• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA: Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën

28/11/2024
in Kronikë
I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA: Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën

Gazetari i njohur i kronikës, tashmë me banim në Amerikë, Flamur Vezaj ka reaguar menjëherë pas publikimit të akteve hetimore nga dosja kundër grupit kriminal të Suel Çelës, kur përmenden veç anëtarëve të bandës dhe gazetarët Artan Hoxha e Elton Qyno, si dhe ish-funksionarë të lartë të drejtësisë e policisë.

Siç rezulton në dosje, Artan Hoxha flet me Suel Çelën dhe persona të tjerë nga grupi i tij, duke pretenduar se ka ndikuar te kolegu Flamur Vezaj (për kohën kur kanë ndodhur ngjarjet) të shhkruar, redaktuar shkrime të caktuara apo mos shkruar kundër Çelës.

Mirëpo, në reagimin e tij Flamur Vezaj garanton dhe distancohet me forcë nga çdo bisedë e kolegut me persona të tretë (Suel Çela alias Marjus Lulaj dhe anëtarë të bandës së tij) ku përmendet emri i tij.



“Dua të sqaroj publikisht dhe të distancohem me forcë nga çdo deklarim apo bisedë e kolegut Artan Hoxha me persona të tretë, ku përmendet emri im. Në asnjë rast, dhe aq më pak në datat e pretenduara në vendimin e gjykatës (1 ose 2 tetor 2020), nuk kam zhvilluar biseda me kolegun Hoxha lidhur me rastin në fjalë apo për çështje të tjera të përmendura në vendimin e gjykatës”, shkruan ai.

Flamur Vezaj garanton se puna e tij dhe e kolegëve të ndershëm e dinjitozë në tregun mediatik shqiptar, është lehtësisht e verifikueshme në këtë epokë digjitale, pasi çdo gjë është publike dhe online.

“Nuk kam pasur kurrë ndonjë ndërhyrje nga kolegu Hoxha për të shkruar ose mos shkruar, për të folur ose mos folur, për individë të përmendur në këtë dosje apo të tjerë të ngjashëm. Nuk kam takuar asnjëherë personalisht individët që përmenden në komunikimet mes kolegut Hoxha dhe palëve të treta. Nuk kam marrë kurrë përfitime apo favore gjatë punës sime për ndonjë qëllim të caktuar nga kolegu Hoxha, individët e përmendur në vendimin e gjykatës apo të tjerë të ngjashëm me ta”, thekson me përgjegjësi gazetari.

Flamur Vezaj shton se përsa i përket të dyshuarve, për të cilët kam denoncuar më parë në emisionin Opinion (më 21 shtator 2020), si dhe për të gjitha shkrimet dhe daljet e mia publike lidhur me denoncimet për dosjen e “Toyota Yaris,” Eldi Dizdarin, Suel Çelën dhe bandën e tij, “Torin,” “Lushnjarin” ose Mentor Mezinin alias Hektor Mezinin, gjenden të gjitha në Google dhe YouTube.

“Gjithashtu, theksoj se unë kam vazhduar të shkruaj, flas e denoncoi këta individë edhe pas BISEDAVE të pretenduara mes kolegut Hoxha dhe individëve të tjerë të përmendur në dosjen e SPAK-ut, të përpiluar në emër të dyshimit nga Altin Dumani”, përmbyll gazetari.

/a.r

Më të lexuarat

  • Rama “zbulon” arsyen e protestave: Shqiptarët jetojnë më mirë, ndaj dalin në shesh!

    Rama “zbulon” arsyen e protestave: Shqiptarët jetojnë më mirë, ndaj dalin në shesh!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Me 4 mln euro zgjidhej problemi i zjarreve”, Artan Hoxha: Rama premtoi avion Canadair 5 vite më parë, lekët ja dha Kaney West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Më vodhët votat, nuk frymëzoni më”/ Ish-aleati i Berishës, Nard Ndoka akuza të forta për PD, përplaset me Telitin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hungaria mbyll epokën Orbán: Magyar shkarkon presidentin dhe nis çmontimin e sistemit të vjetër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mensa familjare e Blerjana Binos dhe avullimi i fondeve të BE-së me SCiDEV, si i ndan paratë e donatorëve me burrin dhe dy kunatat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Thirret në SPAK Eral Myftaraj, “sheiku” i tenderave që përfitoi 60 milionë euro me mburojën e Bledi Çuçit dhe bandave të Elbasanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Albanian Marketing Academy, kurse profesionale apo kurse për “terrorizëm” online? Pronari i saj Enea Doku pjese e bandës linçuese të bizneseve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pse revolucioni u shua dhe ‘xhiron’ me moton, ‘të bëjmë dhe pak dëm’?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “CEZ-DIA”/ SPAK kërkon 5 vite burg për Fatime Kryemadhin dhe sekuestrimin e vilës në Kodrën e Diellit, ja pretenca për të tjerët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SHBA rikthen bllokadën ndaj Iranit, Trump vendos tarifë në Hormuz: Anijet duhet të na paguajnë 20 për qind

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!