• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“Jo më strehë e kriminelëve, ‘çunat e Dubait’ do të kthehen!”

11/01/2025
in Kronikë
“Jo më strehë e kriminelëve, ‘çunat e Dubait’ do të kthehen!”

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi ka zbuluar në studion e “Çdo kënd” nga Merita Haklaj në A2 CNN se shumë shpejt do të ketë zhvillime sa i përket ekstradimit të të shumëkërkuarve të drejtësisë shqiptare që strehohen në Dubai.

Edhe pse pranoi se ka shumë pak shanse që midis Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe të nënshkruhet një marrëveshje ekstradimi, Halimi sqaroi se ka informacione se po punohet për të gjetur instrumente ligjore që i hapin rrugën ekstradimit të eksponentëve të krimit.

“Emiratet e Bashkuara kanë një situatë të ndryshme. Ne kemi një zyrë atje që shërben për çështjet civile tregtare dhe jo penale. Megjithatë kontaktet e përhershme dhe vizitat që bëj në mënyrë të vazhdueshme më japin mundësinë të kem informacion të vazhdueshëm nga kolegët. Emiratet nuk kanë marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë dhe nga informacionet që unë kam nuk shoh të ketë një marrëveshje të shpejtë për tu nënshkruar. Megjithatë ka zhvillime interesante. Nuk besoj që Dubai do të jetë më strehë e personave dhe për shumë kohë. EUROPOL-i ka hapur një zyrë të re para 6 muajsh në Dubai dhe po punon së bashku me autoritetet e Dubait dhe vendeve që ata kërkojnë, përfshirë Shqipërinë, Gjermaninë dhe vende të tjera, duke menduar dhe trajtuar me disa instrumente të tjera. Pra, marrëdhënia e organeve ligjzbatuese shqiptare, gjermane, italiane, belge, spanjolle me Emiratet e Bashkuara ndoshta nuk do të kalojë përmes marrëveshjeve të ekstradimit, por do të kalojë përmes disa instrumenteve të ndryshme nga marrëveshja e ekstradimit, për të cilën në dijeninë time autoritetet e Emirateve po punojnë. Dhe do të ketë zhvillime, marrje të personave, tërheqje përmes instrumenteve ligjorë”, zbuloi Halimi.

Sipas ish-ministrit të Drejtësisë ky është një hap pozitiv në luftën ndaj krimit dhe tërheqjes së atyre personave që paraqesin një rrezikshmëri të fortë për vendet nga të cilat kërkohen.

“Por duhen parë edhe raportet dhe situata që kanë në vendet e Emirateve të Bashkuara. Ndaj po punohet për instrumente të tjerë, efektivë, të cilët në Shqipëri disa janë bërë dhe disa janë në pritje për t’u bërë dhe do të ketë zhvillime dhe ju do njiheni shumë shpejt nëse kemi njerëz nga Dubai për të ardhur këtu”, sqaroi më tej Halimi.

Më të lexuarat

  • Rama kontrakton kompani nga Britania për të monitoruar SPAK dhe drejtësinë!

    Rama kontrakton kompani nga Britania për të monitoruar SPAK dhe drejtësinë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Blendi Gonxhja, sponsori i artistëve me buxhet emergjence! Pas Kanye West, tani “zbarkon” edhe Jennifer Lopez

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ermal Hasimja mbështet sulmet ndaj turizmit: “Nuk shoh se si mund të akuzohen ata që bënë review negative”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Degjeneron gjuha e protestuesve: Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës, do ta tërheqim zvarrë, meritoni vdekjen

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Përplasje në Këshillin Kombëtar të PD-së, ndërpritet mbledhja dhe fiket transmetimi pas debatit Berisha–Kuçana

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Transformimi surprizë i Dua Lipës: Nga simbol i propagandës qeveritare në kundërshtare të hapur të saj

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Gusha-kasafortë” e Gonxhes, zbulohet se ku përfunduan 4.2 mln eurot për koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Myslim Murrizi: Pyetjet që nuk i bënë sot SPAK-ut dhe një përgjigje për Çim Pekën që ofendoi Klod Brahon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Fshehje dosjesh, afera dhe bunker institucional, Lorena Goxhobelli zhyt në kaos Kadastrën; kur do të veprojë SPAK?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mos më fol si kryetar partie”, Xhafaj përplaset me Shabanin në Komisionin për Nismat Qytetar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!