• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Instituti Republikan: SPAK institucioni më i vlerësuar, çdo parti që e prek humb mbështetjen e shqiptarëve

21/07/2026
in Kronikë, Kryesore
Instituti Republikan: SPAK institucioni më i vlerësuar, çdo parti që e prek humb mbështetjen e shqiptarëve

Shqiptarët vijojnë ta konsiderojnë SPAK-un si arritjen më të rëndësishme të reformës në drejtësi dhe një nga institucionet që gëzon nivelin më të lartë të besimit në vend. Ky është një nga përfundimet kryesore të studimit kombëtar të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), zhvilluar në periudhën prill-maj 2026.

Sondazhi tregon se, pavarësisht rritjes së pakënaqësisë ndaj qeverisjes dhe shqetësimeve për korrupsionin, emigrimin dhe koston e jetesës, mbështetja për SPAK-un mbetet e fortë.

Sipas studimit, 57% e të anketuarve e konsiderojnë krijimin e SPAK-ut si rezultatin më të mirë të reformës në drejtësi. Në vend të dytë renditet procesi i vettingut të gjyqtarëve me 20%, ndërsa 15% vlerësojnë si arritje uljen e ndikimit politik në gjykata.

Një tjetër tregues domethënës lidhet me çdo tentativë për kufizimin e kompetencave të SPAK-ut. 58% e shqiptarëve deklarojnë se do të kishin më pak gjasa të mbështesnin një kandidat ose parti që do të promovonte ndryshime ligjore për të kufizuar punën e Prokurorisë së Posaçme. Vetëm 9% shprehen se kjo do t’i bënte më të prirur ta mbështesnin një forcë të tillë politike, ndërsa 29% thonë se kjo nuk do të ndikonte në zgjedhjen e tyre.

Krahasuar me sondazhin e nëntorit 2024, vërehet një rritje e refuzimit ndaj çdo nisme për dobësimin e SPAK-ut, nga 51% në 58%.

Studimi mat edhe reagimin e qytetarëve në rast se SPAK do të hetonte një politikan që ata kanë mbështetur në të kaluarën. Rezultatet tregojnë se 37% thonë se mendimi i tyre për SPAK-un nuk do të ndryshonte, ndërsa 43% deklarojnë se besimi ndaj institucionit madje do të përmirësohej (19% shumë dhe 24% disi). Vetëm 18% shprehen se opinioni i tyre do të përkeqësohej.

Mbështetja është edhe më e fortë në Tiranë, ku mbi gjysma e të anketuarve deklarojnë se hetimi i një politikani që kanë mbështetur nuk do të ndryshonte mendimin e tyre për SPAK-un.

Edhe në nivel institucional, Prokuroria e Posaçme vijon të gëzojë besim të konsiderueshëm publik. Sipas sondazhit, 77% e shqiptarëve shprehen se kanë besim te SPAK-u (25% “besoj shumë” dhe 52% “besoj disi”), duke e renditur atë mes institucioneve më të besuara në vend. Vetëm Policia e Shtetit dhe Ushtria regjistrojnë nivele të ngjashme besimi.

Në të njëjtën kohë, sondazhi evidenton se korrupsioni mbetet një nga problemet më të mëdha të vendit. Kur pyeten për dobësitë e qeverisë aktuale, shqiptarët rendisin në krye emigrimin, më pas korrupsionin dhe koston e jetesës, ndërsa çmimet e larta, veçanërisht të ushqimeve, papunësia dhe vështirësia për të siguruar një banesë përmenden si shqetësimet kryesore të përditshme.

Njëkohësisht, studimi tregon një rritje të pesimizmit për drejtimin e vendit. 51% e të anketuarve mendojnë se Shqipëria po ecën në drejtimin e gabuar, nga 44% që ishte kjo përqindje në vitin 2024.

Megjithatë, në mesin e pak elementëve që qytetarët identifikojnë si sukses të viteve të fundit, sondazhi veçon ecurinë e negociatave me Bashkimin Evropian dhe reformën në drejtësi, me SPAK-un që vazhdon të shihet si simboli kryesor i saj.

Studimi kombëtar i IRI u zhvillua gjatë muajve prill-maj 2026 dhe mat perceptimet e qytetarëve mbi situatën politike, ekonomike dhe institucionale në Shqipëri, duke ofruar një panoramë të qëndrimeve të publikut për institucionet dhe prioritetet e vendit.

Më të lexuarat

  • Muzgu i Carit dhe degradimi i fuqisë ruse!

    Muzgu i Carit dhe degradimi i fuqisë ruse!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump drejton gishtin nga mali Pickaxe: Gati të godasim “kështjellën bërthamore” të Iranit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pastrim parash përmes veshjeve luksoze? Kush fshihet pas Zaboo Garden, Brandville, Daka & Privé

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kupola mafioze e Coca Cola në Tiranë, zhdukje mbetjesh, mashtrim dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Instituti Republikan: SPAK institucioni më i vlerësuar, çdo parti që e prek humb mbështetjen e shqiptarëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërcasin prangat për Viktor Orban? Prokuroria bastis zyrat e partisë së ish-kryeministrit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Cili është fati i Ervis Martinajt dhe pse nuk ka SPAK një përgjigje?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Faturat / Çifti Arlinda Meko dhe Alfred Mezini dora e pastrimit të parave të korrupsionit të AKSHI-t, kontabilistja e Rrytajve ende e lirë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gonxhja ofendon protestuesit: Tufë budallenjsh! Fatura 4.3 mln euro e koncertit u takon atyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sondazhi që fundos Edi Ramën, shumica e shqiptarëve janë kundër kësaj qeverie

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!