• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Investigimi: A u eliminua Martin Bardhi nga Reçët?

22/01/2025
in Kronikë
Investigimi: A u eliminua Martin Bardhi nga Reçët?

Dyshimet e para të grupit hetimor u orientuan tek familja Reçi, me të cilën Bardhi ishte në konflikt. Pas ngjarjes, u shoqëruan disa anëtarë të familjes Reçi referuar veprimeve hetimore të përshkruara në dosje.

Nisur nga konflikti ndërmjet viktimës Martin Bardhi dhe familjes Reçi, nga ana jonë u ushtruan kontrolle në banesat e shtetasve Saimir Gjevalin Reçi, Elson Gjevalin Reçi, Martin Nikoll Reçi si dhe Gjevalin Nikoll Reçi, në qytetin e Rrëshenit.

Mes personave që u morën ne pyetje ishte edhe Saimir Reçi, i cili më herët i kishte shpëtuar atentatit që i ishte bërë nga djali i viktimës Martin Bardhi. Teksa mohoi implikimin, ai deklaroi se kishte dëgjuar të shtënat në qytet dhe lajmin e kishte mësuar nga televizori.

“Rreth orës 7.10, unë jam zgjuar nga gjumi dhe jam marrë me një kabllo korrenti tek shtëpia ime, pasi kishte defekt. Kjo ka ndodhur deri rreth orës 8.30. Më pas unë thirra shtetasin Gon Arapi, për të rregulluar kabllorin e internetit dhe u ula bashkë me të në verandën e shtëpisë duke pirë kafe. Gjatë kohës që isha duke pirë kafe, ne dëgjuam krisma arme në qytet, aty mësova dhe për ngjarjen”.

Ndërsa policia merrte në pyetje anëtarë të fisit Reçi, sipas itinerarit të zbardhur nga hetimet, autorët u larguan qetësisht drejt rrugës që të çon për në dalje të qytetit. Ata kaluan pranë fshatit Ndërfushas, ku edhe jeton pjesa më e madhe e fisit Bardhi, e më pas vazhduan rrugën drejt fshatit Gëziq, ku dogjën makinë.

“Autor të ngjarjes, janë dy persona të maskuar. I dimë konfliktet mes fisit bardhi dhe fiseve të tjera”
Edhe pse vetë drejtuesi i lartë i policisë konfirmoi konfliktet mes fiseve, vrasja e Martinit, vijon të jetë ende e pazbardhur. Ngjarja ndodhi pranë shtëpisë së tij, vetëm disa metra larg komisariatit të policisë Rrëshen e konsideruar zonë e sigurt. Përveç pasigurisë, ngjarja dëshmoi agresivitetin e vrasësve, të cilët sfiduan edhe policinë, duke realizuar një masakër përpara derës së tyre.

“Cikli i hakmarrjes dhe gjakmarrjes në familjet e përfshira duhet të kuptojmë që nuk është vetëm detyrë e organeve ligjzbatuese. Në rastin konkret nuk është vetëm detyrë e policisë prokurorisë dhe e gjykatës, por është diçka më gjerë përsa i përket pikëpamjes sociale ku duhet të bashkëpunojnë institucione të ndryshme në vend”u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci.

“Në vlerësimin tim, duke pas parasysh edhe mënyrën e kryerjes së vepra penale të viteve të fundit, mendoj që mënyra e ekzekutimit të personave është shkëputur nga kjo e drejtë zakonore, duke pasur parasysh parimet e të drejtës zakonore” u shpreh Alfred Bari, avokat.

‘Mund të zgjidhej sepse janë banorë të zonës, të njohur dhe mund mos kishte, sepse nuk ka pasur konflikte. Ngjarjet që kanë këto dyja nuk mund të japim shpjegime, sepse mendoj me atë që kam pasur komunikime me klientin nuk kanë lidhje me këtë ngjarje. Sajmir Reçi, nuk ka asnjë lidhje, dhe implikim me ngjarjet sepse ai ka qenë në banesë’ u shpreh avokati, Aleksandër Ndrejaj.

Më të lexuarat

  • Rama kontrakton kompani nga Britania për të monitoruar SPAK dhe drejtësinë!

    Rama kontrakton kompani nga Britania për të monitoruar SPAK dhe drejtësinë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Blendi Gonxhja, sponsori i artistëve me buxhet emergjence! Pas Kanye West, tani “zbarkon” edhe Jennifer Lopez

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ermal Hasimja mbështet sulmet ndaj turizmit: “Nuk shoh se si mund të akuzohen ata që bënë review negative”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Degjeneron gjuha e protestuesve: Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës, do ta tërheqim zvarrë, meritoni vdekjen

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Përplasje në Këshillin Kombëtar të PD-së, ndërpritet mbledhja dhe fiket transmetimi pas debatit Berisha–Kuçana

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Transformimi surprizë i Dua Lipës: Nga simbol i propagandës qeveritare në kundërshtare të hapur të saj

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Gusha-kasafortë” e Gonxhes, zbulohet se ku përfunduan 4.2 mln eurot për koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Myslim Murrizi: Pyetjet që nuk i bënë sot SPAK-ut dhe një përgjigje për Çim Pekën që ofendoi Klod Brahon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Fshehje dosjesh, afera dhe bunker institucional, Lorena Goxhobelli zhyt në kaos Kadastrën; kur do të veprojë SPAK?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mos më fol si kryetar partie”, Xhafaj përplaset me Shabanin në Komisionin për Nismat Qytetar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!