AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Ka shitur qepë dhe perime tek Qyteti Studenti”/ Gazetari: Meta, koka e korrupsionit! Kryemadhi, “merimanga”

by SHT Media
18/11/2024
in Kronikë
6
0
“Ka shitur qepë dhe perime tek Qyteti Studenti”/ Gazetari: Meta, koka e korrupsionit! Kryemadhi, “merimanga”
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Adriatik Doçi ka folur mbi ecurinë e hetimeve dhe gjyqit nga Metës dhe Berishës.

Doçi thekson se në dosje Meta dhe Kryemadhi janë vizatuar ashtu siç janë denoncuar prej tij dhe të tjerëve më parë në media.

“Për shkak të sfidimit të gjykatës u mor vendimi për arrest shtëpiak. Për Metën ka patur një skenar për ta zhvendosur tek mënyra demonstrative e arrestimit, duke lënë në hije faktet penale. Të cilët përligjin arrestimin e Ilir Metës pavarësisht mënyrës së arrestimit.



Është vizatuar Meta me Kryemadhin ashtu siç ne e kemi përshkruar në disa dalje mediatike. Në disa investigime të thelluara për aferat korruptive. E qartë dhe tentativa pasi mësuan se SPAK ra në gjurmë të aferave demonstruan një skenar për t’ia veshur përgjegjësinë penale Monika Kryemadhit. Sipas dosjes Meta është koka e operacione korruptive të finalizuara prej tij”, tha ai në “Report TV”.

Ai shton se Meta është koka e korrupsioni, ndërsa Kryemadhit merimanga. Të dy kanë përfituar nga shtojcat e pushtetit që morën prej Berishës dhe Ramës.

“Kryemadhi merimanga e akteve korruptive që ekzekuton në praktikë, kur kanë qenë shtojcë e pushtetit të Berishës dhe Ramës. Kanë përdorur pushtetin për tu pasuruar. Kanë përdorur pjesë nga pushteti i marrë nga Rama dhe Berisha, AKEP, ministrinë e Transporteve. Si formë e skemave korruptive u përdorën biznesmenë, si Kastriot Ismailaj që i shpërndante tek Ilir Meta. Në një segment tjetër përdoret biznesmeni Adrian Shatku, që merr koncesione linja për shtrimin e kabujve të internetit. Shërben si bankomat ku mblidhen paratë publike që shpërndahen tek Meta dhe Kryemadhi, për lobime, shërbime estetike. Dosja e tretë serioze që kulmon veprimtarinë e SPAK për të shembur murin e korrupsionit në Shqipërisë, dosja Ahmetaj, dosja e familjes Berisha dhe dosja e Metës. Ka dhe të tjerë të implikuar, miq të Metës, oligarkë, deputetë”, vijoi ai.

Doçi vuri në dukje se si Meta dhe Kryemadhi përdorën biznesmenë si bankomat.

“Janë 200 mijë euro për shërbime estetike që i ka marrë Meta dhe Kryemadhi. Nuk janë deklaruar në ILDKPI. Një pjesë ka ardhur nga nëna e Kryemadhit. Që përpos financimit të shërbimeve estetike ka financuar blerjen e pasurive të patundshme për Metën dhe Kryemadhin. Nuk ka të ardhura nga biznesi. Ka bërë punë të zakonshme. Ka shitur qepë dhe perime tek Qyteti Studenti. Punë e nderuar, por e pamjaftueshme për të blerë apartamente në bllok. Janë qindra mijëra euro. Këto para nuk justifikohen me burime të ligjshme. Nga burojnë para, ku i ka marrë Fatime Kryemadhi? Burojnë nga shfrytëzimi i pushtetit të Metës me biznesmenë të caktuar. Këto biznesmenë të kthen reston duke të kthyer një pjesë të parave, një pjesë i ka kaluar Fatime Kryemadhit dhe më pas tek Meta dhe Kryemadhi. U zbërthyen telefonat”, tha ai.

Aktualitet

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.