municionet. Ndërsa i dyshuari tjetër i moshës 73 vjeç, kishte marrë përsipër detyrat e drejtuesit të kamionit, të cilin e transportonte deri në kufi dhe më pas kthehej në Kretë dhe një 41 vjeçar, shtetas shqiptar, kujdesej për sigurimin e municioneve nga një bashkëqytetar i furnizuesit, të cilat i transportonte në territorin grek dhe ia dorëzonte të sipërpërmendurve.

Për më tepër, ata kishin marrë masa të forta që të mos kapeshin, konkretisht: përdornin një kamion që u përkiste personave të vdekur (mënyra se si u ra në zotërim po hetohet), të cilin e kishin modifikuar, ndërsa gjatë transportit të tyre për në kufi dhe nga kufiri, çaktivizonin telefonat e tyre celularë. Po ashtu për biletat e trageteve, përdornin dokumente të falsifikuara regjistrimi dhe identiteti.

Në total, nga kontrollet e kryera në automjete dhe shtëpi, u gjetën dhe sekuestruan: 24,126 fishekë, një pushkë luftarake dhe 900 euro.

Më të lexuarat

  • Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mos na e shisni si rinovim!”, Shehi-Berishës për kryesinë e re: Protestuesit duan të ndryshojnë ligjin e 2008-ës që votove me Ramën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arrestohet Roland Sula, personi që goditi gazetarin Ilir Demalia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gaz Paja: Si u bëra investitor strategjik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U shfaq si protestues, deputetja socialiste për Paulin Lulin: PS të dha çdo mundësi, ku e gjen legjitimitetin të bërtasësh në bulevard, ‘Rama ik’?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si ra Donald Trump në grackën e “sheikëve” të Ballkanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestuesve u soset durimi, kërcënojnë Ramën me fatin e Enver Hoxhës: Dorëzohu ose rrëzohu!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Qeveria i jep “Osmanit” 88.5 hektarë falas në Vlorë për Zonë Ekonomike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Publikohet lista e kandidateve gra për Këshillin Kombëtar të PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kurthi i Moskës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!