• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“Ishte në burg për 5 muaj, por nuk e deklaroi”,”/ PD kallëzon në Prokurorinë e Tiranës kandidatin e PS në Shkodër, Ervin Doda

29/04/2025
in Kronikë
“Ishte në burg për 5 muaj, por nuk e deklaroi”,”/ PD kallëzon në Prokurorinë e Tiranës kandidatin e PS në Shkodër, Ervin Doda

Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës ndaj kandidatit për deputet të PS, Ervin Doda për zonën e Fushë-Arrëzit për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.

Në kallëzimin e dorëzuar, PD pretendon se Ervin Doda ka paraqitur të dhëna të rreme në ‘Formularët e Vetëdeklarimit’ të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si në vitin 2023 kur kandidoi për anëtar të Këshillit Bashkiak të Fushë Arrëzit, ashtu edhe në vitin 2025 si kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare.

PD thotë në kallëzim se më 23 mars 2023, Ervin Doda ka deklaruar në Formularin e Vetëdeklarimit se nuk ka qenë asnjëherë i ndaluar nga organet ligjzbatuese për kryerjen e një vepre penale dhe nuk i është caktuar asnjëherë masë shtrënguese personale.


Ndërkohë, më 12 mars 2025, kur kandidoi si deputet, PD thotë se ai ka pranuar se i është caktuar masa e arrestit në burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë për veprat penale të “Kanosjes” dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” por “në seksionin «Periudha, data» ka shënuar datën «07.07.2026»”, thuhet në kallëzim, ndërsa PD shton se nga data 23.02.2016 deri në datën 07.07.2016, për rreth 5 (pesë) muaj, ai ka qenë nën masën arrest në burg.

Në të dy formularët, duke iu referuar pyetjes nr. 4, Doda ka deklaruar se nuk ka qenë ndonjëherë i arrestuar për ndonjë vepër penale. Sipas kallëzimit të PD, përbën një deklarim të rremë dhe përmban elementët e veprës penale të “Falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve”, e parashikuar nga neni 190, paragrafi i dytë i Kodit Penal.

PD kërkon që Prokuroria të nisë hetimet për këtë rast dhe të verifikojë të dhënat që ka deklaruar kandidati socialist.

Kallzimi penal për Dodën nga PD:

“Në datën 23.03.2023, shtetasi Ervin Doda, kandidat i Partisë Socialiste për anëtar i Këshillit Bashkiak Fushë Arrëz, ka dorëzuar Formularin e Vetëdeklarimit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Në pyetjen nr. 4 «A keni qenë ndonjëherë i ndaluar nga organet ligjzbatuese për kryerjen e një vepre penale?», ka deklaruar «JO». Po ashtu, në pyetjen nr. 5 «A është caktuar ndonjëherë masë shtrënguese e sigurisë personale, në fuqi ose jo?», ka deklaruar «JO».

Në datën 12.03.2025, shtetasi Ervin Doda, kandidat i Partisë Socialiste për deputet i Kuvendit të Shqipërisë në Qarkun Shkodër, ka dorëzuar Formularin e Vetëdeklarimin në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Në pyetjen nr. 4, me përmbajtje cituar si më lart ka deklaruar «JO». Ndërsa, në pyetjen nr. 5, ka deklaruar «PO», me masë shtrënguese «arrest në burg», nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë për veprat penale të «Kanosjes» dhe «Mbajtjes pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit», të parashikuara nga nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal. Në seksionin «Periudha, data» ka shënuar datën «07.07.2026»”, thuhet në kallëzim.

3. Nga verifikimet e kryera nga ana jonë rezulton e provuar në të dy formularët e vetëdeklarimit, në përgjigje të pyetjeve me nr. 4 dhe nr. 5, shtetasi Ervin Doda ka paraqitur rrethana të rreme, pasi rezulton se nga data 23.02.2016 deri në datën 07.07.2016, për rreth 5 (pesë) muaj, ai ka qenë nën masën arrest në burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje, të parashikuar nga nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal. Në të dy formularët në përgjigje të pyetjes nr. 4, ai ka deklaruar se nuk ka qenë i arrestuar ndonjëherë për kryerjen e një vepre penale, ndërkohë që rezulton se ka qenë i arrestuar dhe ka qëndruar nën masë arresti pesë muaj. Në formularin e vitin 2023, në përgjigje të pyetjes nr. 5, nuk ka deklaruar asnjë të dhënë, ndërsa në formularin e vitit 2025 ka deklaruar të dhëna të paplota lidhur me periudhën e qëndrimit të tij me masën shtrënguese arrest në burg.

4. Në këto kushte, ekziston dyshimi i arsyeshëm, i bazuar në prova, se shtetasi Ervin Doda, kandidat për deputet në Qarkun Shkodër nga lista shumëemërore e Partisë Socialiste që i nënshtrohet votimit parapëlqyes, ka kryer veprën penale të “Falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve”, më shumë se një herë, të parashikuar nga neni 190, paragrafi i dytë, i Kodit Penal.

Stylish GIF

Më të lexuarat

  • Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Migena Schroeder pastron paratë e aferave të AKSHI-it me kulla në Kosovë, Gerond Meçe i kaloi qindra mijëra euro ‘gjermanes’ në llogari

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sonte koncerti i Kanye West, Rama publikon pamjet e stadiumit të përfunduar: Marketing global për Shqipërinë, anulimi do na turpëronte

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 3 ‘zonjat e zeza’ të Edi Ramës: Adelina Greca, Elira Kokona dhe Lorena Goxhobelli; zinxhiri i grabitjes së tokave shtetërore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bombardimet dhe marrëveshjet nuk funksionuan; a ka Trump një plan C për Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros; hotel e resort tjetër në Potam të Himarës, me firmën e Edi Ramës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në protestë për varfërinë / Pasuria miliona euro e Gjin Gjonit, simbolit të korrupsionit në drejtësi, si u bë doktor pa arsimin e lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “I fotografonin në hotel”, polici nuk ishte “preja” e vetme, adoleshentet në Fier kishin ngritur rrjet shantazhi! (Skema)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!