• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“Kanë kaluar 16 ditë dhe për tim bir nuk u kujtua asnjë”, nëna e 12-vjeçarit Leo Sadikaj: Ja pse nuk pranova t’i bëhet autopsia, kam foto ku provohet se…

25/01/2025
in Kronikë
“Kanë kaluar 16 ditë dhe për tim bir nuk u kujtua asnjë”, nëna e 12-vjeçarit Leo Sadikaj: Ja pse nuk pranova t’i bëhet autopsia, kam foto ku provohet se…

Në stadiumin e Maliqit u zhvillua një ndeshje futbolli në kujtim të 12-vjeçarit Leo Sadiku i cili humbi jetën në QSUT në datën 8 Janar.
Skuadra e Leos luajti me ekipin e Skënderbeut. Të pranishëm ishin edhe familjarët e 12-vjeçarit dhe shokët e tij.

Nëna e Leos, Roveta Sadiku e shoqëruar nga bashkëshorti dhe vajza e saj, ka akuzuar mjekët për neglizhencë, ndërsa ka zbuluar edhe pse nuk ka pranuar që t’i birit t’i bëhet autopsia.

“Përgjigje akoma nuk kam marrë, kanë qenë të gjitha gënjeshtra ato që kam dëgjuar, nëpër rrjetet sociale, çfarë ka shprehur QSUT. Përgjigjen e kam vetë si nënë se pashë nga fillimi deri në fund se çfarë ka ndodhur me Leon tim. Neglizhencë totale nga mjekësia, duke filluar nga Korça në Tiranë.

Unë për këtë kërkoj drejtësi, vetëm drejtësi për Leon tim. Si Leo im mund të ikin shumë fëmijë të tjerë, se Leon e morën në qafë, nuk e trajtuan si duhet, Leon e neglizhuan. Mamin ia gënjyen Leos dhe i thanë ka virozë. U mjaftuan me dy eko barku dhe me një grafi dhe me 3 analiza kaq i kanë bërë Leos tim asgjë më tepër. E nxjerrin Leon me temperaturë të lartë në Tiranë, Leo nuk ka shkuar me temp të lartë, Leo nuk kishte tension të lartë kur shkoi në Tiranë, se unë e kam nxjerrë nga reanimacioni i Korçës e kam çuar aty.

E nxorën me miokardit kur Leos tim nuk i është bërë as eko asgjë për zemrën e tij. Të gjitha janë gënjeshtra. E shtruan në një pavion, por nuk ishte pavion ishte burg, çfarë gjendje çfarë kushtesh.
I hidhnim serume të ftohta Leos, kur vajta e gjeta me duar të maviosura, më thoshin e ka nga e ftohta. Ju thosha Leo nxjerr shumë ato që thonin ai do nxjerri ne do i fusim serum.
Derisa shkoi në gjendje kritike dhe atëherë kujtohet një palo doktoreshë, kërkoi ambulancën të vinte, në momentet e fundit, çfarë do i bënin Leos tim ato momente kut për 7 orë rresht nuk ju dha asnjë ndihmë. Ai fëmijë ka vjellë për 7 orë, le të më dalë përpara ajo doktoreshë, ai ka vjellë gjak ndërsa ajo thoshte janë mbetje të mukozës të stomakut. Nuk ishin mbetje por gjak se unë kam foto.
Çfarë bëre ti me fëmijën tim??? Si këtu dhe andej në të 4 anët asgjë nuk u bë për Leon tim.

Kemi bërë kallëzim dhe denoncim në komisariatin Maliq, kemi çuar dokumentacionin dhe na thanë do na marrë prokuroria në tel por kanë kaluar 16 ditë dhe për Leon nuk është kujtuar asnjë.
Mua më duket neglizhencë.
Kur Leo ka ndërruar jetë unë në gjendje të rënduar psikologjike kam kërkuar mos ma preknin Leon me dorë, nuk kam lejuar njeri t’i afrohej se ma sfilitën, ma vranë pak nga pak dhe ju kam thënë nuk dua të bëhet autopsia.
Autopsia e Leos nuk është bërë se Leo ma ka kërkuar me gojë mos më ça dhe mos më opero, zemra ime nuk mundi.
Aty nuk ka ardhur as policia asgjë sepse unë nuk e dija që ekzistonin këto, tani po i dëgjoj që autopsia duhej bërë me apo pa miratimin tim.

Megjithatë le të venë çfarëdo diagnoze, unë dua drejtësi për neglizhencën që ju bë djalit.
Leo ishte një ëngjëll, energjik që nuk donte të shikonte lot në sytë e mamit. Nuk mundet mami të mos qajë për ty bir, teksa shikoj këtë fushë, kur shikoj shokët e tu.

Në qoftë se shteti nuk merr masa, nëse shteti nuk lëviz unë do bëj protesta, nuk e le me kaq sikur të jetë dita e fundit e jetës sime”, ka deklaruar ajo

Ndërkohë motra e 12-vjeçarit të ndjerë është ka prekur me fjalët për Leon, ndërsa ka deklaruar se nuk dëshiron që shteti të luajë me shpirtin e tij.

“Vëllai im në datë 28 dhjetor ka luajtur për herë të fundit në këtë fushë, unë nuk dua që shteti të luajë me shpirtin e vëllait tim ,dua drejtësi dhe të jetë hera e parë të paktën që të ngrejmë zërin dhe mos heshtim për gjithë fëmijët”, tha ajo.

Për rastin ka folur edhe trajneri i ekipit pjesë e të cilit ishte edhe Leo. Robert Këndezi u shpreh se Leo ishte një fëmijë i shëndetshëm, madje me pranimin e tij në ekip i ishin bërë edhe analizat e nevojshme.

“Sot për kujtim të futbollistit Leo, do të organizojmë ndeshjen Maliqi- Skënderbeu për të kujtuar atë sportistin e shkëlqyer, djalin e mirë, i përkushtuar për sportin. Djalë i edukuar, i palodhur, sulmues i mirë. Leo ishte një djalë nga Pocesta, këtu afër Maliqit dhe vinte çdo ditë në stërvitje, nuk mungonte edhe në ditët kur ishte kohë e vështirë që unë i njoftoja në telefon nuk do bëjmë sot sepse është kohë e keqe dhe nuk është fusha mirë, thoshte: Profesor mos na lër pushim. E donte shumë sportin. Absolutisht ishte djalë i fuqishëm. Jo vetëm ne si ekip i Maliqit por çdo ekip u bën analizat të gjitha, nuk pranojmë fëmijë pa bërë analizat. Ishte fëmijë shumë i shëndetshëm”, ka deklaruar ai.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!