• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Kini mëshirë zoti President”, Peshkopja mërzit Trumpin me mesazhet për LGBT dhe emigrantët

22/01/2025
in Botë
“Kini mëshirë zoti President”, Peshkopja mërzit Trumpin me mesazhet për LGBT dhe emigrantët

Peshkopja Mariann Edgar Budde i bëri një lutje të drejtpërdrejtë Presidentit amerikan Donald Trump, gjatë një ceremonia ndërfetare në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, duke i kërkuar që të kishte mëshirë për njerëzit në SHBA që kanë frikë, kryesisht emigrantët dhe pjesëtarët e komunitetit LGBTQ.

“Në emër të zotit tonë ju kërkoj që të kini mëshirë për njerëzit në vendin tonë që tani janë të frikësuar. Ka fëmijë homoseksualë, lesbike dhe transgjinorë mes familjeve demokrate, republikane dhe të pavarura. Disa kanë frikë për jetën e tyre. Dhe njerëzit, njerëzit që korrin të mbjellat tona. Dhe pastrojnë zyrat tona ose që punojnë në pulari dhe fabrikat e përpunimit të mishit, që pastrojnë pjatat pasi ne hamë në restorante dhe punojnë në turnet e natës në spitale”, tha ajo.

“Ata mund të mos jenë shtetas ose të kenë dokumentet e duhura. Por shumica e emigrantëve nuk janë kriminelë. Ata paguajnë taksat dhe janë fqinj të mirë. Janë anëtarë besnikë të kishave dhe xhamive tona, sinagogave, tempujve. Ju kërkoj të kini mëshirë, zoti President, për ato komunitete fëmijët e të cilëve kanë frikë se prindërit e tyre do të largohen dhe që të ndihmoni ata të cilët po largohen nga zonat e luftës dhe përndjekja në tokën e tyre. Të gjejnë dhembshuri dhe të jenë të mirëpritur këtu”.

Budde është peshkope e Dioqezës Episkopale të Uashingtonit, pjesë e Kishës Episkopale të Shteteve të Bashkuara.

I pyetur më vonë se ç’mendim kishte për fjalën e saj, Trump u përgjigj: “Nuk mendova se ishte një shërbesë e mirë, jo”.

Presidenti gjithashtu publikoi një mesazh në rrjetin social Truth, ku pretendonte që peshkopja t’i kërkonte falje. “E ashtuquajtura peshkope, e cila foli në shërbesën e Lutjes Kombëtare të martën në mëngjes, ishte një radikale e majtë dhe urrente Trump-in. Ajo e futi kishën në botën e politikës në një mënyrë aspak të hijshme. Nuk përmendi numrin e madh të emigrantëve të paligjshëm që futen në vendin tonë dhe vrasin njerëz. Përtej deklaratës së papërshtatshme, shërbesa ishte e mërzitshme dhe jo frymëzuese. Ajo nuk e bën shumë mirë punën e saj! Ajo dhe kisha e saj të na kërkojnë publikisht falje”.

Më të lexuarat

  • Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Migena Schroeder pastron paratë e aferave të AKSHI-it me kulla në Kosovë, Gerond Meçe i kaloi qindra mijëra euro ‘gjermanes’ në llogari

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sonte koncerti i Kanye West, Rama publikon pamjet e stadiumit të përfunduar: Marketing global për Shqipërinë, anulimi do na turpëronte

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 3 ‘zonjat e zeza’ të Edi Ramës: Adelina Greca, Elira Kokona dhe Lorena Goxhobelli; zinxhiri i grabitjes së tokave shtetërore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bombardimet dhe marrëveshjet nuk funksionuan; a ka Trump një plan C për Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros; hotel e resort tjetër në Potam të Himarës, me firmën e Edi Ramës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në protestë për varfërinë / Pasuria miliona euro e Gjin Gjonit, simbolit të korrupsionit në drejtësi, si u bë doktor pa arsimin e lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “I fotografonin në hotel”, polici nuk ishte “preja” e vetme, adoleshentet në Fier kishin ngritur rrjet shantazhi! (Skema)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!