• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Ku “ka humbur” ish-ministrja e Ilir Metës, Klajda Gjosha?

05/11/2024
in Politikë
Ku “ka humbur” ish-ministrja e Ilir Metës, Klajda Gjosha?

Dikur, pjesë aktive e politikës, sot, Klajda Gjosha, ish-ministrja e Integrimit preferon një jetë disi më të tërhequr nga politika.

Ajo ka dhënë një intervistë për Vizion Plus së fundmi, ku flet për jetën e saj.

Klajda Gjosha: Një nga misionet e mia qëkur u bëra pjesë e politikës ishte të isha vetvetja. Doja t’i shfaqesha publikut ashtu siç isha dhe besoj se ia kam arritur pavarësisht vështirësive që sjell politika. Kam pasur një fëmijëri shumë të bukur, pavarësisht viteve të vështira kur u linda. Jam rritur me shumë dashuri dhe kjo ka ndikuar në këtë që unë jam sot.



Ia dedikoj familjes sime të gjithë pjesën e karakterit që kam. Kam qenë shumë e qetë dhe qetësia ka qenë një nga pikat e mia më të forta. Kam pasur një mësim që “para se të përgjigjesh numëro deri në 10”. Ne shpesh flasim pa u menduar dhe në politikë ndodh shpesh. Harrojmë që shpesh herë lëndojmë njerëzit, i lëndojmë në jetën personale dhe harrojmë që politika nuk duhet të jetë personale, por për çështje që janë madhore.

Tregon edhe për pasionet e saj, të cilat i la mënjanë për shkak se iu fut politikës.

Klajda Gjosha: Një nga pasionet e mia ka qenë letërsia. Më pëlqente shumë të shkruaja poezi, ese. Fatkeqësisht pjesëmarrja ime në politikë e bëri të pamundur rrugëtimin në këtë fushë. Kam pasur dhe pasione të tjera. E kam dashur shumë basketbollin. Më pas një nga talentet që zbulova ishte gatimi dhe sot i dedikohem.

Si erdhi vendimi për t’iu futur politikës?

Klajda Gjosha: Babai im e ndiqte me shumë dëshirë politikën dhe debatoja shpesh me të për atë çfarë ndodhte. Unë isha shumë e dyzuar. I thoja vetes do të bëj politikë apo t’i futem kriminalistikës. Por mamaja ime më tha që “ajo fushë më duket shumë e vështirë për ty dhe më duket sikur jeta jote do të mbushet vetëm me kronikën e zezë. Ndaj zgjidh një degë tjetër”. Ky ka qenë momenti që unë vendosa të vazhdoja këtë rrugëtim.

Si erdhi vendimi për tu larguar në Angli për të ndjekur studimet?

Klajda Gjosha: Ka qenë e vështirë, por ka qenë një vendim i imi personal. U bë e vështirë për familjen time sepse nuk e prisnin atë vendim. Kam jetuar në një familje angleze. Sot e kësaj dite janë familja ime e dytë. I dua shumë dhe sa herë shkoj në Britani i takoj, edhe ata kanë ardhur shumë herë në Shqipëri, për martesën time dhe të motrës dhe gjithashtu për pushime pasi Shqipëria i pëlqen shumë.

Tregon se humbja e babait ka qenë momenti më i vështirë në jetën e saj.

Klajda Gjosha: Ka qenë shumë krenar për mua. Besoj se një nga arsyet që unë nuk jam pjesë e politikës është largimi i tij nga jeta ime. Ai ishte mbështetja ime më e madhe. Kushdo që do të bëhet pjesë e politikës, duhet të ketë një mentor në jetën e tij. Babai im ishte mentori im në politikë. Duhet të zgjedhësh njeriun më të afërt që ke, më të sinqertin. Ai ka qenë njeriu që ka udhëhequr rrugëtimin tim në politikë.

/a.r

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!