AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Inceneratori nuk është mall pa zot”/ Tensione e akuza në Këshillin bashkiak në Elbasan, opozita kërkon kontratën

by SHT Media
30/04/2025
in Politikë
6
0
“Inceneratori nuk është mall pa zot”/ Tensione e akuza në Këshillin bashkiak në Elbasan, opozita kërkon kontratën
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak të Elbasanit, grupi i këshilltarëve të opozitës mbërriti me një vonesë prej 15 minutash. Për një kohë të gjatë, ata qëndruan në këmbë dhe refuzuan të uleshin në vendet e përcaktuara në shenjë proteste.

Atmosfera u tensionua më tej kur këshilltarja e Partisë Demokratike, Doris Madhi, mori fjalën për të ngritur shqetësime serioze në lidhje me Inceneratorin e Elbasanit.

“Inceneratori i Elbasanit nuk është mall pa zot, aq më pak kalë beteje që mund të shalohet vetëm gjatë fushatave elektorale!”, u shpreh ajo me tone të ashpra.


Sipas këshilltares Madhi, denoncimet e saj për këtë çështje datojnë që prej vitit 2022 dhe kanë vijuar pandërprerë deri më sot. Ajo theksoi se në rendin e ditës së kësaj mbledhjeje mungonte sërish kontrata e Inceneratorit ,një dokument që sipas saj, ka mbetur pezull që prej votimit kundër në janar të këtij viti.

“Si mund të funksionojë një kontratë që nuk është rinovuar? Si paguhen punonjësit? Pse Bashkia e Elbasanit, si aksionere mazhoritare, nuk sjell asnjë dokumentacion për aktivitetin dhe koston reale të menaxhimit të mbetjeve?”, pyeti ajo para këshillit, duke ngritur shqetësime për mungesën e transparencës.

“Ku po shkojnë 7 milionë euro?”, ishte një tjetër pyetje e fortë që u hodh në sallë, duke reflektuar shqetësimin e thellë të opozitës mbi mënyrën e administrimit të fondeve publike.

Në përfundim të fjalës së saj, Doris Madhi u bëri thirrje qytetarëve të reagojnë: “Zëri opozitar në këshill ka nevojë për mbështetje qytetare!

Qytetarë, nëse ju dhimbset jeta juaj dhe e fëmijëve që po rriten brenda një flluske kancerogjene, bashkohuni me ne në mbledhjen e nesërme! Kjo nuk është politikë, as propagandë, por detyrim ndaj jetës!”.

Edhe këshilltari i PSD ,Erion Murataj , ishte në të njënjtën linjë me Madhin për çështjen e mos funksionimit të incinieratorit dhe krijimin e malit gjigand me plehra në Elbasan ku depozitohen mbetje nga tetë qytete.Pas këtyre denoncimeve këshilltarët e opozitës bojkotuan mbledhjen e këshillit bashkiak.

Stylish GIF
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.